Kapësja në modelin peshëlehtë Canon IVY REC ju mundëson kapjen pas brezi apo çante, që as të mos ju duhen xhepat.
Aventura ofron një çlirim nga jeta e përditshme, një shans për të përjetuar natyrën e lirë dhe për të jetuar çastin. Qoftë nëse i ngjiteni një mali, rendni mes pyjeve apo lundroni teposhtë një lumi me kajak, modeli superportativ dhe rezistent Canon IVY REC nuk ka për t’ju bërë pengesë. Krijuar për ta kapur pas çante, rripash apo pajimesh, modeli goditjedurues1 dhe ujëdurues2Canon IVY REC u mundëson çiklistëve, shëtitësve, alpinistëve dhe lundruesve t’i lënë në shtëpi kamerat e rënda dhe celularët e shtrenjtë dhe thjesht të shkrepin kudo që të ndodhen.
Ne e vumë Canon IVY REC në duart e forta e të shkathëta të Molly Thompson-Smith, një ngjitëse profesioniste 22-vjeçare dhe i kërkuam ta provonte teksa i ngjitej një prej shkëmbinjve më në zë të Peak District në Britani. Dhe ja se çfarë na dha.