Canon PowerShot G5 X Mark II

Një ndërthurje e performancës me portativitetin, kjo kamerë e avancuar kompakte përdor një objektiv me zmadhim 5-fish për të nxjerrë rezultate të jashtëzakonshme. EVF lëvizëse dhe dizajni i frymëzuar nga EOS e bëjnë këtë një instrument të këndshëm krijimtarie gjatë punës.

Specifikimet

  • 24 mm, zmadhim 5-fish

    Objektiv këndgjerë premium me aperturë të shpejtë

  • Sensori CMOS i mbivendosur, i tipit 1 dhe 20,1-megapikselësh

    Për cilësi të jashtëzakonshme figure

  • Video 4K

    Për rezolucion të pabesueshëm

  • Filma në "Full HD" me 120 kuadro/sek

    Efekt ngadalësimi më i shtruar dhe më i detajuar

  • Ekran që anoset

    Ekran me anim për autoportrete dhe shkrepje në kënde të ulëta

  • Inkuadrues i lëvizshëm elektronik OLED

    Për kur ju duhet të përqendroheni te krijimtaria

  • Bluetooth®**

    Lidhje e vazhdueshme midis kamerës dhe pajisjes inteligjente

  • Wi-Fi

    Ndani dhe ruani imazhet pa tela

Një kamerë e madh për...

Fuqi dhe portativitet

Gëzoni cilësi sensacionale të figurës nga sensori i mbivendosur i tipit 1.0 me 20,1 megapikselë dhe procesori "DIGIC 8", që punojnë së bashku për të sjellë ngjyra e qartësi të pabesueshme.

Optikë premium

Ky objektiv mahnitës me zmadhim 5-fish, i zhvilluar me ekspertizën e konsiderueshme optike të "Canon", nxjerr rezultate të qarta brisk dhe vjen me aperturë të shpejtë f/1.8-2.8 – fantastike për shkrepje në ndriçim të ulët.

Shkrepje intuitive

Që nga çasti që e merrni në dorë "PowerShot G5 X Mark II" ndihet i shpejtë dhe familjar, me vetëfokusim të shpejtë, modalitet 30 fps "RAW Burst" dhe dizajn të frymëzuar nga kamerat tona EOS. Shkrepni ose me ekran anues ose me EVF lëvizëse.

Fantastike edhe për filma

Me videot mund të bëheni lehtësisht krijues si edhe me fotot, falë regjistrimit në 4K dhe shpejtësive deri në 120 kuadro në sekondë në modalitetin "Full HD".

Canon Camera
Canon Camera

Ndarje inteligjente

Përdorni pajisjen tuaj portative* për të shkrepur në distancë dhe modifikojini e ndajini fotot teksa jeni në lëvizje. "PowerShot G5 X Mark II" ruan lidhje konstante "Bluetooth®" ** dhe i transferon skedarët me anë të "Wi-Fi".

Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050

Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.

Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.

Photographer looking down view finder

Trupi i kamerës

PowerShot G5 X Mark II

PowerShot G5 X Mark II

PowerShot G5 X

PowerShot G5 X

Sensor

20,1 MP i mbivendosur CMOS tipi 1.0
20,2 MP BSI CMOS tipi 1.0

objektivi

5-fish 24-120 mm ekuiv. f1,8/2,8
4,2-fish 24-100 mm ekuiv. f/1,8-2,8

Përpunues imazhi

DIGIC 8
DIGIC 6

Lidhshmëria

"Wi-Fi" dhe "Bluetooth"
Wi-Fi dhe NFC

Regjistrimi i vazhdueshëm

20 fps me 30 fps "RAW Burst"
5,9 fps

Filma

4K, 120 fps "Full HD"
60 fps "Full HD"

Ekrani

Ekran me anim, me prekje, 1,04 m pika, 7,5 cm
Ekran me prekje me kënd të ndryshueshëm 1,04 m pika, 7,5 cm

optik

OLED lëvizës 2,36 m pika
OLED me montim qendror 2,36 m pika

Shkrehësi

Mekanik maks. 1/2000 sek,

Elektronik pa zhurmë 1/25600 sek

Mekanik maks. 1/2000 sek

Funksione të tjera

Panorama,

4K Timelapse,

Expanded Highlight Tone Priority,

Expanded Auto Lighting Optimizer,

Karikimi me USB

Kapëse aktive

Jeta e Baterisë

230 poza për karikim
210 poza për karikim

Përmasat

110,9×60,9×46 mm
112.4 x 76.4 x 44.2 mm

Pesha

Afro 340 g (me baterinë dhe kartën e memories)
Afro 377 g (me baterinë dhe kartën e memories)

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të kapur detaje të bukura në udhëtimet tuaja, thjesht shtoni një kartë memorieje dhe një kasë mbajtëse

  • Kamerë dixhitale "PowerShot G5 X MARK II"

  • Rripi i kyçit WS-DC12

  • Paketa e baterisë NB-13L

  • Karikues baterie CB-2LHE

  • Kabllo AC (E)

  • Paketa e manualit të përdoruesit

Produktet e lidhura

  • Kompakt Dixhital

    PowerShot G1 X Mark III

    Zbuloni serinë G të nivelit më të lartë me cilësinë dhe rendimentin e një kamere DSLR në një trup të lehtë dhe kompakt.
  • Kompakt Dixhital

    PowerShot G7 X Mark III

    Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë.
  1. *Kërkon që pajisja smart të jetë e lidhur me Bluetooth versioni 4.0 (ose më të ri) Kërkon po ashtu që pajisja inteligjente të përdorë sistemin operativ iOS 8.4 (ose të mëvonshëm) ose Android 5.0 (ose të mëvonshëm)

    **Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.