PRINTIM KRIJUES

Një mënyrë më e menduar për të transformuar shtëpinë tuaj: zbuloni artin e prerjes së letrës

Artistja dhe punëdoriste, Aimee Graham, ndaj udhëzimet e saj hap pas hapi për krijimin e punimeve të bukura artistike përmes prerjes së letrës.
Një printer PIXMA TS8350 Series, i shfaqur në një tryezë me një punim të kornizuar punëdoreje.

Për punëdoristen, Aimee Graham, kalimi i gërshërëve në letër është një mënyrë ngadalësimi - një mënyrë e menduar krijimi punimesh shumëngjyrëshe që është edhe personale edhe imagjinuese. Nga format dhe motivet abstrakte deri te siluetat e kafshëve dhe skenat e plazhit, mbishtrimi i formave është argëtues për të gjithë familjen dhe mund të përdoret për të krijuar art unik mural apo edhe kartolina urimesh.

Aimee nisi për herë të parë punëdoren pas një udhëtimi në Japoni, ku i la mbresa arti i lashtë i origamit. Këtu ajo shpjegon se si ka përdorur një printer Canon PIXMA TS8350 Series dhe njohuritë e saj në prerjen e letrës për të krijuar punime të frymëzuara që janë ideal për t'i dhënë hare shtëpisë suaj.

1. Imagjinoni një ide origjinale dhe krijuese

Një skenë pylli me forma në kornizë mbi një sfond portokalli.

Hapi i parë i Aimee ishte të mendonte një ide. Ajo përdor natyrën si frymëzim dhe inkurajon kërkimin në internet për foto interesante dhe silueta që mund të kopjohen.

"Më pëlqen të punoj me letrën pasi është shumë fleksibël," - thotë Aimee. "Është një produkt natyral, mund të përdoret për art dy- ose tredimensional, dhe nuk të duhet ndonjë aftësi e veçantë për të nisur së krijuari gjëra me të."

Aimee filloi të kërkonte për forma të thjeshta në internet që do t'i shërbenin si silueta. "Unë banoj anës detit dhe më pëlqen të jem në natyrë, ndaj fillova duke kërkuar pamje të skenave me oqean dhe pyje," - sqaron ajo.

"Procesi fillon gjithnjë me gjetjen e frymëzimit. Idetë të bëhet unike kur humbet veten gjatë punës dhe lihesh në duart e krijimtarisë. Atëherë ndodh dhe mrekullia."

2. Zgjidhni shabllonet për printim

Një grua përdor telefonin e saj për të vendosur dy imazhe mbi një copë letre për t'i printuar

Aimee përdori aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor për t'i pozicionuar me të shpejtë printimet e saj në letër nga celulari.

Një grua merr një copë letre me imazhe të printuara mbi të nga një printer

"Printeri ishte shumë i lehtë në përdorim," - thotë Aimee. "E instalova aplikacionin Canon PRINT në telefon dhe lidhja e tij me Wi-Fi ishte e thjeshtë."

Aimee i gjeti siluetat e saj të kafshëve, njerëzve, pemëve dhe rrezeve të diellit duke kërkuar në internet, po ju mund të kërkoni për frymëzim edhe te Creative Park.

Aimee i sistemoi imazhet në një faqe duke përdorur aplikacionin Easy-PhotoPrint Editor dhe i printoi në një Canon PIXMA TS8350 Series. "Printeri ndihmoi vërtet pasi sapo gjeta siluetat që më pëlqyen, munda t'i sistemoj në aplikacion dhe t'i printoj menjëherë. Pasja e formave të prekshme përpara syve ta bën më të lehtë nisjen nga puna. Ky projekt ishte i vështirë në fillim. Zakonisht punoj me letër në 3D, ndaj dhe ishte pak ndryshe të mendoje për në dy dimensione."

3. Zgjidhni letrën e duhur për artin tuaj

Një printer Canon PIXMA në një dysheme të gurtë me një shtrojë prerjeje dhe një asortiment letrash dhe artikujsh kancelarie.

Aimee ka përdorur Matte Photo Paper pas vuri re se ishte ideale për prerje duke ruajtur forcën, pa shenja palosjeje apo grisjeje, por ju mund të përdorni dhe atë me shkëlqim ose t'i kombinoni bashkë.

Për të krijuar punimet e punëdores ju duhet një shtrojë prerjeje, një thikë apo bisturi punëdoreje, gërshërë dhe një kombinim letrash ose kartoni.

"Letra duhet të ketë trashësi të mjaftueshme për të ruajtur formën e vet pas prerjes, forcë të mjaftueshme për të mos u grisur, por jo dhe aq e trashë sa të vështirësojë prerjen," - shpjegon Aimee. "Unë kam përdorur Matte Photo Paper për printimin e siluetave të mia pasi është mjaftueshëm e fortë për të punuar me të, por jo shumë e vështirë për t'u prerë."

4. Krijojini me kujdes format tuaja

Një person punon me një formë letre, duke i vendosur një formë dëbore mbi disa male.

Aimee u mësua me punën në dy dimensione duke mbishtruar forma të ndryshme në ngjyra të forta për t'u dhënë më shumë thellësi punimeve të saj.

Një person pret me kujdes siluetën e një gruaje.

Mund të fillosh me forma më të thjeshta përpara se të kalosh në prerjen e siluetave më të detajuara që kërkojnë precizion.

"Unë e dija që dëshiroja të krijoja disa skena të ndryshme që do të shfaqeshin në korniza," - thotë ajo. "Duke përdorur kornizat si orientuese të madhësisë, fillova me prerjen e formave, duke luajtur me kompozimin dhe duke zgjedhur skemat e ngjyrave."

Prerja e përpiktë kërkon durim dhe ushtrim, ndaj Aimee këshillon të nisni një herë me format e thjeshta, sidomos nëse jeni rishtarë në përdorimin e thikës së punëdores.

"Unë bëj lule letre krep, ndaj kam gërshërë të holla që janë të imëta dhe tejet të mprehta - ideale për këtë projekt. Fillova duke prerë format më të thjeshta në fillim, duke punuar dhe me gërshërët, dhe me thikën e punëdores," - thotë ajo.

"E mira e përdorimit të një thike punëdoreje përkundër gërshërës është se mund ta ruani konturin po njësoj si vetëm formën, gjithnjë nëse i bëni mirë prerjet. Këtë bëra me konturet e bredhit të hirtë dhe prej aty u frymëzova për një punim krejt të ri – pemën familjare," - thotë ajo.

5. Përfundoni dizajnet tuaja

Një letër e bardhë mbi një tryezë me forma letre bredhash të hirtë.

Pas prerjes së këtyre formave të pemëve, letra e mbetur mund të përdoret dhe si sfond efikas për një punim tjetër.

Një skenë punëdoreje e gjelbër dhe e bardhë me emra të shkruar përgjatë pemëve.

Një nga idetë e Aimee ishte një skenë pylli e dekoruar me emrat e pjesëtarëve të familjes si një paraqitje moderne e "pemës familjare".

Përfshirja e kontureve nga format e prera i mundësoi Aimee-t të shtonte një dimension të ri në dizajnin e pemës së saj familjare.

"Krova një shtresë të hollë boje të bardhë dhe të kafenjtë në mes të letrës sime bazë, vendosa konturin e pemëve mbi të dhe në fund shtova format e veçanta të pemëve. Në këtë stad e përfytyroja si njëfarë peme familjare, ndaj krijova format e emrave, duke i konturuar me dorë të lirë për të përfunduar punimin."

6. Bëjeni aktivitet familjar

Një rresht punimesh punëdoreje madhësish të ndryshme ndodhet mbi një tryezë.

"Ky projekt tregon se si mund të bësh art duke prerë forma bazike, duke i mbajtur gjërat të thjeshta dhe duke i bërë më komplekse, si p.sh. në silueta të detajuara," - thotë Aimee.

Aimee ka përdorur format e ndërlikuara të dizajneve të saj duke i prerë me precizion me thikën e saj të punëdores. Por rezultate po aq mbresëlënëse mund të arrihen duke përdorur forma më të thjeshta dhe një palë gërshërë të zakonshme, çka do të thotë që prerja e letrës mund të jetë dhe një aktivitet i këndshëm për të gjithë familjen.

"Për fëmijët, prerja e formave i ndihmon në fakt të përmirësojnë koordinimin e duarve me sytë, si dhe të përforcojnë aftësitë e lëvizjes, ndaj për sa kohë që është diçka e sigurt dhe nën mbikëqyrje, është e mirë për ta.

"Unë kam qenë krijuese për aq kohë sa s'më kujtohet tanimë. Jam rritur me një nënë artistike, një baba që mund të ndërtonte gjithçka," - thotë ajo. "Ndihem tejet e lidhur me veten kur jam krijuese. Është një punë e atij fëmijës së brendshëm të gjithkujt që është sa paqësuese aq edhe përmbushëse."

Për më shumë frymëzim për punëdore, na ndiqni në Pinterest. Dhe mos harroni t'i ndani krijimet tuaja në rrjetet sociale duke përdorur etiketën #MadeWithPIXMA.



Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • PRINTIM KRIJUES

    Printoni dhe krijoni punëdore muri me flutura

    Punëdoristja, Aimee Graham, tregon se si të bëjmë dekorime me porosi përmes printimit.

  • Një printer Canon PIXMA G6050 dhe Canon Magnetic Photo Paper në një tryezë pranë krijimeve prej punëdoreje me letër, duke përfshirë një celular dinozaur, një kokë njëbrirëshi dhe ngjitëse në formë maceje.

    PRINTIM KRIJUES

    Punoni dekorime të stilizuara për shtëpinë

    Nisjani nga punëdoret dhe dekorojeni shtëpinë me Creative Park dhe një printer PIXMA G6040.

  • Një koleksion kartolinash urimesh të punuara me dorë në një tryezë pranë një printeri Canon.

    PRINTIM KRIJUES

    Kartolina urimesh me porosi

    Nëse keni ca letër, një printer dhe ju pëlqen të jeni krijues, provoni punëdoren në shtëpi.

  • Një person që shkruan në një ditar, faqet e mbushura me foto dhe ngjitëse.

    PRINTIM KRIJUES

    Shprehni vetveten me ditarët krijues

    Shënimi në ditar mund të jetë një mënyrë për të shprehur krijimtarinë tuaj, si dhe për të përmirësuar gjendjen mendore.