Kit videokonference me objektiv të këmbyeshëm "Canon EOS M50"
Çdo gjë që ju duhet për të lidhur kamerën tuaj me kompjuterin duke përdorur një lidhje me USB me kitin praktik të lidhjes me USB për kamerat pa pasqyrë "EOS M50".
KITET E TRANSMETIMIT TË "CANON"
Ruajtja e lidhjeve me familjen, shoqërinë dhe kolegët tani është më lehtë me kitet tona të videokonferencës dhe të transmetimit të drejtpërdrejtë. Qoftë nëse jeni duke organizuar videombledhje të cilësisë së lartë me klientët tuaj apo nëse transmetoni seanca videolojërash me shoqërinë, kitet tona premium USB të videokonferencës ju japin zgjidhje.
Kitet tona të transmetimit me USB punojnë me një larmi kamerash të zgjedhura EOS dhe "PowerShot", por për ta bërë më të lehtë kemi krijuar kite videokonference me gjithçka që ju nevojitet.
Gjithçka që ju duhet është të lexoni guidën tonë të lehtë e të thjeshtë më poshtë për konfigurimin e kiteve tuaja me USB. E fundit për t'u përmendur, këto kite transmetimi me kamerat e "Canon" punojnë më së miri me platformat e njohura të videokonferencës dhe të transmetimeve të drejtpërdrejta.
"EOS M50", "EOS M6 Mark II" dhe "PowerShot G7 X Mark III" plus aksesorët e kiteve të tyre janë krijuar për ngjyra më të qarta, cilësi më të lartë figure dhe gjatës të rregullueshme fokale. Për profesionistët e biznesit që punojnë nga shtëpia, shoqërinë që ruan kontaktet dhe familjet që takohen në rrethana virtuale, kthimi i kamerës suaj EOS apo "PowerShot" në kamerë interneti për konferenca është gjithçka që ju duhet për të ruajtur lidhjet.
Shkarkoni softuerin "EOS Webcam Utility". Këtë softuer mund ta shkarkoni duke klikuar lidhjet e mëposhtme.
Shkarkojeni për "Windows"
Shkarkim për "Mac"
Në vijim futni kamerën në prizë. Vendosni ushqyesin DC dhe lidhni ushqyesin AC, pastaj futni kamerën në prizë. Shumë kamera mbështesin ushqyes elektrikë që mund t'i përdorni në vend të baterisë. Disa kamera, si p.sh. kiti i videokonferencës "PowerShot G7 X Mark III", vijnë me dy bateri. Secila bateri ka deri në 100 minuta energji, që të mund të ruani lidhjen kudo që të ndodheni nëpër botë.
Ndizni kamerën.
Vendoseni kamerën në modalitet filmi dhe kalojeni në "Auto". Kjo do të garantojë që të keni gjithnjë ekspozimin e duhur.
Futni kabllon USB në kamerë dhe lidheni skajin tjetër në njërën prej foleve USB të kompjuterit.
Pozicionojeni kamerën në stativ dhe anojeni drejt jush.
Hapni platformën tuaj të preferuar për videokonferenca dhe shkoni te cilësimet e videos. Klikoni "EOS Webcam Utility" te cilësimet e videos dhe jeni gati. Softueri "EOS Webcam Utility" nuk ju lë të përdorni mikrofonin e integruar të kamerës, por mund të përdorni mikrofonin e laptopit apo set kufje-mikrofoni të lidhur me kompjuterin, për komunikimin me audio.
Zbuloni gamën e kamerave dhe të softuerit të "Canon" që ju ndihmon të ruani lidhjet kudo që të ndodheni nëpër botë.
Njihuni me gamën e plotë të kamerave "Canon" nga kompaktet elektroniket deri te DSLR-të e fuqishme e praktike, si dhe kamerat pa pasqyra.