Kamera DSLR
Canon EOS 7D Mark II
AF dhe shpejtësi shkrehjeje e gjeneratës së re. Sensor 20,2 Megapiksel. 10 kps. Trup i fortë prej aliazhi magnezi.
Në ndjekje të momentit perfekt.
E ndërtuar për ata që dashurojnë shpejtësinë. Jini i pari të kapni të jashtëzakonshmen, dhe kapni momentet që fotografët e tjerë i humbin. Qoftë nëse janë fotografi apo filma, shprehni anën tuaj kreative si kurrë më parë.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Kapni momentet fluturuese, pavarësisht sa i shpejtë është aksioni
-
Imazhe me cilësi ekspozite të cilat do të ishit krenar t'i tregonit
-
I përshtatshëm dhe i personalizueshëm, për mënyrën si ju pëlqen të punoni
-
Eksploroni nivele të reja të kreativitetit në kamera
-
Vëreni imagjinatën tuaj në ekranin e madh, me regjistrimin e flimave kinematografikë
Veçoritë e detajuara
-
Kapni momentin që dëshironi, pavarësisht sa i shpejtë është aksioni.
Shkrepni tufa imazhesh deri në 10 kuadro në sekondë, me autofokus të plotë dhe auto ekspozim. Manovrimi i shpejtë do të thotë se mund të kapni të qindtën e sekondës të momentit që po ndiqni, dhe një zbutës i bollshëm ju lejon të shkrepni pa rënie në performancë.
-
Për raste kur mprehtësia kritike ka shumë rëndësi
Duke përdorur teknologjinë e bazuar në kamerat profesionale seria EOS-1 të Canon, EOS 7D Mark II ndjek objektet që lëvizin në kuadro, duke rregulluar vazhdimisht fokusin për rezultate të mprehta. Reagimi i ndjekjes mund të rregullohet sipas situatave të ndryshme të shkrepjes, kështu do të jeni gjithmonë nën kontroll.
-
Ndjekja e fokusit nbdërsa shkrepni filma
EOS 7D Mark II mund të fokusojë vazhdimisht kur regjistroni filma falë Dual Pixel CMOS AF duke e mbajtur subjektin të mprehtë ndërsa lëviz. Shpejtësia e fokusimit mund të vendoset për reagim të shpejtë, ose për efekte më të ngadalta të tipit me tërheqje fokusi.
-
Kapni momentin
EOS 7D Mark II përdor procesorë imazhi Dual “DIGIC 6” për të ofruar një performancë të shpejtë. Koha minimale e vonesës gjatë shkrepjes do të thotë që mund të kapni momente që fluturojnë me saktësi të madhe kohe.
-
Printime me cilësi ekspozite, sido që të jetë moti
Nga fotografia e botës të egër deri në fotografinë e garave me motorë apo në rrugë, një sensor i ri 20.2 megapiksel ofron rezultatet të cilat do të ishit krenar t'i shikonit në mur. Edhe në ndriçim të dobët EOS 7D Mark II siguron fotografi dhe klipe videosh që janë plot me detaje. Sistemi AF i kamerës mund të fokusohet saktë edhe nën dritën e hënës.
-
Provoni imazhet të ekspozuara mirë direkt nga kamera.
Duke e ndarë kuadron në 252 zona individuale, EOS 7D Mark II zgjedh parametrat më të përshtatshme të ekspozimit çdo herë që e ngrini kamerën te syri. Zbulimi infrared ofron saktësi në kushte ndriçimi të vështira, dhe zbulimi i flakërimit siguron qëndrueshmëri nga poza në pozë nën dritë artificiale.
-
Një kamera vetëm për ju
Si do ta përdorni kamerën tuaj EOS 7D Mark II? Konfiguroni kontrollet e shkrepjes, sistemin e fokusimit dhe një sërë kontrollesh të tjera personale në mënyrën që ju pëlqejnë. Edhe pamori 100% i kamerës mund të personalizohet me ekranin e tij elektronik në kohë reale.
-
Shkoni kudo. Shkrepni çdo gjë.
Një trupi i izoluar kundër motit është ndërtuar për të qenë rezistent ndaj goditjeve dhe gërvishtjeve. GPS i integruar etiketon secilin imazh me vendndodhjen tuaj dhe drejtimin e busullës, në këtë mënyrë mund t'i etiketoni figurat sipas vendndodhjes dhe të ri-ndiqni hapat tuaj nga kompjuteri juaj në shtëpi.
-
Lëreni kreativitetin tuaj të shfaqet
Sillni në jetë vizionin tuaj fotografik. Veçoritë si HDR dhe shkrepja me ekspozim të shumëfishtë realizojnë vizionin tuaj kreativ direkt nga kamera. Një kohëmatës i integruar regjistron imazhet në kohë të caktuara përpara, perfekte për të regjistruar një skenë që ndryshon ngadalë ose për të shkrepur një film me afat kohor.
-
Për filma që janë po aq kreativë sa fotografitë
Kreativiteti juaj nuk ka pse të ndalojë vetëm me fotografitë Përdoreni EOS 7D Mark II për të aplikuar talentet tuaj anë filma, shkrepjen e projekteve filmike të stilit kinematografik të botës rreth jush. Kontrolli i plotë manual mbi parametrat e ekspozimit, audio dhe një sërë veçorish të tjera do të thonë se gjithmonë do të jeni në gjendje të krijoni pamjen dhe ndjesinë që dëshironi.
-
Veçori të avancuara të bërjes të filmave
Çoni projektet tuaja filmike në nivelin tjetër me veçoritë standarde. Provoni shkrepjen e sekuencave të ngadalta Full HD në 60fps, dhe merrni kontrolloni e audios me prizat e mikrofonit dhe kufjeve.
Specifikimet
-
CMOS 20,2 megapiksel
-
iTR AF
-
10 kuadro/sekondë
-
Vetëfokusim 65-pikësh i gjithi i tipit kryq
-
Dual Pixel CMOS AF
-
Sensor matjeje 150k + IR
-
Filma mahnitës 1080p
-
Filma mahnitës 1080p
-
Etiketoni imazhet tuaja me të dhënat e vendndodhjes
-
Ekspozime të shumta
-
Ekran Clear View II LCD
-
Intelligent Viewfinder II
-
Sistemi EOS