Me sensorin e tij të madh dhe lenten e shpejtë të zmadhimit f/2, PowerShot G1 X Mark II ofron performancën ngjashëm DSLR dhe elasticitetin nga trupi i një kamere kompakte.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon PowerShot G1 X Mark II
Sensori i madh i tipit 1.5 i PowerShot G1 II Mark II ka një sipërfaqe të ngjashme me APS-C që matet në 18.7 x 14mm. Përdor rezolucionin 12.8 Megapiksel (3:2) dhe teknologjinë CMOS të Canon për të ofruar cilësinë e figurës ngjashëm DSLR. Përdoreni Sensorin Multi-aspekt për të kapur qoftë imazhe 12.8 MP me raport aspekti 3:2 ose imazhe 13.1 MP me raport aspekti 4:3 me të njëjtën gjatësi fokale të efektshme.*
Sensori i tipit 1.5 i PowerShot G1 X Mark II dhe procesori DIGIC 6 sigurojnë performancë të jashtëzakonshme deri në ISO 12,800. Sistemi HS, i kombinuar me një lente f/2-3.9, përfiton në maksimum nga drita e ambientit, për qartësi dhe ngjyra mahnitëse sido që të jenë kushtet. IS inteligjent zgjedh modalitetin optimal të Stabilizimit të Imazhit optik nga 8 opsione për të zvogëluar tronditjen dhe turbullimin e kamerës.
PowerShot G1 X Mark II është e pajisur me një lente me kënd ultra të gjerë 24mm, zmadhim optik 5x. Duke përdorur teknologjinë e precizonit të Canon dhe ekpsertizën e avancuar të lentes për imazhe të qarta, me rezolucion të lartë. Sensori i madh i tipit 1.5 i kombinuar me aperturën f/2-3.9 me 9 tehe siguron izolim të shkëlqyer të subjektit me turbullim të ëmbël të sfondit.
Një procesor DIGIC 6 siguron manovrim të shpejtë, që reagon lehtë, kështu gjithmonë do të dëshironi ta kapni atë moment vendimtar. AiAF me 31 pika me dendësi të lartë kyçet në subjekte shpejt dhe saktë, ndërsa mund të bëhen rregullime fokusimi manuale të kujdesshme duke përdorur një nga Unazat Dyshe të Kontrollit, të vendosura rrotull tytës të lentes. Ngritja e Fokusimit Manual ndihmon më tej saktësinë duke theksuar zonat në fokus.
Filloni një lidhje Wi-Fi midis PowerShot G1 X Mark II dhe një pajisjeje smart duke përdorur Butonin Mobile Device Connect ose NFC. Pasi të jeni lidhur, aplikacioni CameraWindow i Canon ju mundëson që të kontrolloni PowerShot G1 X Mark II pa tela nga deri në 5m larg. Butoni Mobile Device Connect mund të caktohet gjithashtu për Image Sync, duke ju mundësuar që të rezervoni imazhet dhe filmat në kompjuterin e regjistruar në shtëpi,Flickr™ dhe Google Drive™, me anë të image.canon.**
Përshtateni PowerShot G1 X Mark II me mënyrën tuaj të të punuarit. Funksionet e përdorura shpesh mund të shtohen në një menu të personalizuar në mënyrë që të jenë më të lehta për t'u gjetur ku ju duhen. Unazat Dyshe të Kontrollit të personalizueshme rrotull tytës të lentes mund të programohen që të ndryshojnë cilësimet e ndryshme.
Një ekran LCD me prekje me cilësi të lartë, me rezolucion 1,040k pika, përdor riprodhimin sRGB të ngjyrave për saktësi ngjyrash, qartësi imazhi dhe kontrast të shkëlqyer Ekrani me anim dhe kontrollet intuitive e bëjnë PowerShot G1 X Mark II të shpejtë dhe të lehtë për t'u përdorur, edhe kur shkrepni në kënde të pazakonta. Pajiseni kamerën me një shikues elektronik të shpejtë për manovrim më tradicional.
Eksperimentoni me metodat e avancuara të shkrepjes dhe zbuloni mundësitë e reja kreative. HDR në dorë dhe Defokusimi i Sfondit kapin disa figura me sukses të shpejtë dhe i bashkojnë ato së bashku për një rezultat me pamje profesionale. Metodat e yjeve sigurojnë një rrugë të lehtë për të kapur astrografinë sptektakolare.
Skedarët 14-bit RAW dhe softueri Canon DPP rrit në maksimum cilësinë gjatë pas prodhimit dhe integrohet me lehtësi në mjetet tuaja të punës ekzisutese të modifikimit ose printimit.
PowerShot G1 X Mark II Edicioni me Manovrim më të mirë (i disponueshëm në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë) është i pajisur me një manovrim ergonomik për manovrim të shkëlqyer.
*Sensori multi-aspekt kap imazhe 12.8 MP në raport aspekti 3:2 me cilësimet standarde. Imazhet 13.1 MP me aspekt raporti 4:3 mund të kapen me të njëjtën gjatësi fokale të efektshme.
**Ndihma për Wi-Fi ndryshon sipas pajisjes dhe rajonit. Për më shumë informacion vizitoni www.canon-europe.com/wirelesscompacts
Ndarje Interneti direkte, Image Sync dhe Dërgo me anë të serverit kërkojnë një llogari në image.canon. image.canon nuk mund të suportohet në disa shtete ose zona. Ju lutem vizitoni www.canon-europe.com/cig për më shumë informacion.
Facebook dhe logoja F janë marka tregtare të regjistruara të Facebook Inc.
Google DriveTM është një markë tregtare e regjistraur e Google Inc.
Twitter është një markë tregtare e regjistruar e Twitter Inc.
Marka FLICKR është një markë tregtare e regjistruar e Yahoo! Inc.
Zbuloni më shumë për Canon PowerShot G1 X Mark II, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Sensor i madh pranë madhësisë DSLR APS-C
Aperture të gjerë në të gjithë intervalin e zmadhimit
CMOS 12.8 Megapiksel me aspekt 3:2
Dy unaza lenteje të personalizueshme
Përpunim i fuqishëm DIGIC
Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë
Zmadhimi optik 5 herë me kënd ultra të gjërë
Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë
Ndaj dhe ruaj imazhe me valë
NFC thjeshton ndarjen në smartfonë
Kontrollojeni kamerën me një smartfon
Përkuleni për të regjistruar lart ose poshtë
Gradime të buta me RAW 14 bitë
Kontrolli i aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit
Maksimale të lartë ndjeshmëria ISO
Filma 1080p
Krijo sfond SLR stil
Foto starry Qielli me lehtësi
Kap HDR-në pa një trekëmbësh
Filtri ND
Për teknologjinë më të fundit në cilësinë e imazhit PowerShot G1 X II është e pajisur me një sensor të madh të tipit 1.5 multi-aspekt Me një fushë efektive që është afërsisht 2x më e madhe se sensorët e tipit 1.0 dhe 5.7x më e madhe se sensorët e tipit 1/1.7 - të përdorur zakonisht në kamperat kompakte të avancuara - ai ofron cilësinë e nivelit DSLR në një formë komakte. Sensori i tipit 1.5 i jep gjithashtu fotografëve kontroll më të madh mbi thellësinë e fushës dhe imazhe me zhurmë jashtëzakonisht të ulët edhe kur shkrepen me ISO të lartë në situata me ndriçim shumë të dobët.