Hero image

Kamera Kompakte Eksperte

Cilësia më e fundit në imazh me kontroll të nivelit DSLR që do të kënaqë edhe fotografët me më shumë kërkesa.

Powershot G1 X Mark III

PowerShot G1 X Mark III

Seria më e fundit G, ku shkrihen më të mirat nga PowerShot dhe EOS

Lexoni më shumë

Powershot G1 X Mark III Sample

PowerShot G1 X Mark III

Me një trashëgimi legjendare, kamera kryesore G1 X Mark III përfshin një ndërthurje unike të shpejtësisë, cilësisë dhe elasticitetit të kamerave DSLR me manovrimin e lehtë të kamerave PowerShot.

Zbuloni më shumë

Powershot G1 X Mark III hand
powershot g series

Seria e kamerave kompakte PowerShot G

Seria e të gjitha kamerave kompakte PowerShot G, kanë të përbashkët sensorin e tipit 1.0 dhe procesorin DIGIC për të siguruar rezultate me cilësi premium në pëllëmbë të dorës tuaj.

PowerShot G1 X Mark II

Kamera PowerShot G1 X Mark II përfshin një sensor të madh të tipit 1,5 dhe një lente zmadhimi f/2 të qartë dhe të ndritshme, e cila nxjerr imazhe me cilësinë më të lartë me rendimentin dhe aftësitë si në një DSLR.

Zbuloni më shumë rreth PowerShot G1 X Mark II

g1 x mark ii photography

PowerShot G3 X

PowerShot G3 X kombinon cilësinë e imazhit të një sensori të madh tipi 1.0 me fleksibilitetin e kuadrimit të një lenteje me zmadhim 25x për afrim mahnitës dhe regjistrim filmash kinematografikë.

Zbuloni më shumë rreth PowerShot G3 X

g3 x photography
expert low light photography

Cilësi e jashtëzakonshme me trashëgiminë e lenteve Canon dhe Sistemin HS.

Optika e shpejtë, e shndritshme me sensorët me ndjeshmëri të lartë dhe procesorët DIGIC të fuqishëm ju ndihmojnë të mjeshtëroni ndriçimin e dobët.

DIGIC 7 - Procesori më i fuqishëm i Canon deri më sot

DIGIC 7 ofron cilësi imazhi eksperte duke aktivizuar AF ultra të shpejtë dhe korrigjim e përpunim imazhi brenda kamerës ngjashëm EOS. Ofron gjithashtu dallim më të mirë të subjektit për ndjekje të sigurt si edhe stabilizim më të mirë me Dual Sensing IS.

canon digic 7

Kapni më shumë dritë me sensorët me ndjeshmëri të lartë

Gama PowerShot e Canon përdor sensorë më të mëdhenj, duke ofruar një rendiment të jashtëzakonshëm në kushtet e ndriçimit të dobët. Kamera G1 X Mark III përdor po ashtu një sensor APS-C të ngjashëm me atë që gjendet në kamerën EOS 80D, duke realizuar imazhe që krahasohen me një kamerë DSLR shumë më të madhe.

customisable camera controls

Liri për të kontrolluar dhe krijuar

Kënaquni me lirinë kreative të plotë, nga kompozicioni deri në modifikim. Kamerat tona kompakte me sensor të madh ofrojnë kontrolle të personalizueshme që japin akses të menjëhershëm në funksionet e dobishme, plus veçori të avancuara si mbështetja për skeda RAW dhe filtër optik të integruar.

advanced movie features

Veçori të avancuara filmi

Krijoni filmime kinematografike në Full HD dhe siguroni rezultate të qëndrueshme edhe kur jeni duke vrapuar me stabilizimin e imazhit IS me 5 boshte për videot. Kamera G1 X Mark III me fokusin automatik Dual Pixel CMOS AF siguron një fokus të saktë dhe të butë si dhe gjurmimin me saktësi të subjekteve kur lëvizin në kuadër.

advanced movie features

Ndarja me lehtësi dhe regjistrimi në largësi

Përdorni veçorinë Bluetooth®* gjithmonë aktive për ta zgjuar kamerën nga smartfoni dhe për ta monitoruar udhëtimin tuaj me GPS nëpërmjet celularit. Regjistroni në largësi me kontrollin e plotë manual në smartfoni tuaj nëpërmjet Wi-Fi, si dhe printoni dhe krijoni kopje rezervë drejtpërdrejt në renë kompjuterike.

shooting with wi fi

Aksesorë për t'ju çuar shumë më tej

Një mori aksesorësh të veçantë janë të disponueshëm për ta çuar më tej krijimtarinë tuaj, dhe përputhshmëria me aksesorë të tjerë si blicet Canon Speedlite ju siguron edhe më shumë fuqi artistike.

Accessories to take you further

Më shumë aksesorë kamere

Përfitoni maksimumin nga kamera juaj kompakte Canon me çdo gjë nga kapakët e lenteve dhe adaptorët e filtrave deri në kasat e buta dhe më shumë.

g3 x photography

Mund t'ju pëlqejë po ashtu

* Lidhja gjithmonë aktive mes pajisjes inteligjente dhe kamerës me Bluetooth® kërkon konfigurimin fillestar me aplikacionin Canon Camera Connect. Qëndrueshmëria e lidhjes Bluetooth® varet nga modeli i pajisjes inteligjente dhe faktorë të tjerë të mjedisit. Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës. Pajisja inteligjente e përputhshme kërkon Bluetooth® versioni 4 (ose version i mëvonshëm) dhe ekzekutimin e sistemit operativ iOS 8.4 (ose të mëvonshëm) ose Android 5.0 (ose të mëvonshëm) me aplikacionin më të fundit Canon Camera Connect të instaluar (i disponueshëm nga Apple App Store ose Google Play store).

Jo të gjitha veçoritë janë të disponueshme në të gjitha kamerat.