ARTIKULLI

Canon EOS 90D: Filmimi

EOS 90D Shooting Video

Video mahnitëse krijuese

Shkrepni video mahnitëse në rezolucione deri në 4K me 25 apo 30p duke përdorur gjerësinë e plotë të sensorit të kamerës, për një pamje vërtet kinematografike.

Një përzgjedhje shpejtësish kuadrosh

Kur shkrepni në modalitet "Full HD", ju ofrohen një sërë shpejtësish kuadrosh nga 30 apo 25 fps deri në variantet më të shtruara prej 50 ose 60 fps – ideale për subjektet në lëvizje. Ka dhe një opsion për 100 apo 120 fps, i cili është fantastik për efekte ngadalësimi.*

Videointervali 4K brenda kamerës, me 3 profile të ndryshme, ju bën të mundur ta shfaqni lëvizjen në një shkallë krejt tjetër kohore. Regjistrimi i kuadrove në 4K mundëson krijimin e imazheve JPEG 8-megapikselëshe nga kuadro të veçanta të filmimeve.

* Filmat me shpejtësi të larta kuadrosh kanë një prerje të lehtë të sipërfaqes së imazhit në 84,1% horizontalisht dhe 84,2% vertikalisht”

EOS 90D Selection of frame rates
© Të drejtat e autorit, Fergus Kennedy

Krijuar për produksion filmash

Kur përdorni "EOS 90D" për projekte filmike, do të vëreni funksione që janë krijuar për t'jua bërë jetën më të lehtë që të mund të jeni më krijues. Për shembull, ekrani me prekje dhe kënd të ndryshueshëm i kamerës ju ndihmon të shkrepni nga thuajse çdo kënd, ndërsa foletë e mikrofonit dhe të kufjeve ju mundësojnë regjistrimit dhe monitorimit e saktë të zërit.

Sistemi ynë me famë "Movie Servo Dual Pixel CMOS AF" mund të gjurmojë subjekte në lëvizje përgjatë kuadrit, duke përfshirë fytyrat falë kapacitetit për pikasje të fytyrave dhe të syve, që mund të jetë aktive edhe kur filmoni. Lëvizja e fokusit nga njëri subjekt tek tjetri është aq e lehtë sa prekja e ekranit të kamerës - madje mund dhe ta rregulloni fokusin në ekranin e pajisjes suaj inteligjente nëpërmjet aplikacionit "Canon Camera Connect". Shpejtësia e fokusimit mund të caktohet në sistemin e menysë së kamerës, duke ju mundësuar krijimin e efekteve të ngadalta apo të shpejta me tërheqje fokusi.

Fokusimi manual është gjithashtu i thjeshtë, me kulminime fokusi që tregojnë se çfarë është e mprehtë dhe çfarë jo, duke përdorur konture me ngjyra.


< Kthehu te përmbledhja për EOS 90D

Mund dhe t'ju pëlqejë...