Për të qenë gati për të shkrepur në çdo çast, duhet të jeni të vetëdijshëm se si ndryshon ndriçimi rreth jush teksa ecni nëpër qytet. Nëse errësohet planifikoni të rrisni ISO, të ulni shpejtësinë e shkrehësit ose të zgjeroni aperturën. Nëse drita forcohet, ulni ISO, rrisni shpejtësinë e shkrehësit ose ngushtoni aperturën. Në këtë mënyrë cilësimi i kamerës suaj do të jetë më pranë idealit nëse rastisni në ndonjë skenë spektakolare që doni ta shkrepni.
Përdorni "Monochrome Picture Style" në kamerë për të krijuar imazhe bardhezi nga brenda kamerës. Duke qenë se bardhezia varet nga dritë-hijet, përdorimi i modalitetit "Monochrome" ju ndihmon të shikoni lojën e kontrastit. LCD do t'jua tregojë fotot në bardhezi, por nëse shkrepni në format RAW, mund të ktheheni tek imazhi me ngjyra gjatë pasprocesimit në kompjuter.
Me kohën tepër që ju del në qytet mund të zgjidhni të rivizitoni një pikë të caktuar në orë të ndryshme të ditës, për të shkrepur ndryshimin e njerëzve dhe të dritës. Vetëm tri apo katër foto të shkrepura në intervale të baraslarguara gjatë ditës mund të japin një ide të mënyrës si ndryshon qyteti.
Kur shkrepni subjekte në lëvizje, si p.sh. njerëz që ecin përgjatë një ure apo sheshi, e mira është ta mbani kamerën pa lëvizur dhe ta fikni blicin, duke zgjedhur shpejtësi më të gjata shkrehjeje për të përmirësuar lëvizjen e subjektit. Kur përpiqeni për këtë lloj fotoje, shikoni për sipërfaqe dhe vend ku mund të vendoset apo mbahet kamera për stabilitet maksimal. Provoni të eksperimentoni me modalitetin "Shutter Priority (Tv)". Pasi të caktoni një shpejtësi shkrehësi, kamera e balancon automatikisht ISO dhe vlerën e aperturës, duke ju lënë të eksploroni krijimtarinë tuaj.
Nëse ju duhet ndihmë dhe udhëzime të mëtejshme për kur jeni në lëvizje, aplikacioni Canon Photo Companion vjen përplot me përmbajtje të personalizuara, sfida dhe frymëzim, duke ju ofruar të gjithë asistencën që ju duhet për t'i sjellë aventurat tuaja urbane në jetë.