SHPEJTËSI DHE RENDIMENT

Tepër e shpejtë, me 15 fps dhe më tej

Çastet kalimtare, që zgjasin sa hap e mbyll sytë, kanë nevojë për një kamerë super të shpejtë për t'i regjistruar. Njihuni me EOS R7 - një kamerë pa pasqyrë me turbokarikim për ata që shkrepin aksion, sportd dhe kafshët e egra, si dhe fotografinë e përditshme.
Canon EOS R7 - Përfitimi - Shpejtësi dhe rendiment

Është në gjendje të regjistrojë deri në 15 skedarë RAW + JPEG çdo sekondë duke përdorur shkrehësin e vet mekanik dhe deri në 30 fps me shkrehësin e heshtur elektronik1. Të gjitha me gjurmim të njëkohshëm AF dhe vetekspozim. Një memorie më e madhe specifike ju mundëson shkrepjen e deri 51 skedarëve RAW ose 224 skedarëve JPEG në një seri të vetme 15fps2.


Shkrehësi elektronik i kamerës ka një shpejtësi maksimale shkrehjeje prej vetëm 1/16,000 sekondë, duke i lejuar fotografët të fiksojnë lëvizjen më të shpejtë, si dhe të përdorin apertura të gjera në kushte të ndritshme për të kufizuar rrezen e qartësisë.

Kur përdorni shkrehësin mekanik, disponohet edhe shkrepja me stabilizim - ideale për fotografimin e sporteve ose aktiviteteve në ambiente të brendshme. Kjo aktivizohet automatikisht nëse zbulohet dritë artificiale që regëtin dhe secila shkrepje përputhet me ndriçimin maksimal të dritës që regëtin. Rezultati është ekspozimi i qëndrueshëm, nga njëri imazh në tjetrin.

Shkrepja RAW në seri

Fotografët mund të zgjedhin të shkrepin seri imazhesh RAW, deri në 30fps, si një skedar të vetëm, gjë që ndihmon për të mbajtur të organizuar numrin e madh të kuadrove. Imazhet individuale RAW më pas mund të nxirren ose përpunohen në skedarë JPEG ose HEIF.

Kur aktivizohet fotografimi paraprak, kamera shkrep imazhe nga 0.5 sek përpara se të shtypet shkrehësi, çka bën që ta kapni gjithnjë momentin – edhe nëse ka ndodhur përpara se të reagoni. Është një mjet i shkëlqyeshëm për të fotografuar kafshët e egra, kur jeni duke pritur për një çast unik në kohë.

Canon EOS R7 - Shkrepja në seri RAW

Krijuar për të reaguar shpejt

Do ta vini re manovrimin e shpejtë dhe reagues të EOS R7 nga momenti i parë që e merrni në dorë. Një procesor i fuqishëm imazhi DIGIC X siguron hapje praktikisht të menjëhershme dhe reagim të shkëlqyer, që të jeni gjithmonë gati për momentin.

Imazhet mund të ruhen në kartat e shpejta të memories UHS-II SD - ka hapësirë ​​për dy, falë foleve dyshe të kartave të kamerës.

Procesori DIGIC X mundëson gjithashtu gjurmimin e shkëlqyer të AF dhe aftësitë e shkrepjes së vazhdueshme të EOS R7. Kur përdorni kartat e shpejta të memories UHS-II SD, mund të regjistrohen seri prej 51 skedarësh RAW, 187 skedarësh CRAW ose 224 skedarësh JPEG me shpejtësi deri në 15fps me shkrehësin mekanik të kamerës. Kur përdorni shkrehës elektronik me një shpejtësinë e jashtëzakonshme prej 30fps, merren seri1 prej deri në 42 skedarë RAW, 93 skedarë CRAW dhe 126 skedarë JPEG2.

Procesori Canon DIGIC X

Komandat e kamerës janë vendosur në mënyrë instinktive, kështu që ato bien natyrshëm nën gishta me kamerën në sy. Një multikomandë e kombinuar AF dhe rrotulla komanduese janë të vendosura në mënyrë të përshtatshme pranë dorezës së gishtit, kështu që nuk do t'ju duhet ta largoni syrin nga inkuadruesi për të rregulluar pikën AF, për të ndryshuar cilësimet ose për të shfletuar imazhet. Zgjedhja me prekje dhe tërheqje e pikave AF është gjithashtu e mundur duke përdorur ekranin me prekje të kamerës.

Canon EOS R7 - AF Point Selector

Lëvizje fluide, shkrepur më së miri në video

EOS R7 është gjithashtu një mjet i shkëlqyeshëm për të shkrepur objekte që lëvizin shpejt në video, si sportet dhe kafshët e egra. Thjesht kaloni butonin e ndezjes nga "foto" në "filma" dhe do të jeni gati për të shkrepur filmime 4K me shpejtësi kuadrosh deri në 60p dhe Full HD deri në 120p. Lëvizja riprodhohet fluide dhe kur filmimi ngadalësohet, detajet e ndërlikuara zbulohen në lëvizje të ngadaltë dhe të shtruar.

Një inkuadrues që është kënaqësi për t'u përdorur

EOS R7 ka një inkuadrues elektronik (EVF) komod dhe të përgjegjshëm me 2.36 milionë pika që ofron një pamje të qartë kristal të botës përreth jush. Shikoni saktësisht se çfarë do të kapni kur shtypni butonin e shkrehjes, nga ekspozimi dhe balanca e së bardhës deri te rrezja e qartësisë dhe stili i figurës. Madje mund t'i shqyrtoni fotografitë në detaje duke përdorur EVF.

Dhe për shkak se është i personalizueshëm, mund të zgjidhni të shfaqni nivelin e duhur të informacionit të shkrepjes në EVF e kamerës, në mënyrë që të qëndroni të informuar, por jo të shpërqendruar. Përdoruesit e EOS R7 mund të zgjedhin gjithashtu midis modalitetit Smooth (shkalla e rifreskimit 120fps) dhe modalitetit Power Saving (shkalla e rifreskimit 60fps).

Canon EOS R7 - Përdorimi praktik

Për ata që vijnë nga kamerat DSLR, EOS R7 EVF ka një modalitet OVF Assist që simulon përvojën e një inkuadruesi optik - duke treguar po aq gamë dinamike dhe gradacion tonal. Është një përvojë e ngjashme me DSLR nga një sistem i ri kamerash pa pasqyrë.

  1. Shpejtësia e vazhduar e shkrepjes mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ndryshme, shikoni detajet për hollësi.
  2. Sipas standardeve të testimit të Canon me kartën 32GB UHS-II (gjatë One-Shot AF, ISO 100. Standard Picture Style) Numri i imazheve varet nga cilësimet e ndryshme dhe objektivat e përdorur. Për detaje mbi objektivat e mbështetur, shihni "cam.start.canon"

Artikujt e lidhur

  • PËRFITIMET

    Vetëfokusim i gjeneratës së re

    Ne i kemi dhënë EOS R7 teknologjinë e vetëpërmirësimit të thelluar programatik dhe iTR AF që do të gjeni në kamerat tona EOS R3, EOS R5 dhe EOS R6.

  • PËRFITIMET

    Cilësia e Imazhit

    Pavarësisht nëse jeni duke shkrepur foto ose video, sensori CMOS 32.5-megapikselësh i EOS R7 dhe procesi i imazhit DIGIC X japin rezultate mahnitëse.

  • PËRFITIMET

    Kalimi juaj te modelet pa pasqyrë

    Po mendoni ta përmirësoni DSLR-në tuaj Canon? Përplot me teknologji të reja, EOS R7 i përshtatshëm për DSLR ju jep kontrolle intuitive me familjaritet komod.

  • PËRFITIMET

    Fotostabilizim i një niveli tjetër

    Imagjinoni sikur jeni në gjendje të shkrepni foto me ekspozim të gjatë në dorë, duke turbulluar qëllimisht subjektet në lëvizje pa u zgjatur për të kapur stativin.

  • PËRFITIMET

    Lidhuni me publikun tuaj

    EOS R7 është një kamerë e lidhur, e aftë për të punuar krah për krah me smartfonin, tabletën ose kompjuterin tuaj nëpërmjet programit Canon Camera Connect.

  • BULETINI

    Frymëzohuni, regjistrohuni tani

    Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.