PRINTIM KRIJUES

Jepini shkëlqim shtëpisë me dekor që punohet lehtë

Një udhëzues hap pas hapi për printimin dhe krijimin e dekorit tuaj të veçantë të shtëpisë me anë të printerit Canon PIXMA G6040.
Një printer Canon PIXMA G6040 dhe Canon Magnetic Photo Paper në një tryezë pranë krijimeve prej punëdoreje me letër, duke përfshirë një celular dinozaur, një kokë njëbrirëshi dhe ngjitëse në formë maceje.

Shtëpia është vendi ku rri zemra – dhe ku shumë prej nesh kalojnë një pjesë gjithnjë e më shumë të kohës sonë. Teksa moti ftohet dhe netët fillojnë të zgjaten, mendimet shkojnë drejt krijimit të një këndi të ngrohtë përplot me dekorime personale. Mund të shkoni në dyqan e të blini disa orendi apo dekorime të pazakonta për t’i dhënë një shije personale dekorit të shtëpisë suaj - por përse të mos provoni t’i krijoni vetë?

Falë një numri të madh shabllonesh që ofrohen në aplikacionin Creative Park dhe në faqen e internetit të Creative Park, si dhe teknologjisë inteligjente në gamën e printerëve me valë Canon PIXMA, mund t’i krijoni vetë aksesorët e shtëpisë pa i rënduar buxhetit. Për këtë tutorial kemi përdorur printerin Canon PIXMA G6040. Është një zgjedhje e preferuar për studiot e punës në shtëpi, por mund të përdoret dhe si pikë printimi për të gjithë familjen, si dhe është ideal për krijimin e shablloneve të cilësisë së lartë për projekte punëdoreje me letër.

Aplikacioni Creative Park dhe faqja e internetit përmbajnë një larmi dekorimesh praktike dhe që tërheqin shikimin për secilën dhomë të shtëpisë. Përse të mos printoni e palosni kornizën tuaj të fotove apo të krijoni një vazo apo kuti xhinglash për ndonjë raft apo parmak dritareje që rri bosh? Mund t’i jepni hijeshi dhomës së fëmijëve tuaj me një kokë njëbrirëshi në 3D, një celular-dinozaur plot ngjyra ose të printoni një grafik rritjeje kafshe për t’i parë se si rritet në gjatësi – ka shumë mënyra argëtuese që të mund të tregoni krijimtarinë tuaj.

Një skulpturë muri punëdoreje me njëbrirësh në dhomën e një fëmije.

Printimi dhe punëdoret janë një mënyrë e mirë për ta ndriçuar shtëpinë me sende që ju pëlqejnë.

Ju duhet:

1. Eksploroni dizajnet

Një printer PIXMA G6040 dhe Magnetic Photo Paper në krah të një dërrase prerjeje dhe shabllonet për një celular-dinozaur punëdoreje.

Gama e shablloneve në aplikacionin Creative Park duhet të ofrojë frymëzim të bollshëm.

Creative Park është përplot me ide dekori ose mund dhe të shkarkoni aplikacionin praktik Creative Park nga App Store apo Google Play. Gjithçka që ju duhet është një Canon ID dhe një printer i mbështetur nga Canon.

Shabllonet në aplikacion janë ndarë në kategori dhe dizajni instiktiv e bën të lehtë kalimin në seksionin që kërkoni. Opsioni 'Room décor' te 'Category' përfshin bimë, dekorime në vargje, ngjitëse muri, banderola dhe celularë. Në faqen e Creative Park ka një seksion 'Home and Living' me kategori që përfshijnë 'Plants', 'Ornaments/Accessories' dhe 'Hanging decoration'. Mund dhe të provoni funksionin 'Search' për të gjetur atë që kërkoni.

2. Shkarkoni shabllonin tuaj

Një burrë përdor telefonin për të printuar me valë në printerin PIXMA G6040.

Pasi të lidhni aplikacionin Creative Park në printerin Canon PIXMA mund të zgjidhni një dizajn dhe ta printoni nga telefoni.

Pasi të gjeni një shabllon që ju pëlqen, mund ose të klikoni yllin për ta ruajtur te menyja "Favourites" (Preferencat) ose të klikoni skedën "Edit" (Modifiko) për ta shkarkuar. Gjatë shkarkimit do t’ju kërkohet dhe të zgjidhni madhësinë e letrës. Ruajini me ‘Save’ projektet gjatë punës (artikujt e ruajtur shkojnë te menyja ‘Your Items’).

Çdo shabllon vjen me një listë të qartë udhëzimesh që mund t’i ndiqni në ekran ose dhe t’i printoni në një copë letër.

3. Zgjidhni letrën tuaj

Një burrë mbush letër në një printer Canon PIXMA G6040 në një banak kuzhine.

Shumë prej shablloneve kërkojnë Matte Photo Paper, por ka dhe dizajne për Restickable Photo Paper dhe Magnetic Photo Paper.

Letra e fortë dhe cilësore Matte Photo Paper ose Double-sided Matte Paper është ideale për projektet e punëdores. Shpesh shabllonet kërkojnë më shumë se një fletë – sidomos për dizajnet më komplekse. Një larmi materialesh punëdoreje mund të mbushen nga sirtari i pasmë i letrës i Canon PIXMA G6040.

Creative Park vjen dhe me shabllone për ngjitëse muri që mund të printohen në Restickable Photo Paper dhe dizajne për magnetë frigoriferi që mund të printohen në Magnetic Photo Paper. Ka madje edhe shabllone për stampa me hekurosje për tekstile të çelëta dhe të errëta. Hidhini një sy opsionit 'Recommendations by paper type' në skedën 'Category' në aplikacionin Creative Park për të parë se çfarë ofrohet.

4. Kontrolloni nivelet e bojës dhe printoni

Depozita me bojë me rimbushje në një printer Canon PIXMA G6040.

Shishet praktike e bëjnë të lehtë rimbushjen e depozitave të bojës në MegaTank Canon PIXMA G6040.

Nëse e përdorni për herë të parë printerin, sigurohuni që të ketë bojë. Sistemi MegaTank i Canon që vjen në të gjithë printerët e PIXMA G Series është projektuar për të sjellë rendiment tejet të lartë, me kosto të ulët për faqe, që do të thotë se mund të jeni sa krijues të dëshironi pa e vrarë mendjen se mos ju mbaron boja. Depozita e integruar bojës me dalje nga përpara jua bën të lehtë të shikoni nëse po mbaron boja. Për ta rimbushur depozitën, thjesht hapni kapakun përpara printerit dhe fusni shishen përkatëse të bojës në fole – ai ndalon automatikisht kur të jetë plot. Depozitat mund t’i mbushni sapo të shikoni nivelet e bojës që bien.

Për lloje të tjera printerësh Canon PIXMA Inkjet, futni fishekët e duhur të bojës gjatë konfigurimit.

Për të lidhur aplikacionin Creative Park me një printer të mbështetur Canon PIXMA, shkoni te 'Main Menu' dhe zgjidhni 'Add Printer' nga opsioni 'Settings'. Pasi të keni kontrolluar nivelet e bojës dhe të keni futur letrën e saktë jeni gati të shtypni 'Print'.

5. Prisni dhe palosni sipas formave

Një burrë pret një pikturë të një dinozauri portokalli për një celular të varur.

Ky model dinozauri është printuar në një larmi ngjyrash të shndritshme. Për t’i mbajtur krijimet me ngjyra e të qarta për kohë të gjatë, mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.

Një burrë i vendos këmbët një dinozauri punëdoreje portokalli.

Duke përdorur një tabak prerjeje dhe disa gërshërë apo thikë letrash, prisni me kujdes format e ndryshme dhe në vijim palosini duke ndjekur udhëzimet.

Për këtë pjesë do t’ju duhet një dorë e qëndrueshme dhe pak durim - sidomos për shabllonet më komplekse. Një palë gërshërë të mprehta duhet të mjaftojnë për skicat e thjeshta, por për pjesët komplekse rekomandohet një tabak prerjeje dhe një thikë letrash. Shihni udhëzimet e shabllonit për t’u siguruar që ta palosni e përkulni letrën në drejtimin e duhur.

6. Ngjitini ose fiksojini së bashku

Një person mban një punëdore dinozauri përkrah një printeri Canon PIXMA G6040.

Disa prej shablloneve mund thjesht të palosen së bashku, por për të tjera duhet të përdorni ngjitëse letre.

Nëse dekorimi duhet ngjitur dhe jo thjesht palosur, do t’ju duhet ngjitëse e fortë për letra. Përpara vendosjes së ngjitëses, palosini dhe shtypini skajet për të marrë një rezultat më të mirë. Kapëset e letrës mund t’ju hyjnë në punë për fiksimin e vjegave kur prisni të thahet ngjitësja.

7. Gjeni pikën më të mirë në shtëpi

Një burrë var një celular-dinozaur punëdoreje në një dhomë fëmije.

Kur të përfundoni projektin e punëdores, mund ta ekspozoni mjeshtërinë tuaj duke e shfaqur në shtëpi.

Tani jeni gati ta varni dekorimin apo ta vendosni në një pozicion të dukshëm në shtëpi. Mund të përdorni pineska për t’i varur dekorimet nga tavani apo të ngulni varëse të lehta muri me ngjitëse të ripërdorshme. Për t’u siguruar që ngjyrat t’ju mbesin të shndritshme dhe të qarta, mbajini në pozicione që nuk i zë drita e fortë e diellit.

U frymëzuat nga ky projekt? Mundësitë e dekorimit të shtëpisë nuk mbarojnë këtu. Nga kartolinat dhe kalendarët te printimet dhe posterët, aplikacioni argëtues dhe intuitiv Easy-PhotoPrint Editor ju mundëson të jeni superkrijues me fotot tuaja të preferuara. Shtojuni tekst e pulla pikturave, krijoni e printoni kolazhe duke përdorur fotot nga një okazion i veçantë, ose printoni foto ngjitëse për t’i ndarë me shoqërinë.

Canon PIXMA G6040

Canon PIXMA G6040 është një opsion printimi efikas dhe me kosto të ulëta. Ai vjen me sistemin e printimit Canon MegaTank – depozita boje me rimbushje që mund të rimbushen me lehtësi dhe me kosto të ulëta pune. Kur printoni në cilësi fotografike printimi depozita e ngjyrave në PIXMA G6040 mund të prodhojë deri në 2,200** foto të cilësisë së lartë. Canon PIXMA G6040 është i pajtueshëm me një sërë aplikacionesh krijuese nga Canon, mes të cilave Creative Park, Canon PRINT dhe Canon Easy-PhotoPrint Editor. Mund dhe të përdorni PIXMA Cloud Link për të printuar foto nga llogaritë tuaja të resë kompjuterike si Google Photos, Facebook dhe Instagram.

Shkruar nga Claire Gillo dhe Andrea Ball

* Nëse printeri juaj nuk mbështetet, kontrolloni faqen e internetit të Creative Park.
** Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës së Canon duke përdorur grafikun ISO/IEC 29103 dhe simulimin e printimit të vazhduar me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.

Artikuj të ngjashëm

  • Tre fëmijë të vegjël qëndrojnë në një shtrat së bashku duke parë fotot e printuara të familjes.

    PRINTIM KRIJUES

    Printoni historikun e familjes suaj

    Printoni dhe krijoni punëdore me foto të çasteve të hareshme të familjes.

  • Një varëse muri me forma gjethesh tropikale, të prera me letër me ngjyra në rozë dhe të gjelbër dhe printime tropikale.

    PRINTIM KRIJUES

    Dekorime të thjeshta biofilike

    Kombinoni natyrën dhe dizajnin për të krijuar hapësira çlodhëse në shtëpinë tuaj.

  • Printime bardhezi të fëmijëve dhe familjeve të sistemuara në stil rrjete në dysheme.

    PRINTIM KRIJUES

    Këshilla të mira për paraqitjen e printimeve

    Zbuloni si ta transformoni shtëpinë me printime të bukura fotosh familjare në stil galerie.

  • Ekspozoni momentet e familjes me një fotokalendar

    PRINTIM KRIJUES

    Krijoni një fotokalendar

    Personalizoni dhe krijoni një fotokalendar të mbushur me kujtime të çmuara.