Canon Speedlite 270EX II Flash
Një blic praktik e kompakt "Speedlite" për raste të ndryshme
Kompakte, e thjeshtë dhe e gjithanshme - një kamerë që është e lidhur me jetën tuaj
Është më e lehtë se kurdoherë që realizoni fotografi dhe video të mrekullueshme
Me kontrolle instiktive dhe një ekran me prekje që duket si në smartfonin tuaj, kamera EOS 200D mund të përdoret me lehtësi që nga momenti i parë. Regjistroni me një inkuadrues optik të shndritshëm për ta parë botën ashtu si është në të vërtetë ose një ekran me kënd të ndryshueshëm që rrotullohet për të të ndihmuar të regjistrosh nga këndvështrime të pazakonta.
24,2
megapikselë
5fps
regjistrimi i vazhdueshëm
80+
lente të disponueshme
Realizoni fotografi 24,2 megapikselë që janë të pasur me detaje dhe ngjyra dhe duket fantastike drejtpërdrejt nga kamera - të përsosura për printime të mëdha, libra fotografikë dhe galeri në internet, si dhe të shkëlqyera për të treguar histori me fotografitë tuaja. Ne i kemi dhënë kamerës EOS 200D një procesor DIGIC 7, në mënyrë që të mund t'i realizojë fotografitë në kushtet me ndriçim të dobët, si dhe Dual Pixel CMOS AF për fokusimin e Pamjes së drejtpërdrejtë më të shpejtë në botë.*
Sensori i madh APS-C i kamerës EOS 200D e bën të lehtë të regjistroni me një thellësi të cekët të fushës - ideale për portrete. Mbajini fytyrat vërtet të qarta në një sfond me një turbullim të bukur. Kjo është një metodë që përdoret nga fotografët profesionistë kudo në botë.
Kamera EOS 200D është kamera DSLR më e lehtë në botë me një ekran me kënd të ndryshueshëm,¹ e projektuar për t'u mbajtur pa peshuar shumë, kështu që mund ta shijoni fotografinë e kamerave DSLR në më shumë vende. Merreni për pushime, festa dhe organizime të tjera, ose thjesht dilni një shëtitje kur keni ndjesinë e krijimtarisë.
Pavarësisht se si ju pëlqen ta përdorni një kamerë, EOS 200D ofron të njëjtin fokusim të shpejtë dhe të njëjtin rendiment me reagimin e menjëhershëm. Regjistroni me një inkuadrues optik pa vonesa që e tregon botën ashtu si është vërtet ose kompozoni me një ekran me kënd të ndryshueshëm si një smartfon dhe shijoni fokusin automatik (AF) të Pamjes së drejtpërdrejtë më të shpejtë në botë.*
Video Full HD me një cilësi të shkëlqyer mund të regjistrohen me lehtësi me Dual Pixel CMOS AF për një fokusim të vazhdueshëm.
Ndërfaqja e përdoruesit me udhëzime e kamerës EOS 200D ju ndihmon të zgjidhni parametrat e duhur për efektin që dëshironi të krijoni. Është si të keni një mësues personal për fotografinë që qëndron pranë jush.
Shfletoni, redaktoni dhe ndani fotografitë nga kamera EOS 200D në smartfonin ose tabletin tuaj² - dhe kjo është e lehtë për ta bërë po ashtu. Një lidhje gjithmonë aktive e Bluetooth® me energji të ulët ju lejon të keni akses te kamera edhe nëse e keni në çantë.
Partneri i përsosur për çdo rrëfimtar të historive vizuale, aplikacioni ynë Photo Companion app ju ofron akses në përmbajtje dhe njohuri profesionale e të personalizuara, atëherë kur ju duhen më shumë - që t'u jepni vërtet jetë historive tuaja.
Ndërsa rritet krijimtaria juaj, po ashtu vepron edhe sistemi ynë i kamerave, aksesorëve dhe 80+ lenteve në mbështetje të nevojave tuaja.
24,2 megapikselë
Rezolucioni
5 fps
Regjistrimi i vazhdueshëm
ISO maksimale 25 600
Zgjerohet deri në ISO 51 200
Filma EOS
Full HD me 30p
Inkuadruesi optik
Me fokusin automatik me 9 pika
DIGIC 7
Procesor imazhi
Pamja e drejtpërdrejtë
Me Dual Pixel CMOS AF
Lidhja pa tel
Bluetooth®, NFC dhe Wi-Fi
Trupi i kamerës dixhitale EOS 200D
Kupë syri EF
Kapak kamere R-F-3
Rripi i gjerë EW-400D
Karikuesi i baterisë LP-E17 (me kapakun e baterisë)
Njësia e baterisë LP-E17E
Kabllo elektrike
Një blic praktik e kompakt "Speedlite" për raste të ndryshme
Ruajeni dhe transportojeni kamerën DSLR dhe objektivin përkatës, në këtë çantë-këllëf të stilizuar "Canon"
Një bateri rezervë ose këmbimi origjinale nga "Canon" për kamerën tuaj të pajtueshme.
Krijuar për përdorim personal me kapacitet të shpejtë e të lartë ruajtës.
DSLR më e lehtë në botë me ekran lëvizës*, pajisur me Canon DIGIC 8, filmim 4K dhe "Creative Assist".
Hidhni hapin tuaj të parë në fotografinë me lente të ndërrueshme
Është e lehtë të regjistroni fotografi me cilësi të veçantë si në kamerat DSLR
Për t'i dhënë një impuls fotografisë tuaj
*250D (e zezë/argjendtë) është kamera më e lehtë në botë me kamerave dixhitale me një objektiv, me sensor përmasash APS-C me refleks, me monitor lëvizës LCD. Përfshin baterinë dhe kartën e memories sipas direktivave të CIPA. Nga 9 prilli 2019 (sipas kërkimeve të "Canon").
Lidheni kamerën me pajisjen tuaj Apple ose Android për të regjistruar në largësi dhe për të shkarkuar me lehtësi fotografitë tuaja, gati për t'i ndarë ato.
* Në kamerat dixhitale me lente të ndërrueshme me sensor të madhësisë APS-C me fokusin automatik (AF) me zbulimin e diferencave të fazës në planin e imazhit në datën 14 shkurt 2017, bazuar në kërkimet e Canon.
Matur me udhëzimet në përputhje me standardin CIPA dhe metodën e brendshme të matjes me lenten EF-S18-55mm F4-5.6 IS STM të montuar dhe të caktuar në 55mm me 1-Point AF (Fokusi automatik me 1 pikë) me pikën qendrore të zgjedhur, fokusin automatik me një shkrepje, Pamjen e drejtpërdrejtë me regjistrimin e imazhit me butonin e obturatorit. Modalitetet manuale në përdorim, EV12 (ISO 100 në temperaturën e dhomës).
¹ Kamera DSLR më e lehtë me sensorin APS-C me ekranin me kënd të ndryshueshëm. Pretendimi lidhet me modelin në ngjyrë të zezë: afro 453 g, matur sipas standardit të testimit CIPA. Nga data 28 qershor 2017, bazuar në kërkimet nga Canon, Inc.
² Me sistemet operative iOS 8.4 ose Andoid 5.0 ose më të larta. Aplikacioni Canon Camera Connect i disponueshëm nga Apple App Store ose Google Play.
Lidhja gjithmonë aktive mes pajisjes inteligjente dhe kamerës me Bluetooth® kërkon konfigurimin fillestar me aplikacionin Canon Camera Connect. Qëndrueshmëria e lidhjes Bluetooth® varet nga modeli i pajisjes inteligjente dhe faktorë të tjerë të mjedisit. Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës. Kërkon Bluetooth® versioni 4 ose i mëvonshëm dhe iOS 8.4, Android 5.0 ose më i lartë.