FOTOGRAFI PORTRETI

Bëhuni krijues: si të shkrepni portrete abstrakte

Shtoni një element tjetër në portretet tuaja duke eksperimentuar me ekspozime të ndryshme, pikturë me ngjyra, lojë me hije etj. për abstraksione mahnitëse.
Gjurmë shumëngjyrëshe dritash përsillen rreth një modeleje me duart në ijë, përkundër një sfondi të zi.

Abstraksioni figurës njerëzore ka marrë shumë forma gjatë historisë së artit, nga format kubiste të Picasso-s deri te skulpturat e Henry Moore-it. Në fotografi, një portret abstrakt mund të na ofrojë një realitet tjetër nda fytyrat dhe trupat e përditshëm të cilat jemi mësuar të shikojmë. Nuk ka rregulla, nuk ka nevojë për qartësi apo saktësi. Në vend që të kapim paraqitje të sakta të subjekteve tona, ne mund të përçojmë koncepte dhe emocione përmes pamjeve tona. Është dhe një mënyrë e mirë për të provuar aftësitë tona me kamerën dhe një mundësi për eksperimentim dhe lojë.

1. Luani me hijet

Në këtë imazh bardhezi koka e një modeleje inkuadrohet ngushtë përkundër një sfondi të zi, ku hija nga dizajni mandala i bie mbi ballë dhe nëpër pjesën tjetër të fytyrës.

Ky portret bardhezi thekson më së miri lojën mes hijes dhe dritës. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/500 sek, f/4 dhe ISO100.

Një modele qëndron ulur nën dritën e diellit përkundër një sfondi të zi, një motiv mandala i mbajtur përpara saj nga një stativ krijon hije në lëkurën e saj.

Vendosur mes diellit të fortë dhe subjektit tonë, shablloni rrethor mandala krijon një sërë hijesh interesante. Canon RF 85mm F2 Macro IS STM ka gjatësinë fokale ideale për këtë këtë lloj portreti në plan të afërt.

Përse të mos krijoni motive interesante drite dhe hijeje nëpër subjektin tuaj? Gjithçka që ju nevojitet është një objekt me vjaska apo vrima për të lënë hyrjen e dritës. Këto lloje bllokuesish drite quhen "gobos" në anglisht (shkurtim për kalime ndërmjetëse). Mbase do të mund të gjeni shumë gjëra rrotull shtëpisë që mund t'ju bëjnë punë. Mund t'ju bëjnë punë batanije të thurura lirshëm, mbulesa kaloriferi, grila me listela për dritaret, kullesa ose edhe degë pemësh apo tryeza metalike oborri përjashta. Këtu kemi përdoru një shabllon me një motiv rrethor mandala. Natyrisht, mund dhe të krijoni "gobot" tuaja të personalizuara me një fletë dhe një thikë letre.

Thelbi është të krijoni hije të mirëdefinuara me "gobon" tuaj për ta përdorur si burim drite me konture të forta. Drita e drejtpërdrejtë është ideale, por mund dhe të përdorni një elektrik dore, një llambë të pambuluar ideale, por mund dhe të përdorni një elektrik dore ose një Speedlite. Sa më i vogël burimi i dritës, aq më të forta dhe të qarta do të jenë hijet. Silleni "gobon" sa më pranë fytyrës të jetë e mundur dhe nëse përdorni dritë artificiale lëvizeni burimin larg dhe fikini të gjitha dritat e tjera. E mira me portretet abstrakte është se nuk ju duhet detyrimisht komplet i nivelit profesional për të shkrepur poza cilësore. Një DSLR praktike për rishtarët, si p.sh. Canon EOS 850D me objektiv të vetin ose objektiv për portrete do të ishte ideal. Sa për cilësimet e kamerës, përdorni modalitetin Aperture priority (Av) dhe provoni të shtoni një ndalesë ose dy për ekspozim negativ të kompensimit që dritat të mund të dalin mirë dhe të thella.

2. Shkrepni refleksione surrealiste

Një kamerë mbahet pranë tokës, duke synuar një grup copëzash të thyera e të mbivendosura pasqyre.

Disa copëza të thyera pasqyre mund të përdoren për portrete atmosferike. LCD rrotulluese në Canon EOS R6 është shumë praktike kur shkrepni nga toka në këtë mënyrë.

Një grup copash të thyera pasqyre qëndron përtokë, copa më e madhe pasqyron kokën dhe kraharorin e një burri që shikon tutje.

Tregoni një histori për identitetin dhe veten me copëzat e thyera të një pasqyre. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/60 sek, f/22 dhe ISO640.

Pasqyrat mund të sjellin ndjesi të forta për veten dhe identitetin, ndaj dhe janë rekuizita ideale për t'ju prezantuar me portretet abstrakte. Kur punoni me pasqyra, sfida është të kapni këndet saktë dhe ta pozicioni subjektin në refleksion. Mund dhe t'ju duhet të zgjidhni mes fokusimit në figurën e reflektuar ose në vetë pasqyrën, pasi të secila do të jetë në plane të ndryshme fokusi. Nëse doni që të dyja të jetë të mprehta, provoni të përdorni një aperturë të ngushtë, si p.sh. f/16, pasi kjo ju lejon të zgjeroni thellësinë e qartësisë.

Duke përdorur një pasqyrë mund të shkrepni një sërë imazhesh abstrakte, duke eksperimentuar me autoportretet dhe duke krijuar kënde. Nëse keni një pasqyrë të vogël dore, mund ta bëni subjektin ta mbajë pranë fytyrës, duke realizuar një portret surrealist, përndryshe mund të përdorni më shumë se një pasqyrë të madhe dhe të krijoni efekt pafundësie me imazh që nuk mbaron kurrë.

3. Pikturoni fytyrat me dritë

Gjurmë shumëngjyrëshe dritash përsillen rreth kokës dhe kraharorit të një modeleje, përkundër një sfondi të zi.

Gjurmët shumëngjyrëshe të dritave mund të krijojnë një efekt dramatik, fantastik. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 44mm, 8 sek, f/16 dhe ISO100.

Një modele qëndron përpara kamerës me stativ me njërën dorë mbi ijë. Pas saj një burrë mban një dritë rrotulluese shumëngjyrëshe LED.

Një elektrik dore ose LED rrotullues (nga ato që mund të bëni në shtëpi ose të blini në panaire) mund të përdoret për të krijuar gjurmë rrotulluese drite rreth subjektit tuaj përgjatë një ekspozimi të gjatë.

Ndërsa ne përjetojmë realitetin nga njëri moment në tjetrin, kamera ka mundësinë të kapë kohëzgjatje të tjera të gjitha një një pamje të vetme. Ekspozimi i gjatë na mundëson ta zgjerojmë shpejtësinë e shkrehësit për lloj-lloj efektesh abstrakte dhe një nga më tërheqëset është piktura me ngjyra.

Duke e lëvizur burimin e dritës, si p.sh. një elektrik dore të ngjyrosur, përreth një skene gjatë një ekspozimi prej disa sekondash mund të krijoni gjurmë mahnitëse drite. Për të bërë portretet e pikturuara me dritë duhet të shkrepni në një ambient të errët (duhet të jetë errësirë e plotë), t'i kërkoni subjektit të qëndrojë sa më pa lëvizur të jetë e mundur dhe ta vendosni kamerën në një stativ. Cilësimet e duhura të ekspozimit do të varen nga gjatësia e elektrikëve të dorës dhe çfarëdo drite ambienti, por një pikë e mirë nga të nisni është modaliteti Manual (M) me shpejtësi shkrehjeje rreth 13 sekonda, aperturë f/16 dhe ISO100. Shtypni shkrehësin dhe pastaj filloni ta lëkundni elektrikun e dorës ose burimet e tjera të dritës rreth subjektit në vija të shtruara dhe fluide për të pikturuar me anë të dritës. Provoni të pikturoni edhe përpara, edhe pas subjektit tuaj, për t'i dhënë thellësi efektit, dhe provoni ta ndriçoni elektrikun drejt fytyrës së tyre për ta ndriçuar po njësoj – mos harroni ta bëni këtë nga anët që të mos dilni dhe vetë në foton përfundimtare.

4. Shkrepni përmes xhamit

Një burrë duke mbajtur një kamerë në sy, shkrep përmes një dere xhami të spërkatur me bula uji drejt një modeleje që ndodhen në anën tjetër.

Shkrepja përmes xhamit mund të turbullojë apo errësojë disi subjektin, ndërsa uji në xham mund të shtojë efekte të mëtejshme atmosferike.

Një grua shikon anash me sytë e mbyllur. Ajo është jashtë fokusi dhe shikohet përmes një xhami me bula uji që rrëshqasin për poshtë.

Një aperturë e gjerë prej f/2.8 së bashku me qartësinë e objektivit Canon RF 50mm F1.8 STM na bën të mundur t'i sjellim bulat e ujit në dritare përpara dhe të kalojmë fytyrën mbrapa jashtë fokusit. Shkrepur në Canon EOS R6 në 1/200 sek, f/2,8 dhe ISO320.

Sipërfaqet e tejdukshme janë ideale për portrete abstrakte. Kur vendosen mes subjektit dhe kamerës, xhami i akullit, mëndafshi i hollë apo çfarëdo sipërfaqeje tjetër gjysmë e tejdukshme i errëson detajet por jep gjithsesi idenë e fytyrës, duke rezultuar në portrete të një bukurie eterike. Provoni ta vendosni subjektin në njërën anë të një dritareje, me fytyrë nga drita, pastaj ta shkrepni nga ana tjetër e xhamit. Eksperimentoni me pikën e fokusit – mund t'ju duhet të fokusoheni në sipërfaqe në mënyrë që fytyra nga pas të dalë turbull. Një spërkatje me ujë mbi xham mund të krijojë një atmosferë të bukur melankolike, sidomos kur shkrepni në një ditë të vrenjtur.

5. Krijoni ekspozime të ndryshme

Konturet e fytyrës dhe të supeve të një gruaje mbushen me bojëra spirale të kuqe dhe të kaltra.

Shkrepja e një portreti përkundër një sfondi të shndritshëm do të thotë që mund të përdorni dopjoekspozim sa për t'i mbushur konturin. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/250 sek, f/5 dhe ISO100.

Ekrani LCD i një kamere tregon kokën dhe supet e një gruaje përkundër një qielli të shndritshëm, të mbivendosur nga stërkala boje të kaltër dhe të kuqe.

Modaliteti i ekspozimit të shumëfishtë në Canon EOS R6 na mundëson t'i kombinojmë portretet me çfarëdo që na pëlqen. Ne kemi shkrepur një sërë spërkatjesh me bojë për rezultate vibrante.

Modaliteti Multiple exposure në kamerën tuaj Canon ju mundëson t'i kombinoni të dy fotot bashkë për të krijuar imazhe konceptuale dhe efekte abstrakte. Efekti është i frymëzuar nga teknika e vjetër e kamerave me film e ekspozimit dy herë të të njëjtit kuadër të filmit. Por me kamerat e Canon, si p.sh. EOS R6 mund t'i shpini gjërat në nivel krejt tjetër. Pasi të zgjidhni një numër ekspozimesh në menynë e kamerës, shkrepim pozën e parë, pastaj teksa kompozojmë të dytën shikojmë kuadrin e mëparshëm të mbivendosur mbi pamjen direkte, çka na ndihmon t'i inkuadrojmë që të punojnë në harmoni. Këtë efekt mund ta arrini dhe në pasprocesim duke përdorur Canon Digital Photo Professional (DPP).

Kur realizoni portrete me dopjoekspozim, provoni ta inkuadroni subjektin në profil, me siluetë përkundër një sfondi të ndriçuar si p.sh. qiellit ose një dritareje. Pastaj, kur të nxirrni kuadrin e dytë ky do të shkojë sipas konturit të fortë të kokës. Për sa i përket kuadrit të dytë (ose të tretë, të katër a të pestë), zgjedhjet krijuese janë të pafundme. Mund të zgjidhni një peizazh urban ose një skenë natyre, të zgjidhni një objekt që subjekti e ka për zemër, ose të shkrepni ndonjë kafshë apo dhe të shkrini një person tjetër në figurë.

Herës tjetër që do të dilni për shkrepur një portret, mendojeni në formë tjetër dhe shprehni vetveten me cilëndo prej këtyre këshillave.


Shkruar nga James Paterson

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

  • FOTOGRAFI PORTRETI

    Portrete përrallore

    Dhjetë këshilla eksperteje për të krijuar imazhe të paharrueshme mistike me Rosie Hardy.

  • FOTOGRAFIA KRIJUESE

    Eksperimentoni me shtatë stile të ndryshme

    Shpjereni fotografinë tuaj në drejtime të reja dhe krijoni imazhe të jashtëzakonshme duke provuar nga një stil të ri çdo ditë.

  • PORTRET

    Portretizim i personave queer me ndjenjë

    Fotografi jo-binar Louis Painter mbi fotografimin e komunitetit queer.

  • PROJEKTE PËR SHTËPINË

    Krijoni studion tuaj në shtëpi

    Zbuloni se si të bëheni krijues me blicin dhe të shkrepni portrete mahnitëse pa shpenzime.