Çojini me lehtësi fotografitë tuaja në një nivel tjetër me teknologjinë më të fundit DSLR dhe modalitetin Automatik inteligjent të skenës.
Nxirrni me lehtësi imazhe mbresëlënëse duke përdorur teknologjinë më fundit DSLR me modalitetet Bazë dhe Krijuese, të cilat ju lejojnë të keni më shumë ose më pak kontroll, sipas dëshirës suaj.
Eksploroni këndet krijuese të fotografimit dhe provoni aksesin e thjeshtë dhe intuitiv te kontrollet duke përdorur ekranin me prekje LCD me kënde të ndryshme 3,0" (7,7cm)
Kamera EOS 750D ka një Kuadrues inteligjent që ju siguron një eksperiencë shumë më të përmirësuar gjatë regjistrimit. Kur shikoni në kuadrues, mund të shikoni shumë më lehtë pikën e fokusit dhe çdo zonë aktive AF, dhe informacionet e regjistrimit janë të paraqitura qartë.
Ndiqni aksionin e shpejtë falë sistemit të shpejtë dhe të saktë të fokusit automatik që përfshin 19 pika AF të tipit të kryqëzuar.
Një procesor i fuqishëm DIGIC 6 siguron regjistrime me rezolucion të plotë në 5 kns - kështu që nuk do ta humbisni asnjëherë atë momentin vendimtar.
Nxirrni fotografi të paharrueshme në kushtet e ndriçimit të dobët pa përdorur blicin falë një diapazoni të madh të ndjeshmërisë ISO - ISO 100-12800 (mund të zgjerohet në ISO 25600)
Me Wi-Fi dhe NFC mund të lidheni me shpejtësi dhe t'i transferoni imazhet dhe filmat në smartfonë, tabletë dhe printerë të përputhshëm, ose te stacioni Canon Connect Station, për t'i ndarë me lehtësi me rrjetet tuaja sociale.
Kontrollojeni kamerën tuaj në largësi nga një smartfon ose një tablet duke përdorur aplikacionin Canon Camera Connect.
Regjistroni filma me detaje të mrekullueshme në Full HD me një ngjyrim kinematografik falë kontrollit të kamerës DSLR mbi thellësinë e fushës. Regjistroni filmat tuaj në formatin MP4 për një ndarje më të shpejtë në internet dhe një transferim më të lehtë te pajisjet e tjera.
Regjistroni me lehtësi filma në Full HD me Hybrid CMOS AF III për të ndjekur lëvizjet dhe për ta fokusuar butësisht nga njëri subjekt te tjetri.
Lëreni kamerën të punojë për ju dhe nxirrni me lehtësi fotografi krijuese duke përdorur një seri modalitetesh të skenës
Zgjerojeni gamën e mundësive të regjistrimit në filma me veçoritë si Efekti i miniaturës në film.
Partneri i përsosur për çdo rrëfimtar të historive vizuale, aplikacioni ynë Photo Companion app ju ofron akses në përmbajtje dhe njohuri profesionale e të personalizuara, atëherë kur ju duhen më shumë – që t'u jepni vërtet jetë historive tuaja.
Zbuloni më shumë mbi veçoritë e kamerës EOS 750D dhe se çfarë mund të bëjë ajo.
Prodhoni imazhe me cilësi të shkëlqyer që janë të mbushura me detaje.
Fokusohuni te subjektet kudo ku janë në fotografinë tuaj.
Përpunimi i fuqishëm me DIGIC
Lidhuni dhe ndani me lehtësi
Provoni fokusimin e butë të vazhdueshëm kur shkrepni filma dhe foto në metodën Live View.
Regjistroni filma me rezolucion deri në 1080p dhe një shpejtësi të kuadrove 30 kns me hyrjen e mikrofonit.
Kapni të gjithë aksionin.
Regjistroni nga kënde të larta dhe të ulëta.