PRINTERË ÇASTI

Kamera-printer e vogël që çliron fotot tuaja: shprehuni me anë të Canon Zoemini S2

Blogerja e modës Izzy Manuel përdor Canon Zoemini S2 për të përmirësuar stilin e saj epokal me printime të çastit.
Tri Canon Zoemini S2, në ngjyrë të bardhë, të gjelbër dhe të artë trëndafili në një tryezë rrethuar nga rroba dhe autoportrete të printuara.

Kur ka qenë hera e fundit që keni shfletuar mes fotove në smartfonin tuaj? Gjasat janë që të keni hasur lloj-lloj surprizash aty – çaste që i kishit harruar që ju janë shfaqur krejt papritmas. "Unë kam diku te 24,000 foto në telefon,” - thotë blogerja e modës dhe e stilit ekologjik të jetesës, Izzy Manuel, së cilës i pëlqejnë veshjet epokale. "Gjysma e tyre janë autoportrete. Por gjysma tjetër janë kujtime nga të cilat do të doja të shikoja më shumë – darka fundviti ose net të rastësishme klubeve me shoqërinë e universitetit. Nuk janë thjesht aktivitetet e mëdha, por dhe gjërat që e vogla që e bëjnë jetën të veçantë, diçka që të gjithë e kemi kuptuar gjatë pandemisë së koronavirusit," - shton ajo.

Sot me mbajtjen e smartfonëve dhe të kamerave portative kudo që shkojmë, jemi duke nxjerrë më shumë foto se kurrë më parë. Miliarda foto shkrepen çdo vit, por shumë prej tyre harrohen kartave SD ose nëpër albumet e telefonave duke zënë pluhur digjital.

Një grua në një shtrat duke qeshur dhe parë smartfonin e saj.

Blogerja e modës së epokës, Izzy Manuel, ka përdorur Canon Zoemini S2 dhe Canon Zoemini për të shprehur stilin e saj, duke shtuar bordura dhe filtra për të nxjerrë printime të personalizuara.

Një grua e ulur në një mobilie blu, me Canon Zoemini S2 të balancuar në një pirg librash në plan të parë.

"Mund ta lidhësh Canon Zoemini S2 me smartfonin, ta vësh në një pirg librash p.sh. t'i vësh kronometrin dhe të shikosh se çfarë po shkrep nëpërmjet telefonit," - thotë Izzy.

Përtej çfarëdo debati telefon apo kamerë – të dy pajisjet mund dhe të punojnë së bashku. Nuk ka pse të mbani një pajisje të posaçme për të përdorur Canon Zoemini S2 dhe aplikacionin Canon Mini Print, si dhe mund t'i shkarkoni fotot drejtpërdrejt në aplikacion përmes smartfonit tuaj. Mund dhe t'i shkarkoni fotot nga një kamerë digjitale, si p.sh. Canon PowerShot G7 X Mark III në smartfonin tuaj dhe të printoni kështu nga aplikacioni. Mund dhe t'i hapni fotot e ruajtura në Facebook, Instagram, Google Photo, Dropbox ose iCloud përpara se t'i printoni në lëvizje.

Duke përdorur printerët portativë të Canon, Izzy na tregon se mund të jeni krijues, t'u jepni jetë të re imazheve të vjetra dhe të bëni të reja që do të donit s'i shikonit sërish në të ardhmen si printime për t'i ruajtur dhe gëzuar.

1. Personalizoni printimet tuaja

Një grua në një smartfon duke shtuar ikona dhe filtra në një imazh në aplikacionin Canon Mini Print.

Duke përdorur Bluetooth® mund ta lidhni aplikacionin Canon Mini Print me llogaritë tuaja në rrjetet sociale për t'i gjetur pozat dhe për t'u dhënë një retushim përmes filtrave, kornizave dhe ngjitëseve brenda aplikacionit.

Një grua duke parë ikonat dhe ngjitëset e ndryshme në aplikacionin Canon Mini Print.

Përveç ikonave dhe Emoji mund të shtoni tekst në printimet tuaja nga Canon Zoemini S2 dhe Canon Zoemini.

Izzy është nga një brez që është rritur me digjitalen, por dhe e vlerëson printimin dhe pamjen autentike të analoges. Nga ana pamore, kjo ndjesi retro lidhet me dashurinë e saj për epokalen dhe modën ekologjike, dhe Canon Zoemini S2 është mjeti ideal për arritjen e këtij kombinimi të modernes dhe të epokales.

Me ofertë në një përzgjedhje ngjyrash, Canon Zoemini S2 është i vogël dhe intuitiv në përdorim, me tri modalitete – natyrë, portret dhe autoportret – dhe krijon foto që kanë frymë vibrante, stili të vjetër, me opsionin e shtimit të një bordure. "Ka një pasqyrë përpara, me një unazë drite përreth nga jashtë, që është fantastike për autoportrete," - thotë Izzy.

Me Canon Zoemini S2 mund dhe të kontrolloni një pamje direkte të fotos për t'u siguruar që t'i keni shokët e ngushtë në fokus të plotë përpara se të printoni.

Korniza, ngjitëse, një larmi formash dhe faqosjes – aplikacioni Canon Mini Print ju ofron mënyra të shumta për të personalizuar imazhet tuaja.

"Unë nuk jam shumë i zhdërvjellët nga ana teknike, por aplikacioni m'u duke shumë i lehtë për t'u përdorur,” - thotë Izzy. "Filtrat japin efekte shumë të këndshme dhe më pëlqeu që mund të shtoje ngjitëse me zemra dhe Emoji me fytyra të buzëqeshura nëpër autoportretet që shkrepja me shoqërinë, për të pasqyruar atë që tregonte dhe fotoja në një formë më të lezetshme. Janë shumë të këndshme – më kujtojnë atë idenë japoneze të kawaii."

2. Përdorni printimet për planifikimin e veshjeve

Një grua në një pulovër me ngjyrë të ndezur duke nxjerrë një xhaketë nga gardëroba.

Si blogere mode, Izzy ka një gardërobë të tërë përplot me veshje shumëngjyrëshe që i përdor për pozat e saj, të cilat i pëlqen t'i fotografojë me Canon Zoemini S2.

Një grua duke nxjerrë një foto të vetes në një pasqyrë me Canon Zoemini S2.

Nxjerrja e printimeve të veshjeve të ndryshme ishte një mënyrë e mirë për Izzy që të krijonte kombinime të ndryshme të veshjeve dhe të shfaqte stilin e saj.

Në punën e Izzy-t si blogere mode, printerët portativë të Canon kanë rezultuar mjete fantastike për planifikimin e paraqitjeve. "Nëse kisha ndonjë fotografim të rëndësishëm ku më duhet të vishja rroba të ndryshme, do të mund të shkrepja paraprakisht foto të vetes me të gjitha veshjet dhe do t'i printoja për të pasur një listë të saktë se çfarë do të vishja,” - thotë ajo. Canon Zoemini S2 ka një vetëkronometër, gjë që e bën procesin vërtet të lehtë dhe me atë paraqitje elegante në linja të holla, shton Izzy, përbën një aksesor mode më vete. "Efekti metalik dhe ngjyrat janë shumë të këndshme. Nëse do të kisha ndonjë fotografim, do ta mbaja në dorë si rekuizitë!”

Cilido qoftë pasioni juaj, kamera-printer Canon Zoemini S2 jua sjell në jetë. "Mund të fotografoni oborrin tuaj ose pikën tuaj të preferuar në natyrë përgjatë vitit, për të treguar se si ndryshon me stinët,” - thotë Izzy.

3. Paraqitini pozat tuaja në mënyrë krijuese

Një grua duke shfaqur printimet në një tabelë me kornizë teli.

Si poza për shpërndarje në rrjetet sociale, mund t'ua jepni printimet tuaja nga Canon Zoemini S2 shoqërisë suaj që t'i mbajnë si kujtime miqësie që t'i ruajnë për gjithë jetën.

Një person duke mbajtur një imazh teksa printohet nga një printer Canon Zoemini.

Bordurat e bardha që mund të shtoni në Canon Zoemini S2 u japin pozave një ndjesi nostalgjike, analoge, duke ruajtur frymën epokale të Izzy. Mund të shtoni bordura në aplikacionin Canon Mini Print kur përdorni Canon Zoemini, si dhe mund ta bëni këtë në kamerë me Canon Zoemini S2 duke përdorur butonin e kthimit pas.

"Kur isha në universitet e kisha të gjithë murin thjesht të mbuluar me fotokolazhe të shoqërisë sime,” - kujton Izzy. Printeri Canon Zoemini dhe Canon Zoemini S2 e bëjnë këtë super të lehtë, duke i transformuar pozat tuaja digjitale në printime ngjitëse, rezistente, 2x3". Çdo fotografi është e printuar me teknologjinë ZINK™ duke e bërë rezistente ndaj njollosjes, grisjes dhe ujit. Mund dhe të përdorni funksionin e kolazhit për të krijuar postera ngjitës me katër ose nëntë foto. Me printerët portativë të Canon mund të jeni spontanë, t'i vendosni e printoni fotot në çast.

Kjo mundësi, përveç portativitetit i bën një shtesë fantastike në festa apo dasma, sikur të kishit fotokabinën tuaj personale. "Mund të krijoni një kohështrirje të rastit në kohë reale ose të ndani një histori të vitit tuaj duke shkrepur dy poza në muaj,” - thotë Izzy. Pas printimit mund t'i sistemoni fotot si punime artistike ose histori në albume, në mure apo kudo tjetër, nga dyert e frigoriferëve deri te kartolinat e ditëlindjeve.

Një person duke futur Canon Zoemini S2 ngjyrë blu në një çantë dore.

Me të njëjtën madhësi si smartfoni, kamera-printer Canon Zoemini S2 futet me lehtësi në çantën e dorës apo në xhep dhe mund ta merrni me vete kudo që shkoni, për spontanitet maksimal.

Një person duke nxjerrë autoportret me Canon Zoemini S II, duke përdorur pasqyrën dhe unazën e dritës.

Pasqyra dhe unaza e dritës përpara Canon Zoemini S2 e bëjnë ideale për shkrepjen e autoportreteve në cilësi optimale.

Mundësia për t'u vendosur tekst përsipër fotove dhe për t'i printuar në lëvizje ka dhe përfitime të tjera, siç shpjegon Izzy. "Do të ishte gjithashtu praktike për marrjen e shënimeve vizuale kur jam diku jashtë. Do ta përdorja në të njëjtën mënyrë si Pinterest, por pa qenë nevoja të shikoj tërë kohës ekranin. Nëse do të kaloja pranë diçkaje që do të më frymëzonte, mund t'i shkrepja një foto, ta mbaja printimin në xhep dhe t'i drejtohesha kur të kem dalë për të blerë rroba epokale që të mund të rikrijoj të njëjtën paraqitje në një mënyrë më ekonomike dhe ekologjike.

"Mos kini kurrë drojë për dëshirën për të nxjerrë foto. Nëse ka diçka që kam mësuar gjatë një vitit e gjysmë që kaloi është se duhet të kapësh çfarëdo shansi që të del përpara." Pajisur me një kamerë-printer shumëfunksional si Canon Zoemini S2, apo me një kombinim "kamerë-printer" si smartfoni apo kamera e videoblogimit dhe printeri Canon Zoemini, mund t'i ktheni këto çaste të përditshmërisë në kujtime magjike që zgjasin në kohë. Kufiri i vetëm se ku ju shpien printimet tuaja është vetë imagjinata juaj.

Mësoni si ta ndani krijimtarinë tuaj dhe të Free Your Story.



Shkruar nga Rachel Segal Hamilton

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    Canon Zoemini 2

    Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2.
  • Kamera-printerë çasti dhe xhepi

    Canon Zoemini S2

    Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte.

Artikujt e lidhur