Çojeni fotografinë tuaj në lartësi të reja me një sensor me 24,2 MP, sistemin me 19 pika të ndryshueshme dhe kontrollet e gjithanshme.
Sistemi i fokusit automatik me 19 pika të ndryshueshme i EOS 760D "kyçet" te subjektet tuaja kur fotografoni aktivitete sportive, portrete ose peizazhe. Çdo pikë e fokusit është e tipit të kryqëzuar, që do të thotë se mund të "kyçet" te subjekti juaj me shpejtësi dhe me saktësi, kështu që mund të arrini rezultate të mrekullueshme kur fotografoni aktivitete sportive, portrete ose peizazhe.
Sensori 24,2 MP kap detaje të pabesueshme, kështu që mund t'i prisni dhe t'i zmadhoni imazhet tuaja për printim, ndërsa me procesorin e shpejtë DIGIC 6 do të thotë se nuk do të humbisni kurrë asnjë moment të rëndësishëm.
Nxirrni filma mbresëlënës në Full HD me thellësinë kinematografike të fushës duke përdorur teknologjinë e fokusit automatik Hybrid CMOS AF III të EOS 760D. Ajo siguron një fokusim të butë dhe ndjekjen e subjektit, kështu që subjekti juaj do të duket i qartë dhe në fokus ndërkohë që sfondi mbetet shumë bukur i mjegulluar. Mbështetja e formatit MP4 lejon ngarkimin dhe transferimin me lehtësi të filmave tuaj.
Butoni i pasmë ju lejon që të rregulloni me shpejtësi parametrat e regjistrimit, kështu që mund të kapni aksionin spontan.
Lidhja Wi-Fi bën të mundur një printim të lehtë pa tela në shtëpinë tuaj drejtpërdrejt nga kamera juaj
Thjesht trokitni EOS 760D me një stacion Canon Connect Station për t'i transferuar automatikisht imazhet në një vend të vetëm
Ekrani me shumë raporte të pamjes ju ndihmon t'i shikoni rezultatet para se të fotografoni
Partneri i përsosur për çdo rrëfimtar të historive vizuale, aplikacioni ynë Photo Companion app ju ofron akses në përmbajtje dhe njohuri profesionale e të personalizuara, atëherë kur ju duhen më shumë – që t'u jepni vërtet jetë historive tuaja.
Zbuloni më shumë mbi veçoritë e kamerën EOS 760D dhe se çfarë mund të bëjë ajo.
Prodhoni imazhe me cilësi të shkëlqyer që janë të mbushura me detaje.
Fokusohuni te subjektet kudo ku janë në fotografinë tuaj.
Përpunimi i fuqishëm me DIGIC.
Lidhuni dhe ndani me lehtësi
Provoni fokusimin e butë të vazhdueshëm kur shkrepni filma dhe foto në metodën Live View.
Regjistroni filma me rezolucion deri në 1080p dhe shpejtësi të kuadrove me 30 kns me hyrjen e mikrofonit.
Kapni të gjithë aksionin.
Regjistroni nga kënde të larta dhe të ulëta.