Risi NEW

Objektivi RF hibrid

Canon RF 35mm F1.4L VCM

Objektivi hibrid i projektuar për fotografi dhe video, këndi i gjerë i natyrshëm i shikimit dhe apertura e shpejtë f/1.4 e bëjnë këtë objektiv një zgjedhje frymëzuese për narracion krijues.

Bring your worlds together

Për fotografi interesante dhe video kinematografike, zgjidhni RF 35mm F1.4L VCM për ta pasur botën në dorën tuaj. Falë teknologjisë avangarde të Canon dhe veçorive intuitive, si kontrolli i dedikuar i iridës për video dhe fokusimi Nano USM dhe VCM për AF të shpejtë dhe pa zhurmë, ky objektiv hibrid fiks me kënd të gjerë ju jep kontrollin e narracioneve krijuese.

Zbuloni veçoritë kryesore

Eksploroni veçoritë e jashtëzakonshme me udhëzuesin tonë interaktiv më poshtë.

  • Aftësi të përsosura artistike multimediale në një dizajn të vetëm

    Gjatësia fokale 35 mm ofron një pikë optimale në perspektivë. Një unazë iride e veçantë ofron komandim të mirë manual të iridës gjatë filmimit,1 teksa një aperturë me 11 fletë ofron kontroll të jashtëzakonshëm të thellësisë së fushës, me ndryshim minimal të gjatësisë fokale për cilësi të pabesueshme të imazhit.

  • Një performancë krijuese e shkëlqyer, edhe në dritë të zbehtë.

    Vazhdoni xhirimet edhe në nivel të ulët drite falë një aperture f/1.4 për një imazh të shndritshëm. Dizajni i objektivit fiks vendos fokusin në subjektin tuaj, me opsionin për filtra të përparmë dhe të pasmë për kontroll më krijues.

  • Imazhe të qarta si kristali me precizion të shpejtë

    Shijoni cilësi mahnitëse të imazhit falë elementeve të objektivëve UD dhe josferikë me veshje Super Spectra dhe ASC. Teknologjia e shpejtë e Nano USM e kombinuar me teknologjinë edhe më të shpejtë të motorit me bobinë akustike (VCM2) ofron fokusim të shpejtë dhe të saktë.

  • Qëndrueshmëri mahnitëse me manovrim intuitiv

    Punoni pa problem në kushte sfiduese falë një dizajni të serisë L që përmban elemente xhami të cilësisë së lartë. Veshja me fluor parandalon ngjitjen e papastërtive në elementin e përparmë, ndërkohë që një unazë e dedikuar komandimi e objektivit dhe një buton i personalizueshëm i funksionit të objektivit ju ofrojnë kontroll të personalizueshëm.

  • Dizajn i lehtë dhe i mirëmenduar

    Jini më praktik kur xhironi falë balancës më të mirë dhe manovrimit të lehtë. RF 35 mm F1.4L VCM është më i lehtë se pararendësi i tij EF dhe të qenit hibrid e bën të përshtatshëm për mbajtëse të vogla për video.

Specifikimet

  • Objektiv hibrid fiks 35 mm F1.4

    Perspektivë e kënaqshme me kënd të gjerë të natyrshëm,3 me një aperturë të shpejtë f/1.4

  • Unazë iride me veprim praktik4

    Me kyçje të iridës në pozicionin e modalitetit automatik

  • Aperturë rrethore 11-fletëshe

    Për kontrollin artistik të efektit “Bokeh” dhe ndriçimeve

  • Elemente asferike dhe UD

    Për cilësi të lartë të imazhit me mprehtësi maksimale

  • Motorët VCM dhe Nano USM

    Për fokusim të shtruar, të shpejtë dhe të heshtur

  • Buton i personalizuar dhe unazë komandimi

    Për personalizim të lehtë dhe kontroll të cilësimeve të kamerës

RF 35mm F1.4L VCM

Çfarë ka në kuti

  • Objektivi RF 35mm F1.4L VCM

  • Kapak objektivi EW-73F

  • Çanta e lentes LP1219

  • Kapaku i lentes E-67 II

  • Kapak pluhuri RF

  • Mbajtëse e filtrit të pasmë

  • Manuali i përdorimit

Mund të jeni të interesuar edhe për

  1. Kur xhirohen filma dhe përdoret unaza iride, ndërkohë që AF është në përdorim, në raste të rralla, vlerat e fokusimit dhe të aperturës mund të jenë inkonsistente kur përdorni kamerat e sistemit EOS R që kanë dalë në treg përpara majit 2024
  2. E rëndësishme: motori me bobinë akustike në RF 35 mm F1.4L VCM emeton një fushë magnetike me nivel të ulët. Edhe pse në përgjithësi është i thjeshtë në përdorim, ne ju këshillojmë të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni një stimulues kardiak ose ndonjë pajisje tjetër mjekësore, për të adresuar çfarëdolloj shqetësimi.
    Kur objektivi nuk është i lidhur me kamerën ose kur kamera është e fikur mund të shkaktohet zhurmë e brendshme nga komponentët e objektivit. Kjo është normale dhe nuk është një keqfunksionim. Lëvizjet minimale gjatë transportit nuk ndikojnë në performancë.
  3. Në rast të përdorimit me kamerat e sistemit Canon EOS R të pajisura me korrigjimet e deformimeve dixhitale.
  4. Unaza iride nuk është aktive për kontrollin e aperturës në shkrepjet e fotografive kur përdoret objektivi me kamerat e sistemit EOS R që kanë dalë në treg përpara majit 2024.
  5. Ndonëse objektivi vjen me konstruksion pluhur- dhe ujëdurues, ky nuk e ndalon dot tërësisht hyrjen e grimcave të pluhurit apo të pikave të ujit në objektiv.
  6. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
  7. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.