EOS R7

Kamerat pa pasqyra

Canon EOS R7

Teknologjia EOS R bashkohet me projektimin e APS-C, për një kamerë hibride pa pasqyra që është e vogël, e shpejtë dhe e fuqishme.

Eksploroni faunën e egër

  • Ku do të shkoni më pas?

    Duke vazhduar trashëgiminë e kamerave tona të mahnitshme të serisë EOS 7D, EOS R7 vjen me rendimentin më të lartë dhe shpejtësi të frikshme në një trup të gjeneratës së re pa pasqyrë të EOS R Series.

  • Risitë e EOS R plotësojnë dizajnin e APS-C

    EOS R7 është ndërtuar rreth një sensori me madhësi APS-C, ndaj objektivi ofron 1.6x më shumë rreze telefoto krahasuar me të njëjtën gjatësi fokale të përdorur në një kamerë kuadërplotë. Do të ndiheni sikur jeni në krah të subjektit tuaj, në gjendje të kapni portrete kafshësh në gjithë kuadrin dhe fotografi të fuqishme aksioni plot impakt.

  • Specifikimet

    • Dual Pixel CMOS AF II

      AF që dallon dhe gjurmon njerëzit, kafshët dhe automjetet

    • Deri në 15fps shkrepje e vazhduar

      Plus seri 30fps me shkrehësin elektronik të kamerës4

    • Sensor 32,5-megapikselësh madhësie APS-C

      Balanca ideale e rezolucionit, shpejtësisë dhe rendimentit në dritë të ulët

    • Fokusim në dritë të ulët -5EV2

      Fokusim i saktë në kushte me dritë të ulët

    • ISO 32.000

      Ndjeshmëri maksimale standarde

    • Full HD deri në 120p

      Për lëvizje super të qetë9

    • IS bashkëpunues

      Stabilizimi i trupit dhe i objektivit bashkëpunon për deri në 7 nivele3 mbrojtjeje nga lëkundjet e kamerës

    • 4K/60p

      Xhirimet

    • 2.36 milion pikë EVF

      Me shpejtësi rifreskimi deri në 120fps10

    • Ekran me prekje, me kënd të ndryshëm 7.5 cm 1.62 milionë pika

      Nxirrni një pamje të ndryshme të subjektit tuaj

    • Procesor DIGIC X

      Komandim reagues dhe vonesë minimale EVF

    PREZANTIMI I EOS R7

    Kapitulli i ri në projektimin e kamerave me APS-C

    Shikoni fotografen e kafshëve të egra dhe krijuese përmbajtjesh, Dani Connor, teksa përdor EOS R7 për të regjistruar kërkimin e saj për rrëqebullin iberik.

    EOS R7 me një shikim

  • Vetëfokusim i gjeneratës së re

    Me vetëpërmirësim të thelluar programatik dhe njohje subjektesh

  • Fotostabilizim i një niveli tjetër

    Për mbrojtje 7-nivelëshe3 nga lëkundja e kamerës me RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM deri në 8 nivele13 me objektivat e tjerë

  • Cilësi dhe performancë që t'ju lërë pa fjalë

    Momenti i përsosur fotografik mund të zgjasë vetëm sa hap e mbyll sytë, kjo është arsyeja pse ne projektuam EOS R7 të jetë jashtëzakonisht i shpejtë

  • Fjala tjetër në komunikim

    Ndani, dërgoni, transmetoni dhe përpunoni

  • Vetëfokusim i gjeneratës së re
    Me vetëpërmirësim të thelluar programatik dhe njohje subjektesh

    Ne i kemi dhënë EOS R7 teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik dhe iTR AF që do të gjeni në kamerat tona EOS R3, EOS R5 dhe EOS R6. Kjo do të thotë se mund të dallojë njerëzit, kafshët dhe automjetet dhe t'i mbajë në fokus të mprehtë kudo që lëvizin në kuadër.

    Vetëfokusim që sfidon pritshmëritë

    Fotografëve të kafshëve të egra do t'u pëlqejë se si kamera i dallon zogjtë në fluturim, duke i mbajtur të mprehtë sa s'ka nëpër peizazh. Fotografët e sportit do të çmojnë mundësinë për të gjurmuar njerëzit ndërsa lëvizin shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme – edhe kur mbajnë kokore, kur shikojnë në një drejtim tjetër ose kur kthehen me kokë poshtë.

    Sistemi i fokusimit Dual Pixel CMOS AF II i EOS R7 mbulon dhe gjurmon subjektet mbi pothuajse 100 përqind të kuadrit1 dhe siguron AF të shpejtë dhe të saktë, edhe kur nivelet e dritës bien deri në -5EV 2 ose me apertura maksimale deri në f/22.

    Vetëfokusim që sfidon pritshmëritë

    Fotostabilizim i një niveli tjetër
    Për 7 ivele mbrojtjeje nga lëkundjet e kamerës3

    Imagjinoni sikur jeni në gjendje të shkrepni foto me ekspozim të gjatë në dorë, duke turbulluar qëllimisht subjektet në lëvizje pa u zgjatur për të kapur stativin. Ose kapja e një videoje super të qetë gjatë ecjes me kamerën. In-Body Image Stabilizer (IBIS) brenda EOS R7 mundëson lloj-lloj mënyrash të reja për të qenë krijues dhe thjesht mund t'ju bëjë të rishikoni mënyrën se si e përdorni sistemin tuaj të kamerës.

    Mbrojtje me 7 nivele nga lëkundjet e kamerës
    Stabilizim edhe kur ju vetë nuk jeni stabël

    Stabilizim edhe kur ju vetë nuk jeni stabël

    IBIS i kamerës bashkëpunon me IS optik të integruar në shumë nga objektivat tanë RF. Falë shpejtësisë rrufe të komunikimit të mbërthyeses RF dhe gjerësisë fizike, mundësohet stabilizim deri në 7 nivele3 me RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM dhe deri në 8 nivele13 me objektiva të tjerë në 5 akse, duke lejuar fotografimin e qëndrueshëm dorazi të ekspozimeve të gjata pa asnjë dridhje të kamerës.

    Dhe kur jeni duke shkrepur me objektiv jo-IS (siç janë fikset e shpejta), montimi i objektivave të gjerë të sistemit EOS-R mundëson që IBIS dhe EOS R7 të ofrojë stabilizim shumë efikas nga lëkundjet e kamerës.

    EOS R7 Panoramike

    Sistemi ndihmon gjithashtu ngritjen e nivelit të horizonteve të pjerrëta dhe mbajtjen e subjekteve të mprehta kur jeni duke panoramë ose shkrepur panorama.

    Video jashtëzakonisht të qëndrueshme

    Kur regjistroni video, IBIS dhe sistemet IS optike bashkohen nga një teknologji e tretë: Movie Digital IS. Së bashku, këto sisteme zbutin lëvizjet e kamerës në një masë të tillë që do të ishte e kuptueshme të mendoje se janë shkrepur me stativ.

    Sa hap e mbyll sytë…
    Cilësi dhe performancë që t'ju lërë pa fjalë

    Momenti i përsosur fotografik mund të zgjasë vetëm sa hap e mbyll sytë, kjo është arsyeja pse ne projektuam EOS R7 të jetë jashtëzakonisht i shpejtë. Regjistroni skedarë RAW, JPEG dhe HEIF me një shpejtësi marramendëse prej 15fps6 - ose deri në 30fps4 kur përdorni shkrehësin elektronik të heshtur7 të kamerës - me AF dhe AE të vazhdueshme që reagon vazhdimisht ndërsa shkrepni. Një shpejtësi maksimale e shkrehësi elektronik prej 1/16,000 sek zbulon detaje që shpesh i mungojnë syrit të lirë.

    Procesori DIGIC X

    Krijuar për të reaguar shpejt

    Procesori DIGIC X i kamerës ofron manovrim të shpejtë, dinamik dhe praktikisht eliminon vonesën e inkuadruesit për një përvojë fotografimi vërtet reaguese. Deri në 42 skedarë RAW dhe 126 JPEG mund të regjistrohen me një seri të vetme 30fps.8

    Lëvizje fluide, shkrepur më së miri në video

    Kur regjistroni video, shpejtësitë e kuadrove deri në 60p ofrohen në 4K dhe deri në 120p kur regjistroni filmime të plota HD9. Regjistron objekte në lëvizje me saktësi të jashtëzakonshme dhe krijon efekte super të lëmuara me lëvizje të ngadalta në pasproduksion.

    Lëvizje fluide, shkrepur më së miri në video

    Kapitulli vijues në cilësinë e imazhit.
    Foto dhe video që sfidojnë pritshmëritë

    Pavarësisht nëse jeni duke shkrepur foto ose video, sensori CMOS 32.5-megapikselësh i EOS R7 dhe procesi i imazhit DIGIC X japin rezultate mahnitëse. Përparësitë teknike të sistemit EOS R kombinohen me ekspertizën tonë në optikën dhe dizajnin e sensorëve, duke ju dhënë cilësi imazhi më të mirë se çdo gjë që keni përjetuar më parë.

    Fotografimi i maces së egër më të rrezikuar në botë

    Cilësi imazhit përtej pritshmërive

    Fotot janë të mbushura plot detaje, ngjyra dhe gamë dinamike – edhe në dritë të ulët falë një ndjeshmërie maksimale prej ISO 32,000. Pamjet video 4K me cilësi shumë të lartë mund të prodhohen duke mbimoduluar daljen e sensorit 7K, ndërsa Canon Log 3 siguron një gamë të gjerë dinamike dhe opsione të redaktimit pas xhirimit.

    Cilësi imazhit përtej pritshmërive

    Nxjerrë me EOS R7

    • f/11
    • 1/80
    • 32000

    Gjëja tjetër e madhe në dizajnin EOS
    Karakteristika të reja, ndjesi instinktive

    Hidhni hapat tuaj të ardhshëm krijues me një kamerë që sjell teknologjinë e re në pëllëmbë të dorës, por që ndihet po aq familjare dhe instinktive sa modeli juaj DSLR. Veçoritë e reja të dizajnit – si zgjedhësi i kombinuar i pikës AF dhe rrotulla e kontrollit të pasmë – ndërthuren me manovrimin klasik të EOS dhe faqet menjëherë të dallueshme të menysë, kështu që do të ndiheni si në shtëpinë tuaj që në fillim.

  • Obturatori elektronik

    Edhe inkuadruesi mahnitës elektronik me 120fps10 2.36 milionë pika ka një modalitet OVF Assist që do të ndihmojë këdo që vjen nga kamerat DSLR.

  • Ekran LCD me kënd të ndryshueshëm

    Një ekran LCD me kënd të ndryshëm e bën të lehtë shkrepjen nga kënde të vështira. Mbështetet gjithashtu regjistrimi vertikal i videos, duke e bërë të thjeshtë kapjen e historive për rrjetet sociale.

  • Zgjedhës i kombinuar i pikës AF

    Karakteristikat e reja të dizajnit përfshijnë zgjedhësin e kombinuar të pikës AF dhe rrotullën e pasme të kontrollit.

  • Avantazhi i APS-C

    Avantazhi i APS-C

    EOS R7 është ndërtuar rreth një sensori me madhësi APS-C, që objektivat të kenë më shumë "rreze" telefoto se e njëjta gjatësi fokale në një kamerë kuadërplotë. Formati më i vogël i sensorit e bën gjithashtu EOS R7 më portativ - fantastik kur jeni në udhëtime për kafshë të egra, duke fotografuar shfaqje ajrore ose duke kapur aksionin nga anës pistës.

    Integroni dhe zgjeroni

    Dhe për sa u përket objektivave, mund t'i sillni të gjithë objektivat ekzistues EF dhe EF-S në EOS R7 nëpërmjet një përzgjedhjeje të adaptorëve të montimit të Canon, ku ata do të funksionojnë ashtu siç i mbanit mend - nëse jo më mirë, falë funksioneve më të gjera të EOS R System.

    EOS R7 mund ta përshtatni për të punuar ashtu siç dëshironi. Format dhe butonat e personalizueshëm plotësojnë modalitetet e personalizuara të fotografimit dhe një ekran të programueshëm My Menu.

    Integroni dhe zgjeroni

    "TË KESH NJË KAMERE ME SHPEJTËSINË DHE RREZEN E R SYSTEM SË BASHKU ME NJË SENSOR APS-C ËSHTË E PABESUESHME."

    Fjala tjetër në komunikim
    Ndani, dërgoni, transmetoni dhe përpunoni

    EOS R7 është një kamerë e lidhur, e aftë për të punuar krah për krah me smartfonin, tabletën ose kompjuterin tuaj nëpërmjet programit Canon Camera Connect. Një lidhje Bluetooth Low Energy ruan një lidhje me pajisjen tuaj inteligjente, që të mund të shfletoni, shkarkoni dhe shpërndani imazhe dhe video me madhësi të plotë ose të reduktuar duke përdorur Wi-Fi – kudo që jeni duke shkrepur. EOS R7 është krijuar edhe për iPhone11, ndaj mund të lidheni duke përdorur një kabllo USB-C me shpejtësi të lartë.

    Përditësoni ndjekësit tuaj në rrjetet sociale me ngjarje emocionuese sapo ju ndodhin, ose dërgoni fotografi direkt te një klient, nëse jeni duke punuar profesionalisht, EOS R7 madje bën të mundur transmetimin e drejtpërdrejtë të videove në YouTube5.

    Skema e lidhjeve

    Filloni herët me ciklin e redaktimit

    Wi-Fi i integruar e bën të lehtë lidhjen në mënyrë të pavarur me portalin tonë në internet, image.canon, për transferimin e drejtpërdrejtë të pandërprerë12 të imazheve dhe videoklipeve tuaja në hapësirën ruajtëse në renë kompjuterike për shqyrtim të mëvonshëm. Transferojini të gjitha imazhet, në mënyrë që t'i keni gati duke ju pritur kur të ktheheni në shtëpi, ose vlerësoni, zgjidhni dhe transmetoni vetëm ato fotografi që preferoni.

    Filloni herët me ciklin e redaktimit

    Canon synon të arrijë emetime neto zero të CO2 nga aktivitetet e veta të biznesit deri në vitin 2050

    Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.

    Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.

    Photographer looking down view finder
    EOS R7 - Çfarë ka në kuti?

    Çfarë ka në kuti

    Gjithçka që ju nevojitet për të hedhur hapat e ardhshëm në fotografi dhe video.

    • Trup kamere EOS R7

    • Kapaku i kamerës R-F-5

    • Rrip kamere ER-R7

    • Kapaku i mbërthyeses ER-SC2

    • Karikuesi i baterisë LC-E6E

    • Battery Pack LP-E6NH

    • Kapaku i baterisë

    • Kabllo AC

    • Paketa e manualit të përdoruesit

    Aksesorë / Objektiva / Materiale konsumi

    Artikujt e lidhur

    Produktet e lidhura

    • Kamerat pa pasqyra

      EOS R10

      Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.
    • Kamerat pa pasqyra

      EOS R6

      Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme.
    • Kamerat pa pasqyra

      EOS RP

      Një kamerë pa pasqyrë, e vogël, e lehtë dhe intuitive me kuadër të plotë, e projektuar për fotografinë e përditshme dhe të udhëtimeve.
    1. Vlen kur shfaqet korniza e subjektit gjatë gjurmimit dhe në kamerë ka një objektiv të përputhshëm, ndërsa është aktiv AF me rreze të plotë ose subjekti zbulohet me sukses në modalitetin e një zone tjetër. Për detaje mbi objektivt e mbështetur, shihni [Supplemental Information] për [EOS R7] te “https://cam.start.canon/”.
    2. Gjatë shkrepjes së fotove me objektiv f/1.2, Centre AF point, One-Shot AF, në 23°C/73°F, ISO100. Me përjashtim të objektivave RF me veshje "Defocus Smoothing"
    3. 7 nivele sipas standardit CIPA me RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në gjatësi fokale prej 150mm
    4. Shpejtësia e shkrepjes së vazhdueshme mund të jetë më e ngadaltë në varësi të subjektit/kushteve të shkrepjes ose konfigurimit të kamerës, ose objektivit gë përdorur etj. Shihni Advanced User Guide për detaje. Për informacion mbi objektivat që mbështesin shpejtësinë maksimale të regjistrimit të vazhdueshëm me servo AF, shihni Supplemental Information të EOS R7 në faqen e internetit “cam.start.canon”. Në varësi të natyrës së subjektit ose kushteve të shkrepjes, mund të ndodhë shtrembërim i imazhit me rrotullim të shkrehësit.
    5. Shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë të kamerës mbështet vetëm transmetimin e drejtpërdrejtë në YouTube. Përpara përdorimit të shërbimit të transmetimit të drejtpërdrejtë, kërkohet regjistrimi në image.canon. Kontrolloni në YouTube për kërkesat më të fundit. Transmetimi i drejtpërdrejtë në YouTube mund të ndryshojë, ndalojë apo ndërpritet pa njoftim paraprak. Canon nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë shërbim të ofruar nga palë të treta, duke përfshirë shpërndarjen e tyre të drejtpërdrejtë në YouTube.
    6. Shpejtësia e vazhduar e shkrepjes mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ndryshme, shikoni detajet për hollësi.
    7. Mund të krijohen tinguj të ndryshëm nga shkrehësi (apertura, tingulli i lëvizjes së objektivit të fokusit dhe tingulli elektronik etj.).
    8. Sipas standardeve të testimit të Canon me kartën UHS-II 32GB (gjatë One-Shot AF, ISO 100, Standard Picture Style) Numri i imazheve varet nga cilësimet e ndryshme dhe objektivat e përdorur. Për detaje mbi objektivat e mbështetur, shihni "cam.start.canon"
    9. Në modalitetin "High frame Rate Movie" nuk regjistrohet zëri
    10. Shpejtësia maksimale e kuadrove gjatë AF, gjysmështypja e butonit të shkrehjes ose shkrepja e vazhdueshme është 59.94 fps. Kini parasysh se shpejtësia e kuadrove të ekranit mund të jetë më e ulët në varësi të objektivit që përdorni dhe kushteve të shkrepjes.
    11. Apple, Apple TV, Apple Watch, iPad, iPad Air, iPad Pro, iPhone dhe Lightning janë marka tregtare të Apple Inc., të regjistruara në SHBA. dhe vende të tjera. tvOS është markë tregtare e Apple Inc.
    12. Transferimi automatik i imazheve me ndezjen e kamerës mbështetet kur aktivizohet dërgimi automatik. Ngarkimi automatik nuk ndodh pas çdo imazhi të veçantë, por kur kamera është e ndezur.
    13. Drejtimi i rrotullimit horizontal/vertikal sipas standardit CIPA, 8.0 nivele me RF 24-105mm F4 L IS USM në gjatësi fokale prej 105mm. Në varësi të kohës së blerjes, firmueri i objektivit duhet përditësuar. Për detaje mbi objektivt e mbështetur, shihni Supplemental Information për EOS R7 te faqja “https://cam.start.canon/”