Objektiva për DSLR
Një lente kompakte telefoto
Një lentë kompakte telefoto që ju sjell më afër me aksionin. Një Stabilizues Imazhi parandalon turbullimet që vijnë nga lëvizjet e padashura të kamerës. Teknologjia STM sjell fokusim të qetë kur shkrepni filma.
Shikoni specifikimet e plotaAfrohuni më shumë me subjektet që janë larg, si bota e egër dhe sporti
Fokusim i ëmbël, i qetë STM gjatë shkrepjes të filmave
Stabilizuesi i Imazhit ul turbullimet për shkak të dridhjeve të kamerës
Ndërtim i lehtë, kompakt që mund ta merrni kudo
Ndërtim i lehtë për t'u përdorur që sjell cilësi të jashtëzakonshme imazhi
Duke ju çuar më afër me aksionin, EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM është shoku perfekt për lentën standarde EOS me zmadhim 18-55mm, dhe ideal për fotografi në botën e egër, sporte dhe udhëtime. Kombinon performancën e fuqishme telefoto me cilësinë e madhe të imazhit dhe manovrimin instiktive.
Për të ndihmuar në ruajtjen e mprehtësisë, EF-S 55-250mm f/4-5,6 IS STM inkorporon teknologjinë e Stabilizimit të Imazhit nga Canon. Kjo lejon shpejtësi më të mëdha shkrehësi deri në 3.5 ndalesa më të ngadalta se normalja që të përdoren ndërkohë duke mbrojtur kundrejt efekteve të dridhjeve të kamerës - i shkëlqyer nën ndriçim të ulët ose kur shkrepni në cilësime të zmadhimit të madh. Zbulimi i panoramimit fik automatikisht stabilizimin qoftë në drejtim horizontal ose vertikal duke ndihmuar për të dhënë ndjesinë e shpejtësisë kur fotografoni subjekte në lëvizje.
EF-S 55-250mm f/4-5,6 IS STM është e pajisur me motor lëvizës (STM) për fokusim të ëmbël, të qetë e të vazhdueshëm kur kapni video me EOS-në tuaj dhe AF të shpejtë e të saktë kur shkrepni fotografi. Fokusimi STM është kaq i qetë saqë nuk kapet nga mikrofoni i kamerës duke i lënë regjistrimet e zërit të videove tuaja pa shpërqendrime të panevojshme.
EF-S 55-250mm f/4-5,6 IS STM përdor një element xhami (Shpërndarje ultra e ulët) dhe një veshje lenteje Super Spektër për të sjellë imazhe të gjalla, të mprehta me kontrast të lartë gjatë gjithë gamës të zmadhimit. Një diafragmë aperture me shtatë tehe rrit cilësinë e zonave jashtë fokusit, në këtë mënyrë subjektet dallohen kundrejt sfondit të butë, të turbullt.
Një unazë fokusimi manuale lejon që rregullimet e sakta të fokusimi të bëhen shpejt dhe me lehtësi në çdo kohë, ndërsa distanca më e afërt e fokusimit prej 0.85m mundëson fotografimin e subjekteve të vogla. Një element jo-rrotullues e bën përdorimin e filtrave shumë të hapur.