ARTIKULLI

Canon EOS 90D: Cilësi figure

EOS 90D Black Throated Diver

Cilësi figure që do t'ju mahnitë

Një sensor 32,5-megapikselësh APS-C CMOS punon së bashku me procesorin tonë të posaçëm të figurës DIGIC 8 për të sjellë cilësi fantastike figure - qartësi, tonalitete dhe ngjyra të bollshme, teksa zhurma mbahet në nivele minimale edhe në kushte ndriçimi të ulët. Ndjeshmëria shtrihet deri në ISO 25 600 për kushte shkrepjeje në dorë dhe në errësirë, ndërsa diapazoni i gjerë dinamik lejon ruajtjen e detajeve në kontrastet e shndritshme dhe hijet e errëta.

EOS 90D EF Lens
© Të drejtat e autorit, Fergus Kennedy

Ndërthurja ideale e performancës me portativitetin

Shkrepni detaje fantastike me një sensor CMOS 32,5-megapikselësh, të projektuar e prodhuar ekskluzivisht nga "Canon". Formati i saj APS-C është i mjaftueshëm i madh për kontroll të bollshëm mbi thellësinë e fushës, por mjaftueshëm i vogël për t'i lejuar EOS 90D – dhe objektivave të saj – të jetë portative dhe me balancë ideale.

EOS 90D Travel Photography
© Të drejtat e autorit, Fergus Kennedy
EOS 90D 100% Crop
Prerje 100%

Cilësi optimale e imazhit

Procesimi imazherik brenda kamerës ju bën të mundur të shfrytëzoni edhe pikën e fundit të cilësisë së figurës. Teknologjia jone "Digital Lens Optimizer (DLO)" mund të përdoret teksa shkrepni, në mënyrë që çdo kuadër të korrigjohet sipas tipareve të objektivit. Rezultati? Fotot janë të pastra dhe përplot me detaje - direkt nga kamera.

Skedarët RAW mund të procesohen në foto JPEG brenda kamerës falë procesimit të brendshëm RAW, si dhe mund t'i përpunoni më tej fotot me "Creative Assist". Procesori "DIGIC 8" mundëson rregullimin dhe krijimin e disa versioneve të së njëjtës foto, secila me pamje dhe ndjesi të veçantë nga tjetra.


< Kthehu te përmbledhja për EOS 90D

Mund dhe t'ju pëlqejë...