10 këshilla për fotografime shpërthyese të fishekzjarrëve

Kompleti, teknikat dhe kompozimi – këshilla të avancuara për fotografimin e fishekzjarrëve.

Fishekzjarrët plot ngjyra në qiellin e natës janë një spektakël që shumë prej nesh e konsiderojnë magjik - pra pse të mos e kapni këtë ndjesi të mrekullueshme në një fotografi? Pavarësisht nëse përdorni kamerë kompakte si Canon PowerShot G7 X Mark III ose një kamerë pa pasqyrë si Canon EOS R6 Mark II këto 10 këshilla për fotografimin e fishekzjarrëve do t'ju ndihmojnë të kapni spektaklin e këtij sezoni festiv.

1. Cila është kamera më e mirë e Canon për fotografimin e fishekzjarrëve?

Nuk ka rëndësi çfarë kompleti keni apo sa përvojë keni – fotografimi i fishekzjarrëve mund të jetë edhe i lehtë, edhe argëtues. Nëse jeni jashtë duke parë një spektakël fishekzjarrësh, mënyra ideale për të shkrepur rastin është një kamerë xhepi që mund ta merrni kudo me vete, si p.sh. Canon PowerShot SX740 HS LITE EDITION, me sensorin e ndjeshmërisë së lartë CMOS, ose Canon PowerShot G7 X Mark III, me aperturën e vet maksimale e të shndritshme prej f/1.8, që është ideale si për fotografinë e natës, ashtu edhe për atë në ndriçim të ulët.

Modelet e fuqishme Canon EOS R8 dhe Canon EOS R7 janë ideale për fotografët që kërkojnë më shumë liri krijuese. Sensori me kuadër të plotë i kamerës EOS R8 mundëson komandim të mëtejshëm të thellësisë së fushës dhe rendiment më të lartë në ndriçim të ulët. Kamera EOS R7 është po aq e aftë edhe në ndriçim të dobët, me një modalitet të dedikuar "Handheld Night Scene" për skena të mprehta në ndriçim të ulët, pa stativ. Të dyja kamerat vijnë me procesor imazhi Canon DIGIC X, që redukton në mënyre dixhitale zhurmën e imazhit në cilësime të larta të ISO (ndjeshmërisë) për rezultate fantastike dhe fleksibilitet në errësirë.

Për të shkuar më tej, Canon EOS R6 Mark II është një kamerë e nivelit profesional e projektuar për fotografi në ndriçim të ulët. Ajo ka shtrirje prej 24.2 megapikselësh në sensorin e vet me kuadër të plotë, që do të thotë se çdo piksel është më i madh dhe më i ndjeshëm ndaj dritës, duke sjellë poza me cilësi mahnitëse në ndriçim të ulët dhe diapazon të jashtëzakonshëm dinamik. Vjen gjithashtu me deri në 8 nivele fotostabilizim kur përdoret me objektiva të pajtueshëm RF, çka do të thotë se mund të arrini poza nate pa turbullim edhe kur shkrepni dorazi në shpejtësi relativisht të ngadalta shkrehësi, për të shkrepur sa më shumë dritë të jetë e mundur.

2. Cilët janë objektivat më të mirë për fotografimin e fishekzjarrëve?

Fishekzjarrë rozë dhe portokalli ndriçojnë qiellin mbi një urë.

Një objektiv ultra i gjerë siCanon RF 16mm F2.8 STM është më se i aftë të fotografojë fishekzjarrë, siç shfaqet këtu, përdorur me një Canon EOS R7 dhe kapur në 1/25 sek, f/6.3 dhe ISO3200.

Por mund të bëni poza të arrira duke përdorur objektivin e integruar në një kamerë kompakte me superzmadhim, ose me objektivin e kompletit që vjen me kamerën tuaj. Nëse mund të përdorni objektiva të tjerë ama, mund të krijoni kompozime më të larmishme dhe krijuese.

Gjatësitë më të shkurtra fokale ju mundësojnë të përfshini ndërtesa dhe struktura në pozat tuaja për kontekst të mëtejshëm dhe interes vizual. Një objektiv fiks me kënd të gjerë si modeli ekonomik Canon RF 16mm F2.8 STM është një aksesor fantastik për ta pasur me vete në çantë me një kamerë Canon EOS R System si p.sh. EOS R8 apo EOS R7. Profili i tij kompakt e bën shoqërues praktik për të gjitha llojet e fotografisë. Çiftimi i kamerës EOS R System me një objektiv zmadhues me kënd të gjerë si p.sh. Canon RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM apo Canon RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM ju mundëson ta ndryshoni gjatësinë fokale për t'iu përshtatur kompozimeve tuaja, diçka që është veçanërisht e dobishme në pamjet e ngarkuara ku hapësira e qëndrimit është e kufizuar.

Përkundrazi objektivat telefoto i izolojnë dhe theksojnë detajet, duke rezultuar në kuadro mbresëlënëse të mbushura krejtësisht me fishekzjarrë.

Për më të mirën e të dyja botëve, provoni një objektiv zmadhues me rreze të gjerë fokale, si p.sh. Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM, që ka plusin e fotostabilizimit integrues për koherencë në pozat e qarta.

3. Cili është vendi më i mirë për të fotografuar fishekzjarrët?

Ia vlen të planifikoni paraprakisht për të gjetur një pikë që do të jetë pa pengesa. Kontrollojeni vendin gjatë ditës dhe gjeni nga cili drejtim do të fryjë era. Kjo është sidomos e rëndësishme nëse do të ketë ndonjë flakadan në afërsi, pasi do të mund të shmangni tymin ose shkëndijat që dalin nga flakët. Nëse planifikoni të përdorni stativ, vendoseni në një pikë ku ka pak gjasë t'ju dalin njerëz përpara kur fotografoni.

Një vend me ndonjë objekt interesant në plan të parë, si p.sh. urë, mund t'i jepte gjithashtu një tjetër dimension fotografive tuaja.

4. Si të fotografoj atmosferën e fishekzjarrëve në një festë?

Një xixëlluese e shndritshme duke u djegur, duke lëshuar shkëndija në të gjitha drejtimet.

Fotografimi i xixëllueseve është një mënyrë e mirë për t'u mësuar me shkrepjen e fishekzjarrëve, dhe mund të bëhet me shpenzime minimale. Eksperimentimi me pikturimin me dritë mund të jetë gjithashtu një aktivitet argëtues për familjen.

Një mënyrë e mirë për të kapur atmosferën e një feste është të fotografoni anëtarët e familjes duke u argëtuar me xixëlluese, duke përdorur imagjinatën e tyre për të krijuar modele argëtuese dhe artistike me dritën.

Një mënyrë tjetër për të krijuar poza interesante është të kapni pasqyrimin e fishekzjarrëve në një dritare, me shokët ose familjen që shikojnë për jashtë nga brenda dhomës. Nxirrni disa poza për provë për t'u siguruar që subjektet janë të ekspozuar mirë dhe ruajini cilësimet për çastin kur shpaloset aksioni. Nëse kamera juaj e ofron si opsion, sigurohuni t'i shkrepni imazhet në format RAW. Kjo do t'ju japë fleksibilitet maksimal kur vjen puna për të rregulluar se si ekspozohen pjesë të ndryshme të imazhit. Pasprocesimi mund të bëhet te Digital Photo Professional (DPP), programi falas përpunueso-redaktues i Canon për formatin RAW.

5. Si mund të realizoj foto të qarta të fishekzjarrëve?

Fishekzjarrë rozë dhe portokalli ndriçojnë qiellin mbi një urë.

Caktimi i kamerës në Continuous Shooting do t'ju ndihmojë të shkrepni foto spektakolare, edhe nëse fishekzjarrët fiken për një çast përpara apo pas çastit kur mendoni. Shkrepur me Canon EOS R7 me objektiv Canon RF 16mm F2.8 STM në 1/25 sek, f/3.5 dhe ISO3200.

Fishekzjarrë të bardhë shpërthejnë në qiellin e errët.

Shkrepni foto teksa fillojnë fishekzjarrët dhe kontrolloni nëse jeni të kënaqur me ekspozimet. Nëse janë shumë të shndritshëm, mund të provoni një aperturë më të ngushtë (numër më i lartë i f), si p.sh. f/11. Nëse janë shumë të errët, mund të provoni një aperturë më të gjerë ose të rrisni cilësimin e ISO – por mos harroni, sa më e ulët ISO, aq më i mprehtë imazhi dhe më pak rrezik zhurme imazhi. Shkrepur me Canon EOS R7 me objektivin Canon RF 16mm f/2.8 STM në 0.4 sek, f/2,8 dhe ISO100.

E para që duhet bërë është që çfarëdo pajisjeje që jeni duke përdorur, të fikni blicin – ju duhet drita natyrore e fishekzjarrëve dhe jo ndriçimi me blic i objekteve që ndodhen atypari. Mandej, nëse është e mundur, kalojeni kamerën në një modalitet që ju lejon njëfarë kontrolli mbi cilësimet, si p.sh. modaliteti Shutter Priority (Tv) ose Manual (M).

Është e vështirë të dini se kur do të shpërthejnë fishekzjarrët më të mëdhenj dhe me më shumë ngjyra, ndaj është gjithashtu ide e mirë ta caktoni kamerën në shkrepje të vazhduar, të njohur edhe si modalitet Burst, dhe të shkrepni disa foto në vijimësi të shpejtë çdo herë që shtypni butonin e shkrehjes. Kjo do të rritë mundësitë e regjistrimit të një ose dy imazheve me shpërthime vërtet emocionuese.

Nëse kamerën e keni mbi stativ, mund të përdorni aplikacionin Canon Camera Connect për ta komanduar shkrehësin me valë përmes telefonit ose tabletës suaj. Përndryshe, mund të përdorni një telekomandë me tela ose me valë, ose edhe funksionin e vetëkohëmatësit të kamerës. Të gjitha këto ju bëjnë të mundur të aktivizoni ekspozimin pa e prekur kamerën, çka ndihmon të evitoni lëkundjen e kamerës dhe t'i mbani imazhet të mprehta.

6. Si t'i fotografoj fishekzjarrët pa stativ?

Nëse objektivi juaj vjen me fotostabilizim (kërkoni shkronjat "IS" në emrin e objektivit) ose nëse keni kamerë si p.sh. Canon EOS R7 me IS të integruar, kjo ndihmon në shmangien e lëkundjeve të lehta që mund të shkaktohen kur filmoni me kamerën në dorë, por kini parasysh se kjo mund të reduktojë dhe shpejtësinë e obturatorit nëse shkrepni në modalitetin Aperture Priority (Av). Nëse përdorni stativ, çaktivizojeni fotostabilizimin e objektivit. Përndryshe, për stabilitet të mëtejshëm, provoni ta vendosni kamerën mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, si p.sh. parvaz apo mur, duke përdorur Live View në ekran në pjesën e pasme të kamerës ose duke shkrepur foto provë për të kontrolluar kompozimin.

7. Si t'i fokusoj kur fotografoj fishekzjarrët?

Një fëmijë me xhup dhe një kapelë peshkimi, duke parë fishekzjarrë të verdhë e të kuq që mbushin qiellin.

Kur shkrepni fishekzjarrë, diçka tjetër që mund të provoni është të fokusoheni në një subjekt interesant në plan të parë. Kjo do të krijojë një sfond të bukur jashtë fokusit. (Termi teknik për cilësinë e turbullimit të lëmuar të sfondit është bokeh.) Shkrepur në 85mm, 1/100 sek, f/1.8 dhe ISO1600.

Caktojeni kamerën në fokus Manual, ose kalojeni çelësin e fokusimit në objektivin tuaj në pozicionin MF dhe caktojeni fokusin në Infinity. Në trupin e objektivit ose në ekranin e kamerës, ky shënohet me simbolin ∞. Këtu mbase do ta donit fokusin nëse përqendroheni te kapja e fishekzjarrëve në qiell.

Nëse doni të përfshini elemente plani të parë në foto dhe doni t'i paraqisni edhe këto po aq qartë, një këshillë e mirë është të fokusoheni në një pikë rreth një të tretën e rrugës në skenë, çka do të realizonte qartësi maksimale thellësie dhe do ta bënte shumicën e pozës të mprehtë mes planit të parë dhe sfondit. Kjo është një mënyrë e shpejtë për të imituar një teknikë profesionale të quajtur fokusim hiperfokal.

8. Çfarë cilësime duhet të përdor për të fotografuar fishekzjarrët?

Çfarëdo kamere që përdorni, cilësimi i ISO më të ulët (ndjeshmëria e dritës) jep imazhe më të mprehta me ngjyra më të mira dhe më pak zhurmë. Ndaj filloni me një cilësim si p.sh. ISO100 ose ISO125 dhe pastaj rregullojeni aperturën dhe shpejtësinë e shkrehjes për të marrë një ekspozim të mirë.

Nëse shkrepni dorazi, filloni me shpejtësinë më të ulët të shkrehjes që mund të përdorni pa shkaktuar turbullimin e papranueshëm nga lëkundja e kamerës apo lëvizja e fishekzjarrëve. Një shpejtësi shkrehjeje prej rreth 1/10 sek shpesh funksionon mirë – mjaftueshëm e shpejtë për të fiksuar lëvizjen e fishekzjarrëve, por mjaftueshëm e gjatë për të kapur dhe dritën. Nëse përdorni kamerë në stativ, mund të përdorni shpejtësi shumë më të ulët, si p.sh. një apo dy sekonda si pikënisje.

Kur doni të ruani njëfarë qartësie gjatë skenës, filloni me një cilësim aperture rreth f/8. Nëse doni të lini më shumë dritë, por s'mund të përdorni shpejtësi më të ulët shkrehjeje pa turbullim, atëherë mund të provoni ta zgjeroni aperturën në f/5.6 ose f/4 – por sa më të gjerë ta bëni aperturën (d.m.th. sa më i vogël numri f), aq më e ngushtë bëhet dhe qartësia e thellësisë, duke bërë që të ketë më pak nga skena në fokus.

Mund të duhen ca pësime e mësime për të gjetur ekuilibrin e duhur të shpejtësisë së shkrehjes sa të kapni detajet aq qartë sa dëshironi, kombinuar me një aperturë që jep ekspozim të mirë dhe qartësinë e thellësisë që kërkoni. Nëse s'mund të nxirrni ekspozim të mirë pa turbullim duke përdorur aperturën dhe shpejtësinë e shkrehjes, atëherë provoni të rregulloni ISO. Kamerat me sensorë më të mëdhenj, si p.sh. kamerat me kuadër të plotë, pa pasqyrë si p.sh. EOS R8 apo EOS R6 Mark II, ofrojnë rendiment më të mirë në ISO të lartë dhe do të sigurojnë rezultatet optimale, por mbetet gjithsesi rregull i mirë që të ruani një nivel të ulët të ISO dhe ta rrisni vetëm nëse është e nevojshme.

9. Si të shkrep format e fishekzjarrëve?

Multicoloured fireworks explode in the night sky.

Modaliteti Bulb i kamerës ju mundëson ta mbani shkrehësin të hapur për sa ju nevojitet, çka bën që t'i kapni fishekzjarrët teksa lëvizin nëpër qiell dhe shpërthejnë, duke lënë gjurmë drite që paraqesin forma mbresëlënëse. Për të përdorur modalitetin e llambës, zgjidhni modalitetin manual (M) ose prioritetin e obturatorit (Tv) dhe kaloni në fund të opsioneve, përtej vlerës 30 sek. Shtypni butonin e obturatorit një herë për të hapur obturatorin dhe shtypeni përsëri kur dëshironi ta mbyllni atë.

Për ekspozime të gjata do t'ju duhet ta mbani kamerën shumë pa lëvizur, ndaj nevojitet një stativ. Nëse keni kamerë që mbështet Wi-Fi, si p.sh. Canon EOS R7, mund të provoni gjithashtuaplikacionin Canon Camera Connect, që ju mundëson të shkrepni në distancë nga smartfoni apo tableti.

10. Si të siguroj ekspozimin e duhur për fishekzjarrët?

Një qiell i errët me fishekzjarrë të shndritshëm që shpërthejnë në të është një skenar mjaft i pazakontë në kuadër të subjekteve të zakonshme të fotografisë dhe në modalitetet automatike kamera juaj mund të caktojë një ekspozim që është shumë i shndritshëm për një imazh të fishekzjarrëve gjatë natës. Nëse shkrepni në modalitetin Manual (M), ose në një modalitet gjysmautomatik si Aperture Priority (Av) apo Shutter Priority (Tv), mund të përdorni kompensimin e ekspozimit për ta evituar këtë. Kërkoni për butonin ose ikonën -/+ në ekran dhe caktojeni në rreth -1 deri në -2.

Nëse përdorni modalitetin Manual (M), mund dhe të mbani një sy te shkalla e treguesit të ekspozimit në ekranin LCD ose në fund të inkuadruesit të kamerës kur zgjidhni një kombinim cilësimesh që e shtyjnë treguesin në të majtë të shkallës.

Është e mundur që të nxirrni foto spektakolare të fishekzjarrëve pavarësisht kamerës që përdorni. Ajo që është më e rëndësishme është që të dilni jashtë, të bëni prova dhe të kaloni mirë!



Shkruar nga Peter Wolinski

Produkte të ngjashme

    EOS R6 Mark II

    Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë

    EOS R8

    Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese.
  • EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.

    PowerShot G7 X Mark III [E zezë]

    Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë.
  • RF-S 10-18mm F4.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhimi i vogël, i lehtë, ultra i gjerë me gjatësi fokale fleksibël 10–18 mm, ideal për udhëtime, video dhe fotografi të peizazhit.
  • RF 16mm F2.8 STM

    Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh.

Artikuj të ngjashëm

Këshilla për fotografimin e zjarrit

Zbuloni teknika që ju duhen për fotografimin e zjarrit ose të qirinjve.

7 këshilla për fotografi në ndriçim të ulët

Zbuloni teknika thelbësore për shkrepjen e fotove të mprehta në ndriçim të ulët dhe të kompletit më të mirë të Canon për fotografinë në ndriçim të ulët.

Fotografia e qiellit të natës

Teknikat kryesore për të shkrepur yjet natën, duke përfshirë fotointervalet dhe imazhet e gjurmëve të yjeve.

Fotografia me lustrim drite

Pikturojini fotografitë tuaja mahnitëse duke përdorur burime drite dhe një ekspozim të gjatë.

Frymëzohuni, regjistrohuni tani

Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.