PRINTIMI DHE PUNËDORET

Rikrijoni pikturat e famshme me minipunëdore

Krijoni galerinë tuaj të artit në miniaturë duke përdorur një Canon SELPHY Square QX10 dhe aplikacionin SELPHY Photo Layout me këshilla dhe marifete nga ekspertët e dioramës, Ole Friedrich dhe Esther Mora Chavarria.
Një galeri arti prej letre në miniaturë, e punuar me dorë, me dy piktura të varura në mure të kuqe, dhe një figurinë në miniaturë që qëndron në plan të parë duke vëzhguar artin.

A keni krijuar ndonjëherë një dioramë, një model që shfaq një skenë me anë të figurave tredimensionale? Diorama mund të marrë formën e një dizajni në shkallë të vogël ose të madhe, dhe edhe pse mund të duket e ndërlikuar, nuk keni përse të shpenzoni shumë para për të krijuar një të tillë vetë.

Pak persona e njohin artin e të krijuarit të dioramave në miniaturë më mirë se Ole Friedrich dhe Esther Mora Chavarria, të cilët kanë grumbulluar rreth 114 000 ndjekës në TikTok. Ata kanë tërhequr vëmendjen e audiencës së tyre duke krijuar diorama historike të ndërlikuara shumë të sakta, duke filluar nga ato parahistorike me dinozaurë, e deri në pamje nga safari me rinoqerontë dhe drerë.

Në rubrikën e fundit të serisë Canon SELPHY Craft Club, Ole dhe Esther krijuan një galeri arti në miniaturë ku shfaqin dy nga pikturat më të njohura në histori, duke shtuar detaje nga vetja e tyre. Për këtë projekt, ata kanë zgjedhur pikturat “Vajza me vëth perle” të Johannes Vermeer-it dhe “Puthjen” e Gustav Klimt-it.

Shihni se si i kanë realizuar duke përdorur një printer Canon SELPHY Square QX10, teksa ju tregojnë procesin dhe ju ofrojnë këshilla e marifete për t'ju ndihmuar që të krijoni edhe ju modelin tuaj.

Koncepti

Printimet e “Vajzës me vëth perle” të Johannes Vermeer-it dhe “Puthjes” së Gustav Klimt-it vendosur në një tavolinë përpara një printeri Canon SELPHY Square QX10 dhe me materiale të tjera arti.

Ole-ja dhe Esther-i zgjodhën piktura publike, si “Puthjen” e Gustav Klimt-it dhe “Vajzën me vëth perle” të Johannes Vermeer-it. Është e rëndësishme ta kontrolloni këtë. në mënyrë që të mos hasni probleme me të drejtën e autorit nëse e bashkëndani punën tuaj në internet. Mund të jetë një proces që kërkon kohë, por mund të jetë edhe i këndshëm pasi do të gjeni fakte argëtuese rreth artit për t'i bashkëndarë me të tjerët.

Të vendosur në Barcelonë, Spanjë, Ole-ja dhe Esther-i janë njohur gjatë studimeve për arkeologji në Universitetin e Barcelonës në vitin 2019. Ata vizituan “Miniatur Wunderland” në Hamburg, Gjermani, dhe u mahnitën shumë nga modelet që panë aty dhe vendosën të krijonin vetë skena në miniaturë. “Ishte një mënyrë interesante për të shpjeguar historinë e një kishe për shembull, në një mënyrë ndërvepruese dhe argëtuese që fëmijët dhe të rriturit të mund ta kuptonin historinë,” thotë Esther-i.

Ata të dy kanë formim artistik, prandaj duan të kombinojnë aftësitë e tyre në vizatim dhe pikturë me diplomën që kanë. Ata tani krijojnë diorama për të edukuar të tjerët, por kjo ishte hera e parë që ata krijuan një galeri arti në miniaturë.

Procesi

Mbi një tavolinë është vendosur një Canon SELPHY Square QX10, afër disa copave shkume të fortë, një vizoreje dhe një lapsi.

Ju mund të filloni të realizoni galerinë tuaj të artit në miniaturë me materiale bazë që mund të gjenden në shtëpinë tuaj, duke përfshirë ngjitës, gërshërë, letër fotoje Canon dhe xhingla që nuk mund t’i përdorni diku tjetër. Çelësi është ripërdorimi dhe riciklimi në mënyrë që asnjë material të mos shkojë dëm.

Dy duar lyejnë me bojë të kuqe dy copa shkume për të ndërtuar muret e galerisë.

Punëdoret prej letre në miniaturë mund të jenë shumë relaksues dhe ju ndihmojnë të shpërqendroheni nga problemet tuaja. Ole-ja dhe Esther-i zakonisht dëgjojnë një podcast në sfond ndërkohë që realizojnë detyrat e tyre përkatëse. “Është shumë e lehtë të humbasësh në të dhe nuk e kupton se sa kohë ka kaluar,” thotë Ole-ja.

Galeritë e artit në miniaturë mund të jenë aq të thjeshta ose aq të komplikuara sa dëshironi ju, në varësi të asaj që doni të arrini. Ju mund të krijoni një galeri me shumë piktura dhe figurina njerëzish ose mund të krijoni diçka më të vogël dhe të mblidhni disa figurina në vetëm një pikturë. Nuk është e nevojshme as të shpenzoni shumë para. Ole-ja dhe Esther-i kontrolluan shtëpinë e tyre dhe ripërdorën artikuj nga projektet e kaluara dhe objekte të rëndomta që kishin mbledhur ndër vite.

  • Kërkimi: “Gjëja e parë që duhet të dini është nëse piktura është publike apo jo, që të mund ta përdorni për çdo aktivitet,” thotë Esther-i. “Ne krijojmë diorama reale, prandaj kërkojmë piktura të famshme në Google Art Project, por gjithashtu mund të vizatojmë diçka me dorë.”
  • Mbledhja e materialeve: “Për këtë projekt, kemi përdorur shkumë të fortë për të krijuar muret dhe dyshemenë,” thotë Ole-ja. “Dyshemeja është veçanërisht e rëndësishme pasi duhet të krijosh një teksturë, prandaj e lyem me bojë natyrale për t’i dhënë pamjen e një dyshemeje galerie prej druri.”
  • Dizajni dhe struktura: “Mendoni se si dëshironi të duken pikturat: nëse dëshironi t'i bëni në formën drejtkëndore tradicionale apo dëshironi të eksperimentoni diçka ndryshe,” thotë Esther-i. “Aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout ju jep shumë opsione që mund të eksploroni; mundësitë janë të pafundme. Më pas, mendoni për kornizën. Ju mund të retushoni brenda aplikacionit, pra mund të zgjidhni nëse doni një kornizë tradicionale që nuk është se vihet shumë re, ose dëshironi që ta bëni më ekstravagante me dizajne të ndryshme.”
  • Printimi: “E mira e përdorimit të Canon SELPHY Square QX10 është fakti se, duke qenë se është aq i vogël, mund ta marrim me vete gjithandej në ambientin e punës,” thotë Esther-i. “Edhe printimi ishte i shpejtë, kështu mund të vazhdonim të eksperimentonim.” Printimet nga SELPHY Square QX10 janë ngjitëse në pjesën e pasme, çka i bën edhe më të thjeshta për t'ia shtuar dioramës suaj.
  • Elementi njerëzor: “Më pas, duhet të kërkoni ose krijoni një figurinë,” thotë Ole-ja. “Gjithashtu, figurina duhet të pozicionohet në mënyrë që të duket sikur po ndërvepron me hapësirën për të treguar pak lëvizje dhe për ta bërë më tërheqëse.”
  • Kleçka të fshehura: “Në të gjitha punimet tona, shtojmë gjithmonë objekte të rëndomta të cilat shikuesit mund t’i shohin dhe t’i bëjnë për të qeshur,” thotë Esther-i. “Në këtë projekt, përfshimë një kolonë të thyer, nga një projekt tjetër dhe në të vendosëm një ketër të vogël. Ky ishte një mendim spontan, dhe ne e bëjmë këtë vetëm në fund për t’u argëtuar pak. Po shtoni një diçka nga vetja dhe kjo është një ide që vjen vetëm pasi të keni mbaruar projektin dhe të keni vënë re një hapësirë boshe.”
  • Ngjitja: “Ju i krijoni të gjitha elementet më vete dhe nga hiçi krijohet diçka shumë e bukur,” thotë Esther-i. “Bashkimi i të gjitha elementeve e sjell punimin në jetë.”

Printeri

Një dorë mban një smartfon, në ekranin e të cilit shihet aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout, që shfaq “Puthjen” e Gustav Klimt-it, me një printim të pikturës, dhe “Vajzën me vëth perle” të Johannes Vermeer-it, si edhe një Canon SELPHY Square QX10, mbi një tryezë më poshtë.

Aplikacioni Canon SELPHY Photo Layout është pika juaj e njësuar për nevojat tuaja të retushimit dhe printimit. Mund të zgjidhni strukturën që dëshironi dhe madje mund të shtoni tekst, korniza dhe pulla. Kjo është e dobishme nëse, për shembull, dëshironi të shtoni pak informacion rreth piktorit në pikturën tuaj në miniaturë.

Materialet e projekteve vendosen në një tavolinë, duke përfshirë shkumën e fortë të lyer, një printer Canon SELPHY Square QX10, dy printime pikturash në miniaturë, një laps, vizore, biçak dhe shkumë ekstra.

Canon SELPHY Square QX10 ishte shumë i dobishëm sepse nuk duam të pikturojmë dhe të krijojmë gjithmonë piktura nga fillimi,” thotë Esther-i. “Përdorimi i këtij printeri na ka frymëzuar vërtet dhe mendojmë se do ta përdorim edhe në projekte të ardhshme.”

Gjatë bashkëpunimit të tyre, Ole-ja dhe Esther-i nuk kanë përdorur asnjëherë printer. Ata i kanë vizatuar dhe pikturuar gjithmonë përbërësit e projekteve të tyre me dorë. “Kjo mund të marrë shumë kohë,” vëren Ole-ja. Puna me Canon SELPHY Square QX10 në një farë mënyre, ka revolucionuar procesin e tyre të punës. “SELPHY Square QX10 është plotësisht ndryshe nga printeri tipik që mund të kemi,” thotë Esther-i. “Deri në këtë moment, ne nuk kemi përdorur printer për punimet tona sepse nuk e kemi parë si diçka me potencial, por ky printer e ka ndryshuar këtë gjë.”

Një nga gjërat më të mira rreth printerit, thotë Esther-i, është cilësia e printimeve. “Është shumë e rëndësishme që të ndërtohet një miniaturë që duket si reale, printimet ishin cilësore dhe ngjyrat dukeshin të ndezura,” shton ajo. Printimet zgjasin deri në 100 vjet1, prandaj ky printer kompakt është printeri ideal për një projekt të tillë.

Çiftit i pëlqeu edhe përdorimi i aplikacionit Canon SELPHY Photo Layout. “Mjeti ynë kryesor i punës është telefoni, pasi e përdorim për të regjistruar video për rrjetet tona sociale,” thotë Esther-i. “Ky aplikacion ishte shumë i dobishëm pasi mund të printonim çfarë të donim pa u dashur të hapim kompjuterin tonë dhe të kërkonim një aplikacion.” Aplikacioni, i përshtatshëm për iOS dhe Android, i mundësoi Ole-s dhe Esther-it të modifikonin shpejt fotot e tyre dhe të zgjidhnin paraqitjen, dhe SELPHY Square QX10 iu deshën afërsisht 43 sekonda për të printuar, duke ua lehtësuar punën. “Edhe lidhja e aplikacionit me printerin ishte e lehtë; gjithçka që duhej të bënim ishte të skanonim kodin QR,” thotë Ole-ja. “Nuk mund të ishte më e thjeshtë”

Personat e dhënë pas historisë ju japin tre këshilla për të realizuar një galeri arti të suksesshme në miniaturë:

  • Kërkoni frymëzim. Mund të vijë nga një shfaqje televizive ose postim në Pinterest - duhet të keni referenca vizuale.
  • Eksperimentoni me materiale, mos merrni gjënë e parë që shikoni. Ndonjëherë, mund të gjeni shumë gjëra në shtëpinë tuaj ose jashtë në natyrë, kështu që eksperimentoni dhe shihni sesi funksionon.
  • Ripërdorni gjithçka. Shumica e materialeve që Ole-ja dhe Esther-i përdorin janë të ricikluara, si për shembull kuti të vjetra vezësh. Në këtë mënyrë, ju mund të argëtoheni pa dëmtuar mjedisin.

Rezultatet

Afër printerit Canon SELPHY Square QX10 është vendosur mbi tavolinë një galeri arti në miniaturë.

Canon SELPHY Square QX10 është një aset i rëndësishëm për ne në punishten tonë dhe duam t'ia prezantojmë atyre që marrin pjesë në seminaret tona”, thotë Esther-i. “Hap dyer të reja jo vetëm për ne, por edhe për pjesëmarrësit. Nuk mund të shpenzosh dy orë duke realizuar një pikturë, prandaj ky printer mund t'ju kursejë atyre shumë kohë dhe madje të tërheqë më shumë persona në krijimin e skenave në miniaturë.”

Një pamje nga afër e një figurine në miniaturë përballë printimeve në miniaturë të “Vajzës me vëth perle” të Johannes Vermeer-it dhe “Puthjes” së Gustav Klimt-it, të varura në një galeri në miniaturë dioramë.

“Printeri ynë normal është i mirë për shumë gjëra, por jo për prodhimin e printimeve me rezolucion të lartë në shkallë të vogël,” thotë Ole-ja. “Deri më tani, nuk kemi mundur të bëjmë shumë gjëra sepse, për shembull, është shumë e vështirë të pikturosh me dorë një tabelë të vogël të sinjalistikës rrugore. Canon SELPHY Square QX10 printon shumë mirë, edhe në shkallë të vogël, kështu që do të ndryshojë mënyrën se si i bëjmë gjërat.”

“Ne jemi mësuar të krijojmë më shumë diorama arkeologjike, kështu që galeria e artit në miniaturë ishte diçka sfiduese për ne,” reflekton Ole-ja. “Por ishte shumë argëtuese. Puna me materiale që i njohim, por shndërrimi i tyre në diçka të panjohur, na bëri të ndiheshim sikur kishim arritur diçka të madhe.”

Ole-ja dhe Esther-i kalojnë shumë kohë së bashku, kështu që ata thonë se ndarja e detyrave është e rëndësishme në mënyrë që të mos pengoni njëri-tjetrin. “Kur filluam projektin, ishim spontanë, por për shembull, shpejt vumë re se njëri prej nesh dinte më shumë për ngjyrat dhe tjetri dinte më shumë për strukturën”, thotë Ole-ja. “Shihni me cilën detyrë ndiheni më mirë. Është mirë të kesh specialitetin tënd dhe ndarja e detyrave të bën të ndihesh sikur po punoni së bashku por më vete. Besoni te njëri-tjetri dhe kini besim se rezultati do të jetë fantastik.”

Tani që je i pajisur me mjete dhe një udhëzues për krijimin e galerisë tënde të arteve në miniaturë, pse nuk e provon? Jo vetëm që është e kënaqshme, por është edhe edukative - kushedi çfarë faktesh interesante mund të mësoni rreth botës së gjerë dhe të bukur të artit. Ose. nëse dëshironi mund të provoni një qasje më personale, pse nuk krijoni një galeri me punimet artistike të fëmijëve tuaj, për të treguar se sa vlerë kanë për ju? Ose, pse të mos krijoni një dhuratë të personalizuar me fotografi nga pushimet? Mundësitë janë të pafundme!

Shkruar nga Nikita Achanta

  1. Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23°C/73.4°F dhe lagështirë 50%.

Produkte të ngjashme

  • Printerë për shtëpi

    SELPHY SQUARE QX10

    Ruajini kujtimet tuaja të veçanta si printime të punuara me hijeshi që mund t'i merrni kudo, në lidhje me valë.
  • Printerë për shtëpi

    SELPHY CP1500

    Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.
  • Printerë për shtëpi

    Canon Zoemini 2

    Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2.
  • Artikuj të ngjashëm

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Bëni një kuti "shpërthyese" me foto

    Lini Trinh ndan kutinë e saj "shpërthyese" me foto të bërë me punëdore duke përdorur printerin Canon SELPHY CP1500.

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Punëdore artistike

    Artisti Zack McLaughlin frymëzohet nga një shabllon i martinit peshkatar të Canon Creative Park.

  • PRINTIM KRIJUES

    Krijoni librin tuaj me tregime

    Lëreni imagjinatën të lirë në një libër tregimesh të punuar me dorë duke përdorur Canon SELPHY CP1500.

  • PRINTIME KRIJUESE

    Printerët më të mirë portativë të Canon

    Eksploroni gamën e printerëve kompaktë të Canon për të mësuar se cili është i duhuri për ju.