Canon wi-fi compact cameras

Kamera kompakte Wi-Fi

Qëndroni të lidhur kur jeni në lëvizje me kamerat kompakte Wi-Fi. Ngarkoni, printoni dhe ruani imazhet në pajisjet smart me një të prekur.

Connect camera with smarphone

Lidheni me smartfonë dhe tabletë

Lidheni kamerën tuaj Wi-Fi me smartfonët dhe tabletët me aplikacionin Canon Camera Connect. Ngarkoni imazhet në vend ose ruajini në pajisje portative duke përdorur një buton Wi-Fi që ju jep akses të shpejtë në funksionet Wi-Fi të kamerës.

Shikoni videon

Zbuloni më shumë rreth aplikacionit Canon Camera Connect

Qëndroni të lidhur me Bluetooth®

Provoni aktivizimin e thjeshtë të një lidhjeje Wi-Fi me teknologjinë Bluetooth® me energji të ulët, e cila mban një lidhje konstante midis kamerës tuaj Wi-Fi të pajisur me Bluetooth dhe Wi-Fi dhe pajisjeve smart të pajtueshme**.

Camera connection with Bluetooth

Kontrolloni dhe shikoni me lehtësi imazhet nga larg

Rregulloni shkrehësin, zmadhimin optik dhe blicin dhe merrni pamje live të imazheve nga smartfoni juaj. Kapni poza të shkëlqyera të botës së egër ose foto selfie me shkrepjen në distancë me valë përmes aplikacionit Canon Camera Connect.

Wireless remoote shooting

Ndarje dhe ruajtje direkt me internet

Ngarkoni imazhet online pa kompjuter dhe përdorni Image Sync për ruajtje në cloud. Krijoni galeri fotografish dhe ndajini përmes linkut privat.

ZBULONI IRISTA

Upload images with Irista

Lidhuni me botën

Transferoni aventurat tuaja më të fundit në Connect Station CS100 vetëm me një të prekur të kamerës tuaj NFC. Kënaquni me foto dhe filma në Full HD në televizorin tuaj dhe ndajini me miqtë online.

Zbuloni më shumë rreth Connect Station CS100

Connect station CS100

Lidhni dhe printoni

Mund të printoni gjithashtu nga Connect Station ose t'i transferoni imazhet me valë nga kamera juaj në printerët e pajtueshëm.

Print images

Etiketoni vendin e figurave me anë të GPS

Përdorni pajisjet smart me GPS dhe imazhet gjeotagoni imazhet e kapura me kamerën tuaj për të mbajtur një regjistrim të vendeve të paharrueshme. Aplikacioni Camera Connect regjistron pozicionin tuaj dhe sinkronizohet me kamerën për të ngulitur të dhënat e vendndodhjes në secilën skedë imazhi.

Geotag images

*Ndarje Interneti direkte, Image Sync dhe Dërgo me anë të serverit kërkojnë një llogari në CANON iMAGE GATEWAY. CANON iMAGE GATEWAY nuk mund të suportohet në disa shtete ose zona. Ju lutem vizitoni www.canon-europe.com/cig për më shumë informacione.

Lidhshmëria dhe veçoritë Wi-Fi varen nga modeli dhe rajoni. iPad, iPhone, iPod dhe iPod touch janë marka tregtare të Apple Inc., të regjistruara në SHBA. dhe vende të tjera. YouTube, Android dhe Google Drive janë marka tregtare të regjistruara të Google Inc.

Facebook dhe logoja F janë marka tregtare të regjistruara të Facebook Inc. Twitter është markë tregtare e regjistruar e Twitter Inc.
Marka FLICKR është një markë tregtare e regjistruar e Yahoo! Inc.

Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.

**Kërkon që pajisja smart të ketë Bluetooth të versionit 4.0 (ose më të ri). Kërkon po ashtu që pajisja inteligjente të përdorë sistemin operativ iOS 8.4 (ose të mëvonshëm) ose Android 5.0 (ose të mëvonshëm)