Pavarësisht nëse jeni fotograf që gjithashtu ju pëlqen të shkrepi ndonjë video, ose videograf që ju pëlqen të shkrepni ndonjë foto, EOS R7 jep rezultate që do t'ju mahnitin. Kjo kamerë e vërtetë hibride ju lejon të kaloni mes fotove dhe filmave me një shtypje butoni, por jep të njëjtat detaje të ndërlikuara, ngjyra natyrale dhe tone të buta pavarësisht mënyrës si punoni.
Me fjalë të tjera, EOS R7 ju jep lirinë t'i rrëfeni historitë sido që të dëshironi.
Një sensor APS-C me madhësi 32.5 megapikselësh – projektuar dhe prodhuar nga Canon – prodhon ekuilibrin e përsosur mes detajeve, shpejtësisë dhe performancës në ndriçim të ulët. Imazhet me rezolucion të lartë duken mahnitëse në printime të mëdha ose të shfaqura në ekrane me rezolucion të lartë. Ato gjithashtu mund të priten gjatë redaktimit pa ndonjë humbje të dukshme në cilësinë e imazhit.