Markus Varesvuo uses the Canon EOS 90D in the woods.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Markus Varesvuo për faktin përse "Canon EOS 90D" është kamera ideale për fotografinë e natyrës së egër

Duke jetuar në Helsinki, Finlandë, fotografi i nderuar me çmime i natyrës së egër, Markus Varesvuo, nuk qëndron asnjëherë larg faunës që ia këndell zemrën.

Markus ka qenë i pasionuar për natyrën e egër që në adoleshencën kur ka qenë vrojtues shpendësh dhe fotograf. Në vitin 2005 ai vendosi t'i kthente hobit e tij në karrierë, duke braktisur punën në menaxhim biznesi për t'u bërë fotograf profesionist i natyrës së egër.

Markus ka qenë përdorues i "Canon" që në fillimet e aventurave të tij me fotografinë, duke nisur nga kamerat me film. Tani, si fotograf i suksesshëm dhe autori i disa librave me fotografi për shpendët, ai përdor rëndom modelin profesional dhe të shpejtësisë së lartë Canon EOS-1D X Mark II, si dhe objektiva supertelefoto.

Markus është bërë fotografi i parë në Evropë që ka provuar DSLR e avancuar Canon EOS 90D në terren. Këtu ai shpjegon se si e ndihmoi kamera të shkrepë pozat që i pëlqejnë, si dhe na tregon se si mund t'ia shfrytëzojnë më së miri funksionet fotografët e natyrës së egër dhe entuziastët e natyrës në përgjithësi.

Me një sensor 32,5-megapikselësh APS-C CMOS dhe një procesor të fuqishëm në një trup kompakt DSLR, Canon EOS 90D është një kamerë me reagim të shpejtë që i ka bërë të mundur Markus të shkrepë detaje fantastike. Sensori APS-C ju shpie më pranë skenës duke rritur afrimin efikas telefotografik, ndërsa vetëfokusimi (AF) komandohet nga një sistem 45-pikësh tipi tërësisht kryq, që është fleksibël dhe i shpejtë. Zona e përbashkët e fokusimit është e ndarë në zona, apo pika individuale, të cilat mund t'i zgjidhni drejtpërdrejt me levë.

Shkrepja e shpejtë e vazhduar në deri 10 kuadro në sekondë (fps) me gjurmimin e fokusit "Intelligent Tracking and Recognition (iTR)" e bëjnë Canon EOS 90D ideal për fotografët e natyrës së egër si Markus, për të cilin shpejtësia është thelbësore.

Qoftë nëse është ndonjë dallëndyshe që niset për fluturim, një ari që gjuan apo ndonjë shpend zhytës kalon fluturimthi, sapo Markus sheh shansin për fotografi të bukur, duhet ta shfrytëzojë menjëherë. “Canon EOS 90D është kamerë e shpejtë," thotë ai. "Kam shkrepur kryesisht me modelin profesional Canon EOS-1D X Mark II dhe shpejtësia e fokusimit është e ngjashme."

Artikujt e lidhur
An Iberian lynx on a large rock looking directly at the camera.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Objektivat më të mirë për natyrën

Shkrepni imazhe mahnitëse të kafshëve dhe shpendëve të egra me këta objektiva fiksë dhe zmadhues.

Young Wildlife Photographer of the Year to pro

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Nga çmimfituesit te profesionistët

Dy fitues të çmimit Young Wildlife Photographer of the Year rrëfejnë se çfarë kuptimi ka pasur për ta suksesi i hershëm.

A red squirrel looks straight at the camera as it runs across a carpet of dried leaves and fallen petals.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Këshilla për fotografinë e kafshëve të egra

Këshilla dhe teknika për ta shpënë fotografinë tuaj të kafshëve të egra një shkallë më tej si dhe duke e shfrytëzuar më së miri kamerën dhe objektivat tuaj të Canon.

Kur vjen puna se ku të fokusohemi, gjetja a hapësirave me natyrë të egër e subjekte tërheqëse në Finlandë është më se e lehtë, thotë Markus. Ai menjëherë shton për fotografët e ardhshëm të natyrës së egër se "kudo që të jeni, e keni mundësinë të gjeni vende të këndshme. Shpendët sidomos mund t'i gjeni kudo - në qyet, mbase në park apo dhe në bregdet. Nuk ka pse udhëtoni qindra kilometra, ata i keni më pranë se ç'mendoni."

Njohja e vendit është thelbësore dhe kthimi në të njëjtin vend mund t'ju kursejë kohë dhe t'ju ndihmojë t'i rafinoni idetë duke përdorur dritë e kënde të ndryshme. "Më e rëndësishmja për fotografimin e shpendëve është të njohësh llojet e tyre. Sa pranë mund t'u rri? A më duhet të fshihem? Nëse i trazon shpendët nuk ke për të nxjerrë gjë," thotë ai.

Këshilla e fotografisë së natyrës së egër nga Markus

1. Shfrytëzoni çdo pikë fokusimi

Markus mund t'i duhet të presë me orë të tëra e madje edhe ditë për çastin optimal, por të qenit i duruar është vetëm një nga shumë virtytet e nevojshme të të një fotografi të natyrës së egër. Duhet të keni gjithashtu reagim të shpejtë, pasi aksioni mund të marrë fund sa të hapni e të mbyllni sytë. "Kam reflekse shumë të shpejta," shpjegon ai. "Por shumë punë ta heq në fakt kamera dhe optika që përdor. Sa më shumë kuadro në sekondë të përballojë kamera aq më mirë dhe [e njëjta] vlen dhe për vetëfokusimin."

Siç do të pohonte dhe çdo fotograf i ri premtues, realizimi i fotove të qarta, sidomos i shpendëve në fluturim, është një nga subjektet më sfiduese të çdo sistemi vetëfokusimi të kamerave.

"Normalisht, kur nxjerr foto të shpendëve në fluturim i përdor të gjitha pikat e fokusimit t kamerës - d.m.th. 45 te Canon EOS 90D. Vetëfokusimi është aq i mirë dhe praktik saqë është e thjeshtë ta mbash shpendin në zonën e fokusimit. E vetmja gjë që kam zakon ta ndërroj është ndjeshmëria e gjurmimit. Nëse sfondi është i ngarkuar e çoj për poshtë," thotë ai.

2. Gjurmoni lëvizjen me modalitetin "AI Servo"

Një prej shpendëve të preferuar për fotografim i Markus është nori gushëzi. Ndërsa këta shpendë notojnë plot hijeshi në sipërfaqen e ujit, nuk ka shumë kontrast mes puplave të përhime verore të kokës së norit dhe sfondeve të errëta që i pëlqejnë Markus.

Por, sidoqoftë për Canon EOS 90D është punë e lehtë ta gjurmojë syrin e ndezur të kuq të shpendit dhe ta mbajë kësisoj në fokus. "Nori lëviz shumë ngadalë mbi ujë, ndaj dhe përdor nëntë pikë fokusimi," thotë Markus. "Unë përdor 'AI Servo' për të ndjekur shpendin dhe për ta pasur me pamje të qartë, dhe levën për të zgjedhur pikat e ndryshme të fokusimit. Rrethanat në fotografinë e shpendëve ndryshojnë shumë shpejtë, ndaj dhe leva ta bën më të lehtë," shton ai.

3. Ngrini aksionin me shpejtësinë e lartë të shkrehjes

Shpejtësitë e larta të shkrepjes së pozave të njëpasnjëshme janë thelbësore për shkrepjen e atyre çasteve fluturake kur shpendët tregojnë vetveten, si p.sh. kur kapin gjahun apo gjatë paraqitjeve të tyre karakteristike gjatë çiftimit. "Për të marrë pozën ideale duhet t'i kesh shpendët në pozicionin e duhur dhe 10 kuadrot në sekondë më ndihmojnë të nxjerr optimalet e situatave," thotë Markus.

Shpendët nuk e tregojnë gjithnjë veten në kushte ideale ndriçimi, ndaj edhe gjatë ditëve të famshme të gjata verore të Finlandës, Markus shpesh i duhet të punojë me ndriçim të ulët. "Në kushte të tilla, për të fiksuar aksionin të duhet të përdorësh vlerë të lartë ISO. Për mua është diçka e përditshme të përdor ISO 6400 apo dhe më të lartë," thotë Markus. Canon EOS 90D ofron një ISO maksimale prej 25 600, duke e bërë shkrepjen në ndriçim të ulët diçka të zakontë.

Ju duhet gjithashtu dhe një shpejtësi e lartë shkrehjeje, por kjo varet nga shpendi. "Për dallëndyshet e qytetit më duhet 1/3200 e sekondës; bufat e mëdhenj të hirtë nuk janë shumë të shpejtë, kështu që 1/2000 sek, edhe 1/1000 sek mund të jetë e mjaftueshme. Edhe në ndriçim të mirë, të duhet vlerë më se e lartë ISO për të arritur shpejtësi të tilla të shkrehjes," shton ai.

4. Shkrepni më shumë falë baterisë rezistente

Si në rastet kur Markus fotografon shpendët e ujit në sipërfaqen e liqeneve, ashtu edhe bufat në pyjet gjethedendura të Finlandës, ai shpesh ndodhet me kilometra larg ndonjë forme vendbanimi njerëzor, kështu që pasja e baterive rezistente është diçka thelbësore. Ndërsa është relativisht e lehtë të nisesh që në fillim me disa bateri plotësisht të karikuara, është po ashtu vërtet e rëndësishme që pasi të futen në punë të durojnë sa më gjatë.

Canon EOS 90D ka jetëgjatësi të lartë baterie me 1300 poza dhe gjatë muajve të ngrohtë të verës Markus thotë se një bateri i zgjat dhe një ditë të tërë.

The back of a Canon EOS 90D, showing an owl on the screen.

5. Shkrepni me rezolucion të lartë

Markus ua ofron fotot e tij botuesve të revistave dhe librave, dhe madhësia e fotos së kërkuar mund të ndryshojë së tepërmi, por cilësia duhet të jetë gjithnjë në standardin më të lartë. "Fotot e mia përfundojnë në shumë vende dhe përdoren me shumë mënyra. Printimet për ekspozita duhet të jenë p.sh. një metër gjerësi a më shumë," thotë ai.

Jo vetëm që sensori 32,5-megapikselësh i Canon EOS 90D i mundëson Markus të ofrojë foto për printime të përmasave të mëdha, por edhe pas prerjes i tepron pjesë e rezolucionit. "Kjo më jep shumë liri më vonë në kompjuter, që të mund ta kryej kompozimin sipas nevojës."

Shkruar nga Kevin Carter

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjithë artikujt