PRINTIM KRIJUES

Gama e Canon Zoemini: shokët tuaj më të mirë të festivalit

Lexoni këshillat tona kryesore se si të gëzoni magjinë e një festivali me Canon Zoemini S2 dhe Canon Zoemini 2.
Dy gra me veshje pompoze bëjnë një autoportret me një kamerë çasti ndërsa janë ulur në hyrje të një tende të zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe.

Nga sukseset e skenës kryesore dhe endjet mes pemëve deri te kaosi me ngritjen e tendave dhe miqësitë e reja me të gjithë pistën e vallëzimit kur del "kënga jote", festivalet janë një shans për t'i shpëtuar rutinës së përditshme – qofshin këto afate universitare apo punë zyre të orarit 9 me 5.

Me kaq shumë për të parë dhe bërë, kujtimi i të gjitha pjesëve të mira më pas – madje edhe gjatë vetë aktivitetit – mund të jetë kompleks, veçanërisht pas disa netëve me shumë pak gjumë. Këtu hyn në lojë dhe gama e Canon Zoemini. Këta printerë-kamera çasti dhe printerë xhepi janë një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të dokumentuar aventurën tuaj të festivalit. Dhe nga etiketat e shisheve të ujit deri te printimet e autoportreteve në vend, ato janë gjithashtu optimale për të shtuar edhe më tej zbavitjen kur jeni në terren.

Këtu janë këshillat tona kryesore për përdorimin e gamës së Canon Zoemini për të përmirësuar përvojën tuaj në festivale.

1. Merrni me vete një shoqërues në madhësi xhepi

Një person i veshur me veshje stili të viteve '70 duke futur një printer-kamerë çasti Canon në xhepin e pantallonave portokalli.

Kompaktë dhe portativë, gama e kamerave dhe printerëve të çastit Canon Zoemini janë shoqëruesit e përsosur të festivalit. Ato gjithashtu nuk kërkojnë bojë, kështu që gjithçka që ju nevojitet është një pako letre ZINKTM dhe jeni gati për të printuar.

Pavarësisht nëse përdorni Canon Zoemini S2 me kamerën e tij 8MP apo Canon Zoemini 2 të çiftuar me Bluetooth me smartfonin, pesha e lehtë dhe madhësia kompakte e gamës së Canon Zoemini e bën të lehtë mbajtjen, printimin dhe shpërndarjen e fotove.

Canon Zoemini S2 peshon vetëm 188g dhe mund të futet lehtësisht në një xhep ose çantë shpine të vogël për të krijuar kujtime ndërsa jeni në lëvizje. Mund të ngarkoni deri në 10 fletë të printueshme në të njëjtën kohë, bateria zgjat rreth 25 shkrepje dhe ka një fole për kartën microSD për rastet kur ju mbaron letra.

Canon Zoemini 2 po aq i vogël ka një bateri të integruar që mund të karikohet plotësisht nëpërmjet një baterie të jashtme në vetëm 50 minuta nëpërmjet USB-C. Mund edhe të printojë gjatë karikimit.

2. Personalizojeni hapësirën tuaj

Dy gra qëndrojnë brenda një tende. Njëra është duke ngjitur fotografi në banderolë shumëngjyrëshe, tjetra mban një printer me kamerë çasti.

Zbukuroni banderolat tuaja me printime të menjëhershme që zhvisheni dhe ngjiteni nga Canon Zoemini 2 ose Canon Zoemini S2 për ta bërë hapësirën tuaj tuajën – mund ta bëjë gjithashtu më të lehtë gjetjen e tendës tuaj përsëri pas një festimi gjithëditor.

Duart që ngjitin foto rrethore ngjitëse në një shishe uji në blu të zbehtë.

Ngjitëset rrethore janë ideale për etiketimin e nevojave tuaja të festivalit, duke përfshirë shishet e ujit, çizmet Wellington dhe karriget e palosshme. Shpinat e ngjitëseve janë të riciklueshme, prandaj mos harroni t'i grumbulloni të gjitha mbeturinat tuaja dhe t'i hidhni në mënyrën e duhur.

Çastet kryesore të festivalit nuk janë gjithmonë në skenën kryesore - pjesët më të mira shpesh ndodhin me miqtë tuaj më të ngushtë në terrenin e kampingut. Pse të mos dokumentoni përpjekjet zbavitëse të shokëve për të ngritur tendën e tyre të vjetër familjare? Mund të bëheni krijues dhe të varni foto midis tendave për të shënuar territorin tuaj ose të ngjisni printimet 2x3 inçë në blloqet pranë hyrjes.

Mund të shtoni korniza dhe filtra në programin Canon Mini Print ose të dekoroni fotot e preferuara me vizatime dhe shkrime – ndërsa letra e heqshme nga pas jua bën ngjitjen diçka fare pa mund.

Si Canon Zoemini S2, ashtu edhe Canon Zoemini 2 mund të printojnë në Canon ZINK 1.3" Pre-Cut Circle Sticker Paper, ndaj mund të dekoroni edhe shishe uji të ripërdorshme, si dhe gjëra të tjera të domosdoshme në festival me autoportretet rrethore tuajat dhe të shoqërisë suaj. Është një mënyrë e shkëlqyer për të kujtuar se çfarë i përket kujt.

3. Festoni në modën e festivalit

Dy printerë-kamera çasti Canon në një batanije pranë miniprintimeve, syzeve të diellit, fjongove për flokë dhe një xhakete me temina.

Kur bëhet fjalë për modën e festivaleve, sa më e egër aq më mirë. Bëni një sfidë me shoqërinë për të fotografuar festuesit e veshur më mirë. Shkrepni dhe personalizoni fotot në celularin tuaj, mandej printoni në Canon Zoemini 2 kur të ktheheni në tendë për të vendosur se cila veshje fiton.

Të pranishmit bëjnë shumë përpjekje për të përsosur pamjen e tyre të festivalit - kapelat shumëngjyrëshe, syzet elegante dhe veshjet e çuditshme janë të gjitha pjesë e argëtimit. Megjithatë, zgjedhja e asaj që duhet të vishni përpara se të largoheni nga kampi juaj mund të jetë mister më vete. Përse të mos i kërkoni një shoku të bëjë disa fotografi të opsioneve të ndryshme të veshjeve, në mënyrë që t'i printoni në Canon Zoemini 2 për të parë cili funksionon më mirë?

Përndryshe, mund të filloni një projekt duke fotografuar veshjet më të mira që shihni gjatë ditës dhe më pas të shfaqni printimet tuaja në mënyra krijuese.

4. Kapni atmosferën

Një dorë mban një smartfon që tregon programin Canon Mini Print. Në tryezën anash është një printer çasti Canon dhe disa miniprintime.

Argëtohuni duke eksploruar terrenet e festivalit për të gjetur sfondet më të mira për fotot tuaja. Nëse moti zhgënjen, mund ende t'ia dilni që t'i bëni fotot të bien në sy, duke përdorur ngjitëse, filtra, korniza dhe më tej në programin Canon Mini Print.

Periudha para lindjes dhe perëndimit të diellit, kur drita është më e butë dhe më e ngrohtë, njihet në fotografi si 'ora e artë' – dhe është një mundësi e shkëlqyer për të kapur imazhe atmosferike. Kur jeni duke ecur midis tendave dhe skenave muzikore, kini parasysh vendndodhjet që do ta bënin shkrepjen interesante, veçanërisht kur drita fillon të zbehet.

Mund të provoni gjithashtu të eksperimentoni me modalitetet e ndryshme të Canon Zoemini S2, duke përfshirë peizazhin pa blic, portretin me blic automatik dhe autoportretet me unazë drite.

Canon Zoemini S2 printon me 314 x 600 dpi dhe Canon Zoemini 2 me 314 x 500 dpi, të cilat duhet të jenë optimale për fotot tuaja krijuese dhe sigurojnë që ngjyrat të dalin vërtet në pah.

Nëse moti është i zymtë dhe gri, provoni ta kaloni Canon Zoemini S2 nga ngjyra dinamike në modalitetin bardhezi nëpërmjet butonit të filtrit që arrihet shumë lehtë.

5. Jini krijues me autoportretet tuaja

Dy gra duke qëndruar në një batanije duke bërë një autoportret me një printer-kamerë çasti Canon.

Nxirrni një autoportret me pasqyrën dhe unazën e dritës, dhe kontrollojeni pozën me pamjen direkte nga programi Canon Mini Print.

Dy gra duke qeshur, duke mbajtur foto të vogla ngjitëse. Njëra mban dhe një kamerë çasti Canon, ndërsa tjetra është duke i ngjitur printimet në banderola.

Ajo poza jote me shokun duke u përpjekur më kot për të ngritur çadrën? Mund të mos jeni duke qeshur në atë moment, por do t'ju duket e tillë kur ta rikujtoni më vonë.

Canon Zoemini S2 është krijuar për autoportrete dhe ambientet e festivalit janë përplot me sfonde argëtuese. Bindni një nga shokët t'ju bashkohet në një shëtitje nëpër panair ose gjeni një pikë të lartë të favorshme për të fotografuar veten dhe shokët me çadrat dhe skenat nga pas. Ka një rrip dore të dobishëm për t'u siguruar që të mos e humbisni kur jeni duke ardhur rrotull.

6. Ndajini fotot me shokët e rinj që zini

Duar që mbajnë një smartfon që tregon programin Canon Mini Print, me miniprintime të shpërndara përreth.

Jepuni jetë fotografive tuaja me opsionet e këndshme ristilizuese të programit Canon Mini Print.

Pas disa ditësh në kamping pranë njëri-tjetrit, me siguri keni bërë shoqëri të reja mes ndjekësve të festivalit. Përse të mos e ndani përvojën tuaj të festivalit dhe t'u dhuroni shokëve tuaj të rinj një kujtim të prekshëm të çasteve tuaja së bashku?

Canon Zoemini S2 do më pak se një minutë për të printuar dhe ka një tregues LED me shumë ngjyra, ndaj e dini saktësisht se kur i keni printimet gati.

Kur hapni programin Canon Mini Print, nuk është vetëm albumi i kamerës vendi nga ku mund të zgjidhni imazhet – por mund të përdorni dhe fotot nga Facebook, Instagram dhe Google Photos. Plus, funksioni i kamerës i programit ju mundëson të ndryshoni kontrastin, ekuilibrin e ngjyrave dhe fortësinë e tyre në kohë reale.

7. Mos harroni kurrë asnjë moment

Një kolazh fotografish festivali që dalin nga një printer-kamerë çasti Canon së bashku me një përzgjedhje printimesh dhe një libër të vogël me palosje.

Përse të mos krijoni një libër me kujtime të festivalit për t'i ndarë me shokët?

Kujtimet tuaja nga festat mund të zbehen shpejt, por mund ta mbani të gjallë frymën e festivalit duke krijuar një libër të veçantë për ta parë në vitet në vijim - ose për t'ia dhënë ndonjërit prej shokëve të festivalit.

Programi Canon Mini Print vjen me një funksion inteligjent kolazhi për të kombinuar imazhet tuaja të preferuara. Mund të zgjidhni dy deri në tetë poza dhe më pas të përdorni programin për të ndryshuar paraqitjen. Ka dhe një funksion kuadratesh për të krijuar poster ngjitës nga nëntë foto më të vogla.

Ndaj herës tjetër që bëni gati rrobat për të dalë në terren, mos harroni të futni Canon Zoemini S2 ose Canon Zoemini 2 në çantën e shpinës. Së bashku me çadrën dhe kremin kundër diellit, këto janë gjërat e reja që duhet të keni me vete për festivale.



Shkruar nga Jack Fittes

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur