A plate of pea fritters garnished with peas and rocket leaves.

FOTOGRAFIA E USHQIMEVE

Objektivi optimal ekonomik nga "Canon" për fotografimin e ushqimeve

Fotografimi i ushqimeve është një mënyrë e këndshme për të eksploruar planet e afërta me kamerën tuaj "Canon" – dhe jo thjesht sepse mund ta hani ushqimin në fund të shkrepjeve. Kushtojini kohën e nevojshme stilizimit të përbërësve të fotos, kontrolloni ndriçimin dhe konfigurojini në detaj cilësimet, e do të shihni se mund të realizoni foto ushqimesh që ia vlen t'i shijosh.

Por ka ndërkaq disa aksesorë që mund t'ju ndihmojnë të arrini cilësinë më të mirë të mundshme të kamerës suaj. Një tripod mund t'ju ndihmojë nëse fotografoni ushqim në ndriçim të ulët ose kur shkrepni plane tejet nga afër p.sh., ndonëse rrezja e objektivëve të "Canon" me teknologji fotostabilizimi (IS) ndihmon gjithashtu vërtet në raste të tilla. Pasja e një blici "Speedlite" apo ndonjë forme tjetër ndriçimi artificial në kompletin tuaj mund t'ju japë gjithashtu më shumë mundësi krijuese.

Modernizimi i objektivit mund të ketë sakat impaktin më të madh në fotografimin e ushqimeve. Shumë objektivë e bëjnë të mundur fokusimin nga afër sa të zmadhohen detajet e imëta, por vetëm makroobjektivët e vërtetë ju japin zmadhim me së paku 1-fish. Kjo do të thotë se subjekti regjistrohet 1:1 ose në përmasa reale në sensor kur objektivi caktohet në fokusin e vet minimal.

Të pajisur kështu me një makroobjektiv "Canon" – apo me numrin në rritje të objektivëve standardë që kanë pozicion të veçantë makroje në unazën e zmadhimit për të mundësuar fokusimin nga afër – do të keni mundësinë të zbuloni relievet e fshehta, motivet komplekse dhe strukturat më të padukshme të ushqimit që përndryshe nuk do të viheshin re.

Këtu u hedhim një sy opsioneve më të mira për të gjitha llojet e kamerave EOS.

Objektivët e "Canon" me fotostabilizim e bëjnë më të lehtë eliminimin e dridhjes së kamerës, gjatë shkrepjes me dorë të planeve të afërta.

Objektivi optimal "Canon EF-S" për fotografimin e ushqimeve

Optimal për: APS-C DSLR

Punoni dhe me: kamerat EOS M (me adaptor M) dhe kamerat EOS R System (me adaptor R)

Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM

Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM
Objektivi "Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM" vjen me një "LED Macro Lite" të integruar. Mund t'i aktivizoni të dy anët për t'i shkrepur detajet me qartësi, ose dhe vetëm njërën gjysmë të unazës për përmirësim të hijeve e të relieveve.

Makroja më e gjerë në gamën e objektivëve EF-S është projektuar për t'iu përshtatur proporcioneve të sensorëve APS-C dhe jep një pamje të barasvlershme me të një objektivi 56mm f/2.8 në kamerat kuadërplota.

Mund të realizojë të njëjtin riprodhim në përmasa reale si të objektivit Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM, por duhet të jeni shumë më pranë për t'ia arritur kësaj me objektivin e shkurtër. Për të kompensuar për hijet që mund të krijohet nga shkrepja nga një distancë më e shkurtër, një "LED Macro Lite" e integruar në fund të sensorit ju mundëson ndriçimin e subjektit dhe ju jep kontrollin krijues mbi mënyrën se si ndriçohet ushqimi. Mund t'i aktivizoni njëherësh të dy anët e unazës ose të përdorni secilën anë të pavarur për t'i shtuar hije e për t'i dhënë thellësi.

Duke qenë mjaftueshëm i vogël e peshëlehtë për t'u përdorur me lehtësi në dorë, objektivi Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM është shtese ideale për DSLR kompakte si p.sh. Canon EOS 250D dhe Canon EOS 850D. Vjen gjithashtu me sistem fotostabilizimi hibrid (IS), i cili minimizon dridhjen e kamerës që mund të ndodhë rëndom në fotografinë me plane të afërta.

"LED Macro Lite" i integruar mundëson ndriçimin e detajeve më të imëta.

Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM

Makroobjektivi i parë EF-S që arrin të krijojë foto në përmasa reale përbën një zgjedhje fantastike të parë për fotografët e ushqimit. Është i vogël, peshëlehtë dhe shumë i mprehtë, si dhe vjen me një aperturë të madhe maksimale që ia bën më të lehtë pozicionimin e subjektit midis një sfondi të turbulluar bukur dhe planit të parë.

Me një kënd shikimi të barasvlershëm me të një objektivi 96mm f/2.8 në kamerat kuadërplota, në thelb arrini rreze më të gjatë me objektivin Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM duke pasur kështu mundësinë të shkrepni poza kuadërplota nga më larg. Jo vetëm që kjo bën të mos hidhni hije mbi subjekt, por dhe jua bën më të lehtë izolimit e kafshatave që duken më të shijshme në pjatë.

Objektivi vjen me një sistem të shpejtë vetëfokusimi, por mund dhe të rrotulloni manualisht unazën e fokusimit për ta konfiguruar më imët qartësinë.

Objektivi optimal "Canon EF-M" për fotografimin e ushqimeve

Optimal për: kamerat EOS M

Nxirrini bukur fetat e frutave, ëmbëlsirat e zbukuruara dhe salcat shkëlqyese me këtë makroobjektiv kompakt për kamerat e serisë "Canon EOS M".

Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM

Përveç arritjes së riprodhimit 1:1, ky makroobjektiv kompakt për kamerat EOS M pa pasqyrë dhe po aq kompakte, mund të shkojë përtej përmasave reale. Duke aktivizuar modalitetin e tij "Super Macro Mode", mund të arrini zmadhim 1.2-fish, duke ju mundësuar të eksploroni relievin e një koreje apo strukturën e imët të frutës, me detaje që ju bëjnë të lëshoni lëng nga goja.

Modaliteti "Super Macro Mode" ju mundëson të jeni deri në 13mm larg subjektit, por projektimi konvergues i tytës ndihmon në minimizimin e hijes së shkaktuar prej vetë objektivit. Ai vjen gjithashtu me të njëjtën teknologji "LED Macro Lite" si të objektivit Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM, duke ju dhënë kontroll krijues të ndriçimit kur punoni në plane tejet të afërta.

Përveç ofrimit të "UD (Ultra Low Dispersion)" dhe elementeve josferikë të objektivit për të siguruar cilësi të lartë figure, objektivi Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM vjen me fotostabilizim hibrid. Me gjatësinë e vet fokale të barasvlershme me të kuadërplotave prej afro 45mm, përbën një objektiv fantastik që "e merr kudo me vete" për eksplorimin e tregjeve ushqimore dhe banketeve në natyrë, sidomos kur kombinohet me një kamerë që ofron vetëfokusim të shkëlqyer në ndriçim të ulët si p.sh. Canon EOS M6 Mark II.

Objektivi optimal ekonomik "Canon EF" për fotografimin e ushqimeve

Optimal për: DSLR kuadërplotë

Punoni dhe me: kamerat APS-C DSLR, EOS M (me adaptorin M) dhe kamerat EOS R System (me adaptorin R)

Apertura e gjerë në objektivin Canon EF 50mm f/1.8 STM ju mundëson sjelljen e subjektit në fokus të qartë.

Canon EF 50mm f/1.8 STM

Ndryshe nga objektivët e tjerë për fotografimin e ushqimeve të rekomanduar këtu, Canon EF 50mm f/1.8 STM nuk ka funksion makro. Por ju mundëson fokusimin deri në 35cm dhe arrin këndpamje "standarde" në kamerat kuadërplota duke u dhënë një pamje natyrale fotove.

Apertura e gjerë maksimale prej f/1.8 e objektivit tërheq dritë të bollshme duke e bërë kështu një zgjedhje fantastike për rastet kur shkrepni foto në kafenetë e restorantet me ndriçim të zbehtë. Ju mundëson gjithashtu të fokusoheni selektivisht në një zonë të vogël të ushqimit të sistemuar ndërsa sfondi shkrihet në vijim në një turbullim të butë.

Me vetëfokusimin e vet STM (Stepping Motor), objektivi e sjell subjektin shpejt e qetë në foto, ndaj përbën zgjidhje ideale nëse dëshironi të filmoni fragmente së bashku me fotot. Nëse dëshironi t'i fokusoni manualisht fotot tuaja nga afër, mund ta bëni këtë me precizion me ndihmën e ekranit të zmadhuar "Live View" në DSLR e "Canon" si p.sh. Canon EOS 850D dhe Canon EOS 4000D.

Teknologjia thuajse e padëgjueshme STM bën që objektivi "Canon EF 50mm f/1.8 STM" të fokusohet me shpejtësi marramendëse.

Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM

Ky makroobjektiv mesatar telefoto mund të mos ketë fotostabilizimin hibrid të objektivit profesional Canon EF 100mm f/2.8L Macro IS USM, por ka gjithsesi aftësinë të nxjerrë rezultate tejet të mprehta.

Objektivi Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM realizon zmadhim 1-fish kur fokusohet në distancën e vet më të afërt, por gjatësia relativisht e madhe fokale prej 100mm bën që të mos ju duhet të afroheni aq sa afroheni me objektivët më të shkurtër. Kjo mund t'jua bëjë më të lehtë pozicionimin e dritave, reflektorëve dhe aksesorëve të tjerë që mund të nevojiten për ta gjallëruar skenën ushqimore.

Vetëfokusimi është i shpejtë dhe i saktë falë motorit me ultratinguj (USM) dhe mund ta përmirësoni edhe më tej vetëfokusimin duke përdorur çelësin kufizuar të fokusit tek tyta.

Mahnitës nga pikëpamja optike, objektivi Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM ka aftësinë të shkrepë një gamë të bollshme ngjyrash dhe detaje të imëta. Apertura tetëfletëshe realizon një cilësi të bukur në zonat jashtë fokusi të fotos, ndërsa veshjet "Super Spectra" të objektivit reduktojnë pasqyrimet brenda objektivit për rezultate të larta kontrasti.

Një objektiv me vetëfokusim të shpejtë mundëson shkrepjen e fotove të qarta kristal.

Objektivi optimal ekonomik "Canon RF" për fotografimin e ushqimeve

Optimal për: kamerat EOS R System

Qoftë në plane këndgjera apo të afërta, "Canon RF 35mm F1.8 IS STM" është një model i gjithanshëm për fotografimin e ushqimeve.

Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM

Si makroobjektiv praktik i projektuar për kamerën kuadërplotë pa pasqyra Canon EOS R System, Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM ka aftësinë të shkrepë edhe pamje këndgjera të një skene tryeze, edhe gjysmëplane të afërta në përmasa reale – si dhe gjithçka tjetër midis.

Është i vogël e peshëlehtë mjaftueshëm për t'u përdorur pa stativ, ku teknologjia 5-nivelëshe e fotostabilizimit "Dual Sensing IS" ju ndihmon të shfrytëzoni më së miri fuqinë mbresëlënëse perceptive të objektivit.

Ashtu si objektivët e tjerë në gamën RF të "Canon", Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM vjen me unazë të personalizueshme kontrolli në pjesën e parme të tytës, së cilës mund t'i caktoni një kontroll të rëndësishëm të kamerës si p.sh. aperturën, ISO apo kompensimin e ekspozimit. Kjo ju mundëson ta rregulloni lehtë e saktë cilësimin me një rrotullim të shpejtë të unazës.

Provoni ta përdorni këtë objektiv me Canon EOS RP, ku mund të shfrytëzoni funksionin "Focus Bracketing" të kamerës për të pasur një nivel të ri qartësie në fotografimin tuaj të ushqimeve.

Shkruar nga Marcus Hawkins

Artikujt e lidhur
A table display with cakes, meringue, iced donuts and pastries.

FOTOGRAFIA E USHQIMEVE

Zotëroni artin e fotografimin të ushqimeve

Fotografja dhe blogere për tematika ushqimore, Lina Lomelino, zbulon këshillat e saj kryesore për ta shfrytëzuar më së miri fotografimin tuaj të ushqimeve.

A father and son flick through the pages of a recipe book together.

KËSHILLA PRINTIMI

Printoni librin tuaj me receta

Natasha Alipour-Faridani flet për fotografimin dhe printimin e librit tuaj me receta.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat