Dallimi që bën objektivi për portrete

Nga bustet që mbushin gjithë kuadrin deri te portrete këndgjera të rrugës, zgjedhja e një objektivi të specializuar do t'ju ndihmojë t'i çoni portretet në një nivel tjetër.
Photographer Corinne Cumming showing an image on the back of the Canon EOS R6 Mark III to the members of a band she is photographing in a studio.

Shumica e kamerave EOS vijnë me një grupi objektivi përdorimi të përgjithshëm që funksionon me shumicën e llojeve të fotografisë. Por, për ta shpënë fotografinë në nivel tjetër, ia vlen të investoni në një gamë objektivash që janë të dobishëm për zhanrin që keni zgjedhur, si p.sh. fotografia e portreteve. Nga gjatësia fokale dhe apertura maksimale deri te pesha dhe madhësia, objektivi që zgjidhni mund të bëjë dallim të madh në fotot tuaja.

Çfarë e bënë të mirë objektivin për portrete?

Ajo që e dallon kryesisht objektivin për portrete është gjatësia fokale dhe apertura maksimale, por ka dhe të tjera që duhen marrë parasysh kur përcaktoni objektivin më të mirë për portrete nga Canon për nevojat tuaja.

Përputhshmëria e objektivit

Së pari, ia vlen të merrni parasysh kamerën që keni dhe objektivat që janë të pajtueshëm me të. Kamerat Canon EOS R System pa pasqyra, si p.sh. Canon EOS R6 Mark III, EOS R8 dhe EOS R100 ju japin akses tek objektivat më të mirë të Canon për portrete. Kamerat dhe objektivat EOS R System përdorin mbërthyesen RF, që përfshin një lidhje 12-kunjëshe ndërmjet vetëfokusimit tejet të shpejtë dhe besueshmërisë. Mundësitë krijuese të ofruara nga teknologjia pa pasqyra e bëjnë mbërthyesen RF investim të dobishëm kur mendoni për modelet e ardhshme gjatë rrugëtimit tuaj të mëtejshëm fotografik.

Gjurmë shumëngjyrëshe dritash ndërthuren rreth kokës dhe kraharorit të një modeleje, të shkrepura mbi një sfond të zi duke përdorur objektivin zmadhues Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Me vetëm 88.8mm, objektivi me fotostabilizator Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM është një opsion praktik për fotografinë e portreteve. Shkrepur në Canon EOS R6 (pasuar tani nga Canon EOS R6 Mark III) me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 44 mm, 8 sek, f/16 dhe ISO100.

Stabilizim imazhi

Në vijim, mos harroni se mund të mos doni apo keni gjithnjë mundësinë të përdorni stativ kur shkrepni portrete të arrira. Këtu hyn në punë dhe fotostabilizimi. Objektivat si Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM, RF 85mm F2 MACRO IS STM dhe RF 24-105mm F4-7.1 IS STM vijnë të gjithë me fotostabilizim, që garanton që imazhet tuaja të jenë super të mprehta kur shkrepni dorazi. Fotostabilizimi i shtuar ju mundëson të ngadalësoni shpejtësinë e obturatorit për të lejuar të hyjë më shumë dritë, duke ju dhënë fleksibilitetin të shkrepni në të gjitha llojet e skenarëve të ndriçimit.

Efekti është edhe më i madh kur çiftoni një objektiv të stabilizuar me një kamerë që ka fotostabilizim të integruar (IBIS), si p.sh. Canon EOS R6 Mark III – së bashku ato mund të ofrojnë deri në 8,5 nivele fotostabilizimi. Edhe nëse objektivi juaj nuk përfshin fotostabilizim, ju mund të përfitoni gjithsesi nga IBIS në vetvete – është veçanërisht efektiv me objektiva që kanë gjatësi fokale të shkurtra.

Madhësia dhe pesha

Duhet marrë parasysh edhe madhësia, pesha dhe fleksibiliteti. Për fotografët e portreteve që kërkojnë të mbeten të zhdërvjellët, ose t'i përdorin objektivat për zhanre të ndryshme, objektivi i vogël dhe peshëlehtë është një zgjedhje optimale. Canon RF 50mm F1.8 STM dhe RF 35mm F1.8 MACRO IS STM janë të dy objektiva tejet kompaktë, çka i bën shtojca ideale dhe ekonomike për fotografët e portreteve urbane. Kjo vjen pa ndonjë sakrificë në potencialin e tyre për portrete klasike, falë aperturave të gjera maksimale prej f/1.8 për turbullim të bukur të sfondit dhe fleksibilitet me rreze qartësie. RF 28mm F2.8 STM ofron një pamje më të gjerë për portretet në grup, por peshon vetëm 120 gramë. Për fleksibilitet maksimal ama mos kërkoni përtej Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM. Me rrezen e gjatë fokale, ky objektiv është modeli ideal i përdorimit të përgjithshëm ditor, ideal për thuajse të gjitha zhanret e fotografisë nga pozat arkitektonike ultra të gjera 24mm deri te portretet e studios 85mm dhe pozat e busteve telefoto 105mm.

Hapja maksimale e diafragmës

Një faktor tjetër kyç në përzgjedhjen e një objektivi të posaçëm për shkrepje portretesh është dhe apertura e tij maksimale. Apertura i referohet madhësisë së hapjes së objektivit që lejon hyrjen e dritës në sensorin e kamerës.

Çdo objektiv merr një klasifikim aperture si p.sh. f/2.8 ose f/4. Disa objektiva zmadhues kanë klasifikim aperture në varësi të gjatësisë së zgjedhur fokale; këto do të shfaqin një diapazon aperture si p.sh. f/4-7.1. Objektivat e tjerë zmadhues, duke përfshirë Canon RF 24-105mm F4L IS USM dhe RF 24-70mm F2.8L IS USM, ofrojnë sakaq një aperturë fikse maksimale për një ekspozim konsistent në të gjithë rrezen e zmadhimit. Këta objektiva, me aperturat e tyre konstante maksimale dhe cilësi konstrukti të L-Series me izolim ndaj kushteve atmosferike janë idealë për fotografët që kërkojnë të përditësohen nga modeli RF 24-105mm F4-7.1 IS STM ose për ata që thjesht kërkojnë një objektiv niveli profesional.

Një profil i një modeleje me buzëkuq të errët duke kthyer fytyrën nga kamera me tela dritash të turbulluara në sfond, shkrepur duke përdorur një objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM.

Gjatësia fokale 50mm përdoret në shumë zhanre fotografie, ndërsa apertura e gjerë maksimale e bën perfekte për arritjen e turbullimit të butë të sfondit në pozat e portreteve. Shkrepur në Canon EOS R6 (pasuar tani nga Canon EOS R6 Mark III) me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/125 sek, f/1.8 dhe ISO1250. © Ejiro Dafé

Sa më i ulët numri i aperturës, aq më e madhe hapja maksimale dhe ka avantazhe për shkrepjen e portreteve në objektiva me apertura më të mëdha maksimale.

Një aperturë më e madhe merr më shumë dritë përmes objektivit në kamerë, ndaj objektivat me aperturë të madhe, si p.sh. Canon RF 45mm F1.2 STM, RF 50mm F1.8 STM dhe RF 85mm F2 MACRO IS STM janë idealë për shkrepjen në ndriçim të ulët (p.sh. portrete në ambiente të brendshme) dhe për rastet kur ju duhet fleksibilitet për të luajtur me dritën si në bardhezi ose portrete abstrakte. Një e mirë tjetër është se shkrepja me aperturë të caktuar në vlerën e vet maksimale, që shpesh quhet dhe si "hapje e gjerë", realizon më shumë turbullim të sfondit që preferohet shpesh nga fotografët e portreteve.

U hedhim një sy disa shembujve të shkrepjes së fotografive portret në apertura të ndryshme.

Një bashkim tri pozash busti të një figure me buzëkuq të ndezur dhe pulovër të verdhë me jakë rrethore. Majtas ka një subjekt të qartë dhe sfond të turbullt, mesi është diçka midis dhe djathtas ka një subjekt të qartë dhe sfond të qartë.

Këto tri imazhe, të shkrepura në të njëjtën gjatësi fokale me objektiv Canon RF 50mm f/1.8 STM tregojnë ndryshimin e madhësisë së aperturës nga e gjerë (numër i ulët f-) në pozën e parë, në më të ngushtë (numër më i lartë f-) në pozën e tretë. Kur përpiqeni të eliminoni sfondet e turbullta shpërqendruese në fotografinë e portreteve, është me dobi pasja e një objektivi me aperturë të madhe. Në foton e parë vëmendja e shikuesit drejtohet te fytyra e subjektit, duke e bërë kështu më efikas si portret. © Ejiro Dafé

Kjo nuk do të thotë ama se një objektiv me aperturë disi më të ngushtë maksimale, si p.sh. apertura f/4 e Canon RF 24-105mm F4L IS USM, s'mund të krijojë dot turbullim të bukur, sidomos në gjatësi fokale telefoto. Kjo ndodh për shkak se gjatësitë fokale më të gjata kapin një pjesë më të vogël të sfondit nga gjatësitë fokale të shkurtra, duke e bërë çdo mjegullim sfondi të duket më i madh dhe më i përhapur në imazh, si dhe duke ndihmuar çdo subjekt të dallohet më qartë.

Vetëfokusimi

Zakonisht, fotografia e portretit nuk ka nevojë për vetëfokusim super të shpejtë të përdorur për sporte ose kafshët e egra, por një objektiv që fokusohet shpejt dhe pa zhurmë është ende një ndihmë e madhe – sidomos nëse planifikoni të regjistroni edhe video. Kërkoni për objektiva Canon me USM (motor ultrasonik) ose teknologji STM (motor gradual). Këto sisteme ofrojnë fokusim të shtruar, pothuajse të heshtur që ka më pak gjasa të regjistrohet nga mikrofoni i kamerës.

Falë turbullimit të këndshëm të sfondit dhe ndarjes natyrale të subjektit, objektivat për portrete të Canon funksionojnë gjithashtu më së miri për intervistat me video. Madje, mund të eksploroni objektivat hibridë të Canon të projektuar për të ofruar rezultate me cilësi profesionale për foto dhe video.

Objektivat më të mirë të Canon për poza busti dhe portrete tradicionale

Portreti i një figure me mjekër që qëndron në barin e gjatë, duke mbajtur një fëmijë të vogël, shkrepur me një objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM.

Canon RF 85mm F2 Macro IS STM është një opsion ekonomik për shkrepësit pa pasqyrë që kërkojnë një objektiv të dedikuar për portrete. Shkrepur në Canon EOS R6 (pasuar tani nga Canon EOS R6 Mark III) me objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM në 1/800 sek, f/2 dhe ISO400. © Ilvy Njiokiktjien

Një portret i realizuar me një objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM, që tregon një të moshuar me flokë të shkurtër, me veshje në një ngjyrë gurkali të zbehtë.

RF 85mm F2 Macro IS STM mund të realizojë portrete të bukura me gjatësinë e vet fokale telefoto. Përmban gjithashtu vetëfokusim të shpejtë dhe të besueshëm, edhe në ndriçim të ulët. Shkrepur në Canon EOS R6 (pasuar tani nga Canon EOS R6 Mark III) me objektiv Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM në 1/800 sek, f/2 dhe ISO400. © Ilvy Njiokiktjien

Gjatësia fokale është distanca mes objektivit dhe sensorit të kamerës kur subjekti është në fokus dhe përcaktohet në milimetra (mm). Objektivat zmadhues kanë një rreze fokale, të shkruar si vlerë minimale dhe maksimale, si p.sh. 24-105 mm. Rëndom, objektivi i portreteve i referohet një objektivi me gjatësi fokale rreth 85 mm ose më të gjatë, si p.sh. Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM, që ka dizajn peshëlehtë dhe 5 nivele fotostabilizimi për portret të shkrepur dorazi me cilësi të përsosur figure.

Në këtë kompozim klasik busti, një objektiv 85 mm për portrete ofron një nivel të këndshëm të kompresionit të perspektivës. Veçoritë e fytyrës jepen në proporcion, ndërkohë që gjatësia fokale telefoto ndihmon për të ndarë modelin tuaj nga sfondi. Në një kamerë me sensor APS-C, një objektiv 50mm do të krijojë pak a shumë të njëjtën fushëpamje si objektivi 85mm i një kamere kuadërplotë.

Nga ana tjetër, përdorimi i një gjatësie fokale më të shkurtër, si p.sh. 24 mm, mund të largojë perspektivën kur përdoret nga afër, duke i bërë veçoritë më pranë kamerës – p.sh. hundën – të duket më e madhe. Edhe sfondet dalin më në pah në gjatësi fokale më të shkurtra.

Një pozë busti i një figure me flokë kaçurrelë të verdhë të parë përmes xhamit të mbuluar me pika uji.

Canon RF 50mm F1.8 STM është një objektiv fantastik për ata që kërkojnë të largohen nga objektivat e kompleteve për objektivin e tyre të parë fiks. Shkrepur në Canon EOS R6 (pasuar tani nga Canon EOS R6 Mark III) me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 50 mm, 1/200 sek, f/2.8 dhe ISO320.

Objektivat më të mirë të Canon për portretet në grup dhe portretet urbane

Një portret në grup i grupit britanik Venus Grrrls i realizuar nga fotografja Corinne Cumming, duke përdorur një objektiv RF 24-70mm F2.8 L IS USM.

Me një gjatësi fokale maksimale prej 70 mm, objektivi Canon RF 24-70mm F2.8 L IS USM është një zgjedhje praktike për fotografitë në grup ose portretet në rrugë. Objektivi zmadhues Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM më i përballueshëm në kosto ofron më shumë fleksibilitet. Shkrepur në Canon EOS R6 Mark III me objektiv Canon RF 24-70mm F2.8 L IS USM në 35mm, 1/125 sek, f/5.6 dhe ISO200.

Përdorimi i një objektivi zmadhues fleksibël, si p.sh. Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM, do t'ju japë më të mirën e të dyjave, së gjeri dhe me gjatësi fokale telefoto, si dhe çfarëdo tjetër midis.në mes. Në maksimumin e gjerësisë 24mm, fushëpamja e këtij objektivi është e përshtatshme dhe për portretet më të mëdha në grupe, si dhe mund të përfshijë një masë të madhe konteksti në portretet urbane situacionale, ndërsa gama e sipërme është ideale për portrete klasike dhe poza busti nga afër.

Këndet e gjera mund të përdoren në shkallë të gjerë në portretet situacionale kur ambienti rrethues i subjektit luan një rol kyç në rrëfimin e historisë dhe në portretet në grup, ku në kuadër duhet të përfshihen shumë subjekte.

Nëse doni të shkrepni portrete në grup, ideali është objektivi Canon RF 16mm F2.8 STM. Dhe nëse ndodh të fotografoni një grup në një zonë relativisht të vogël, mund të realizoni një pozë të mirë me një objektiv ultrakëndgjerë.

Objektivat më të mirë të Canon për “bokeh”

Një vajzë e re e përkulur pranë një lumi, me detajet e varkës, ndërtesave dhe pemëve në sfond të mjegulluara falë aperturës maksimale të shpejtë të Canon RF 45mm F1.2 STM.

Canon RF 45mm F1.2 STM është një objektiv tejet i shpejtë që ju lejon të krijoni turbullim sfondi të zbutur në portretet tuaja me gjatësi të plotë falë aperturës së tij maksimale f/1.2 – ideal për skenat e ngarkuara si kjo.

Objektivat me apertura maksimale të gjera në raport me gjatësinë e tyre fokale shpesh quhen objektiva “të shpejtë”, pasi lejojnë të hyjë më shumë dritë në kamerë dhe prandaj jua bëjnë të mundur të përdorni shpejtësi obturatori më të larta. Por është aspekti i tij i butë i zonave jashtë fokusit në një fotografi – i njohur si “bokeh” – ku objektivët e shpejtë për portrete, si p.sh. Canon RF 45mm F1.2 STM vërtet shkëlqejnë. Me një aperturë maksimale prej f/1.2, Canon RF 45mm F1.2 STM është objektivi RF më i shpejtë në dispozicion jashtë serisë L të Canon, duke e bërë atë një zgjedhje shumë të mirë për efekte krijuese të thellësisë së fushës.

Për shkak se objektivat e shpejtë prodhojnë një thellësi fushe ekstremist të cekët, fokusimi me saktësi mund të jetë sfidues kur shkrepni në gjithë gjerësinë. Aktivizimi i Eye Detection në kamerat e fundit Canon EOS R System, si p.sh. EOS R6 Mark III dhe EOS R8 mund të ndihmojë në të vërtetë, pasi kamera do të fokusohet automatikisht në sytë e subjektit tuaj. Madje mund të zgjidhni nëse të prioritizoni syrin e majtë ose të djathtë për më shumë saktësi.

Objektivat më të mirë të Canon për poza mode

Një pozë portreti në plan të afërt dhe profili i një modeleje që ka vënë buzëkuq shkëlqyes dhe makijazh rozë, shkrepur duke përdorur objektivin Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM.

Afrohuni dhe zbuloni detajet e bukura në portretet tuaja me objektivin këndgjerë Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM. Shkrepur në Canon EOS R me objektivin Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM në 1/200, f/2.8 dhe ISO200. © Guia Besana

Ndërsa makroobjektivat mund t'i lidhni me planet e afërta të insekteve interesante ose me ushqime të shijshme, detajet e pabesueshme që arrijnë të kapin janë ideale dhe për portretet. Në fakt makroobjektivat përdoren së tepërmi në portretet e modës dhe të bukurisë për të theksuar tiparet e fytyrës dhe për të theksuar produkte të caktuara kozmetike.

Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM vjen me distancë minimale fokusimi prej 35 cm, ndërsa RF 35mm F1.8 MACRO IS STM mund të fokusohet deri në 17 cm. Duke përdorur një makroobjektiv dhe duke iu afruar subjektit, mund të nxirrni në pah detaje të arrira, duke ekspozuar dhe lartësuar bukurinë individuale të subjekteve tuaja.

Shkruar nga Peter Wolinski dhe Marcus Hawkins

Artikuj të ngjashëm

Shkrepni portrete abstrakte

Eksperimentoni me ekspozime të ndryshme, pikturë me drita, lojë me hije etj.

Këshilla për fotografinë e portreteve

Përmirësoni fotografinë tuaj të portreteve me këto këshilla dhe teknika kryesore.

Kamera dhe objektiva për portrete perfekte

Nga fotot e foshnjave dhe të kafshëve shtëpiake te grupet e familjes, shkrepeni subjektin tuaj me kompletin më të mirë Canon të nivelit fillestar për fotografinë e portreteve.

Si të bëhesh pjesë e fotografisë së modës

Fotografia e modës shpesh shihet si diçka ekskluzive, por dy fotografë të rinj që punojnë në këtë fushë na zbulojnë se si kjo lloj fotografie po hapet për të tjerët.