Canon EF 600mm f/4L IS III USM
Blank-Rect Image

Canon EF 600mm f/4L IS III USM

Lentja më e lehtë në botë 600mm f/4*, e përsosur për fotografët profesionistë të jetës së egër, sporteve dhe lajmeve

Një rendiment i jashtëzakonshëm super-telefoto

Lentja më e lehtë në botë 600mm f/4*, me një cilësi të shkëlqyer të imazhit dhe një rendiment profesional të përsosur. Një Stabilizues imazhi me pesë ndalesa** ju lejon të regjistroni me kamerën në duar, duke ju lejuar të reagoni më shpejt.

Shikoni specifikimet e plota

Canon EF 600mm f/4L IS III USM - Product

Përdorimet ideale

Cilësia e shkëlqyer e imazheve

Lentja EF 600mm f/4L IS III USM siguron një qartësi ultra të lartë dhe nivele shumë të ulëta të shformimit. Elementet e lentes me fluor zvogëlojnë shfaqjen e anëve me ngjyra dhe rrisin rezolucionin dhe kontrastin.

Canon EF 600mm f/4L IS III USM - Superb Image Quality

E ndërtuar për të udhëtuar

Një formulë optike e përparuar rrit jo vetëm cilësinë e imazhit, por e bën po ashtu lenten EF 600mm f/4L IS III USM më portative, duke e bërë më të lehtë përdorimin e saj në terren.

Canon EF 600mm f/4L IS III USM - Built to Travel
Canon EF 600mm f/4L IS III USM - Focus Quickly & Accurately

Fokusoni me shpejtësi dhe saktësi

Fokusi i qartë arrihet me shpejtësi dhe në qetësi, me fokusin automatik USM të tipit unazor. Subjektet dinamike gjurmohen me saktësi kur lëvizin nëpër kuadër.

Regjistroni me kamerën në duar

Me dizajnin e saj të lehtë dhe radikal dhe me Stabilizuesin e imazhit me pesë ndalesa**, lentja EF 600mm f/4L IS III USM mund të përdoret pa mbështetje, edhe me zmadhime të fuqishme telefoto.

Canon EF 600mm f/4L IS III USM - Shoot Hand Held

Regjistroni me zgjuarsi

Kontrollet në majë të gishtave lejojnë që fokusi automatik AF të niset, të ndalohet ose të kyçet në çast. Dy pozicionet e fokusit të programuara paraprakisht mund të rithirren në çast me prekjen e një butoni.

Canon EF 600mm f/4L IS III USM - Shoot Smarter

Specifikimet

Kyçi e fokusit

Aktivizimi i kontrolleve

Hapja maksimale e diafragmës

f/4

Lentja më e lehtë në botë

600mm f/4*

Stabilizuesi i imazhit

me 5 ndalesa**

Diafragma

me 9 fletë

Shikoni specifikimet e plota

Canon EF 600mm f/4L IS III USM - Specifications
Canon EF 600mm f/4L IS III USM - What’s in the box?

Çfarë ka në kuti?

EF 600mm f/4L IS III USM

Kapaku i lentes E-185C

Kapaku i pluhurave i lentes E

Rripi i gjerë i lentes B

Mbajtësi i filtrit të pasmë me vidhosje 52 (WIII)

Çanta e butë e lentes LS-600

Kapaku i dritës i lentes ET-160 (W III)

Paketa e manualit të përdoruesit

Produktet e lidhura

*Ndër lentet për kamerat me lente të ndërrueshme, nga shtatori 2018, bazuar në kërkimet e Canon
**Sipas standardeve të testimit CIPA