Canon RF 800mm F5.6L IS USM
Mbusheni kuadrin me detaje largësie falë këtij objektivi mahnitës supertelefoto 800mm. Projektuar për kamerat e serisë EOS R, ky objektiv është krijuar për fotografët e kafshëve dhe të natyrës duke synuar rendiment pa kompromise në të gjitha rrethanat.
SHTYJINI LIMITET, CAKTONI STANDARDE TË REJA
Fiksoni me lehtësi subjektet e largëta dhe vendosini në mes të kuadrit me këtë objektiv mahnitës supertelefoto. Me plot 800m, fotostabilizim 4.5-nivelësh dhe një aperturë maksimale mbresëlënëse prej F5.6, manovrimi i tij peshëlehtë dhe preciz do të garantojë që të jeni gjithnjë një hap përpara për të nxjerrë poza.
Shikoni specifikimet e plotaCanon RF 800mm F5.6L është optimal për
Fotografia e faunës së egër
Sporte
Reportazh
Survejim
Shtyni limitet e rendimentit
RF 800mm F5.6L IS USM është krijuar për të lënë mbresa. Nga apertura e shpejtë F5.6 dhe fotostabilizuesi* 4.5-nivelësh për komandim të lehtë, deri tek elementet e objektivit të fluoritit, UD dhe Super UD me veshje të avancuara, ai cakton standarde të reja në ekselencën optike.
* Në kombinim me fotostabilizimin e integruar.
Kontroll me vetëbesim
Ky është modeli më peshëlehtë dhe i shkurtër 800mm i serisë L nga Canon deri më sot, mundësuar nga një projektim i avancuar optik. Shpërndarja e optimizuar e peshës rrit vetëbesimin ndërsa fokusi manual me kohë të plotë është gjithnjë gati për kontroll preciz të vetëfokusimit.
Rezistent dhe i shkathët për çdo mision
Projektimi i serisë L vë përparësinë mbi prakticitetin. Një kasë aliazhi magnezi peshëlehtë me bojë nxehtësiduruese mbron pjesët optike në brendësi, ndërsa lagështira largohet nga fluori në elementet e jashtme.
Krijuar për serinë EOS R
RF 800mm F5.6L IS USM qëndron në majë të gamës së objektivave të Canon. Një mekanizëm aperture me gradacione 1/8-nivelëshe dhe distancë minimale fokusimi prej 2.6m sjell fleksibilitet superior në shkrepje, ndërsa sistemi i fotostabilizimit punon me fotostabilizim në trup për stabilitet të mëtejshëm.
Bëjeni vetë dhe merrni kontrollin
RF 800mm F5.6L IS USM ka një sërë opsionesh të personalizuara me dy presete fokusi dhe një buton të personalizueshëm ndalimi të vetëfokusimit. Është plotësisht i pajtueshëm me zgjatuesit RF dhe drejtimi i fokusit mund të anasillet madje për të përkuar me atë që jeni mësuar.
Specifikimet
-
Gjatësia fokale 800mm
-
Hapja maksimale e diafragmës f/5,6
-
Fotostabilizues 4,5-nivelësh1
-
Diafragma me 9 fletë
-
Kontrolle të personalizueshme
-
Montimi RF
Frymëzohuni, regjistrohuni tani
Çfarë ka në kuti
Gjithçka që ju duhet për të shkrepur skena mahnitëse supertelefoto
-
RF 800mm F5.6L IS USM
-
Kapak lenteje E-180E
-
Qafore objektivi ET-155 (WIII)
-
Çantë e butë objektivi LS600
-
Rrip i gjerë objektivi
Aksesorët
Produktet e lidhura
-
RF 1200mm F8L IS USM
Një supertelefoto 1200mm i serisë RF me manovrim dhe projektim të avancuar për rezultate mahnitëse te kafshët, sportet dhe detajet në largësi. -
RF 400mm F2.8L IS USM
I fuqishëm dhe portativ me cilësi të jashtëzakonshme figure, ky supertelefoto me mbërthyese RF është ideal për fotografët e natyrës së egër, aksionit dhe sporteve. -
RF 600mm F4L IS USM
Optimalja në cilësinë e figurës supertelefoto, në dizajn portativ rendimenti të lartë për sistemin RF.
Mund të jeni të interesuar edhe për
- Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.