Objektiva për "EOS M"

Canon Mount Adapter EF-EOS M

Lidhni çdo lente EF me kamerën tuaj EOS M pa humbje në cilësi ose në shpejtësi, nëpërmjet këtij adaptori të lehtë të montimit.

Përfitimet

  • Përshtatës i vendosjes EF-M i vogël, me peshë të lehtë për EOS M-in

  • I pajtueshëm më sferën e plotë

  • Vendosje e heqshme e trekëmbëshit

Veçoritë e detajuara

  • Përshtatës të vendosjes, të vogël, me peshë të lehtë EF-M

    I vogël dhe me peshë të lehtë, për t'iu përshtatur EOS M-it, Përshtatësi i Vendosjes EF-EOS M është i thjeshtë për t'u marë me vetë, kudo që shkoni. Ju lejon të përdorni vendosjen EF-M në EOS M-in tuaj për të bashkuar këdo nga sfera e gjërë e lentave të Sistemit EOS të Canon - duke ju lidhur me një botë të mundësive krijuese.

  • I pajtueshëm me sferën e plotë të lentave EF dhe EF-S të Canon

    Zgjeroni sistemin e EOS M-it tuaj dhe zbuloni krijueshmërinë tuaj. Përshtatësi i Vendosjes EF-EOS M ju jep mundësinë e plotë të përdorimit të spektrit të plotë të lentave EF dhe EF-S të Canon, në mënyrë që të mund të përdorni lentat tuaja ekzistuese dhe të provoni të reja për të marë pozat që dëshironi. Sfera e gjërë përfshin fokusin e fiksuar dhe lentat me zmadhim që mbulojnë një sferë të gjërë të fokusit nga 8 mm në 800 mm - në mënyrë që të rregjistroni gjithshka, nga peisazhet e gjërë mahnitës te pozat telefoto të bukura ekstreme të kafshëve të egra në largësi. Gjithashtu mund të eksperimentoni me lent të specialistëve si Makro, që ju lejon të rregjistroni poza nga afër mahnitëse të hollësisë së fshehtë të jetës së përditshme ose Syrin e Peshkut, për të krijuar efekte unike fotografike.

  • Vendosje e heqshme e trekëmbëshit

    Për të siguruar ekuilibrin e përsosur të kamerës ndërsa nxirrni pozën dhe imazhe të bukura me mjegullim të pakësuar, Përshtatësi i Vendosjes EF-EOS M përfshin një vendosje të heqshme të trekëmbëshit, që ju lejon të mbështesni lentat e rënda në një trekëmbësh.