EOS R System

SISTEMI EOS R

Së bashku me teknologjinë tonë inteligjente të vetëfokusimit dhe një gamë të pabesueshme objektivash RF, EOS R System i nderuar me çmime ofron një qasje tejet intuitive ndaj fotografisë dhe videos, duke punuar më së miri me ju për t'ju mbajtur të fokusuar te subjekti dhe mjeshtëria juaj.

"EOS R ma bën më të lehtë të fokusohem tek i qeni krijues"

Brent Stirton, përfaqësues nderi i Canon
EOS R by Brent Stirton, Canon Ambassador

Krijuar rreth jush. Për ju.

  • Pasi ne ju kuptojmë

    Ne projektojmë dhe ndërtojmë teknologji të zhdërvjellëta dhe reaguese imazherike që ju ndihmojnë të shkrepni botën.

  • Teknologji për t'ju ndihmuar të shkëlqeni

    Teknologji inteligjente vetëpërmirësimi programatik dhe projektim optik që ju vënë juve në kontroll.

  • Gati për të ardhmen. Që tani.

    Një sistem që përmbush nevojat tuaja krijuese, jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen në vijim.

The new EOS generation

Gjenerata e re EOS. Si nisi, ku po shkon.

Mësoni se si e nisën inxhinierët zhvillimin e serisë EOS R dhe mbërthyesen e saj revolucionare të objektivave – me një diametër më të gjerë, fokus të shkurtër të pasmë dhe komunikim më të shpejtë – dhe kaloni prapa kuintave me këtë sistem unik që ofron ekuilibrin optimal mes projektimit mekanik, elektrik dhe optik – të gjitha me mundësi të pakufishme për të ardhmen.
Lexoni historinë e plotë

Teknologji revolucionare që shtyn më tej kufijtë

Kuptoni avantazhet kryesore të EOS R System dhe zbuloni se si teknologjia avangardë e Canon shkrep të jashtëzakonshmen që nuk mendonit se mund ta arrinit ndonjëherë.

  • Superioritet optik mahnitës

    Gjenerata e re e objektivave që vetëm Canon mund të krijojë.

  • Fokusim i shpejtë dhe tek i cili mund të mbështeteni

    Vetëfokusim më i pabesueshëm se kurrë, falë Dual Pixel CMOS AF II.

  • Fotostabilizues të fuqishëm optikë dhe të integruar

    Stabilizim i pabesueshëm që kompenson se si lëvizni dhe merrni frymë – dhe madje edhe se si rrotullohet Toka.

  • Projektim intuitiv dhe ergonomik

    Ergonomi e shkëlqyer që kryeson në kategorinë e vet.

Superioritet optik mahnitës

Objektivat RF ofrojnë ekselencë optike, dizajn të pabesueshëm dhe një rendiment të qëndrueshëm e të besueshëm në të gjitha kushtet.

Stunning optical RF Lenses
RF 70-200mm F2.8L IS USM

RF 70-200mm F2.8L IS USM - Dizajn pa kompromise me cilësi të jashtëzakonshme figure. Të gjitha nga një trup i vogël dhe kompakt që është më i vogël se çfarëdo objektivi tjetër profesional 70-200mm. Askush nuk mendonte se do t'ia dilnim, por ia dolëm. Dhe gjithçka falë avantazheve të mundësuara nga mbërthyesja RF.

Objektiva RF 600mm dhe 800mm F11 IS USM

Objektiva RF 600mm dhe 800mm F11 IS USM - Telefoto kompaktë dhe peshëlehtë f/11 që sjellin krijimtarinë e zmadhimit të lartë tek të gjithë. Falë dizajnit RF dhe kamerave të EOS R System me Dual Pixel CMOS AF, tani bëhen të mundura shanse të reja për foto dhe video.

RF 50mm F1.2L USM

RF 50mm F1.2L USM – Objektivi RF që vendos standarde të reja në inxhinierinë optike, duke sjellë qartësi maksimale, më shumë kontroll krijues dhe rendiment në ndriçim të ulët që është thjesht mbresëlënës.

RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE - Shkrepeni botën në realitet virtual mahnitës 8K me këtë objektiv revolucionar të L-series, që mund të ishte krijuar vetëm falë mbërthyeses RF dhe dizajnit të fokusit të pasmë të shkurtër.

Fokusim i shpejtë dhe tek i cili mund të mbështeteni

Kudo qoftë i pozicionuar subjekti juaj, kamerat e serisë EOS R do ta gjejnë falë vetëfokusimit të ndjeshëm dhe inteligjent – cilatdo qofshin kushtet. Vjen me vetëpërmirësim programatik me mundësinë për të dalluar njerëzit, automjetet dhe kafshët, si dhe duke u fiksuar te sytë, fytyra, koka apo trupi i subjekteve.

Fast dependable focusing
Canon EOS R - Low Light

Ndriçimi i dobët

Edhe nëse nivelet e dritës bien, nuk do të thotë që duhet të shqetësoheni për mungesë pozash apo të përpiqeni të kapni blicin, çka mund të prishë atmosferën. Sistemi i fotostabilizimit i Canon ofron rendiment mahnitës në kushtet më të errëta.

Video dhe foto

Canon ka sjellë videon Full HD në DSLR për mbi një dekadë më parë dhe tani EOS R System po i çon gjërat drejt planeve të reja, me video 8K dhe foto rezolucioni të lartë falë kamerave hibride që shfrytëzojnë optimumin e të gjitha teknologjive tona revolucionare.

Canon EOS R - Video and Stills 8K
Canon EOS R - Fast moving subjects

Subjekte në lëvizje të shpejtë

Sistemi EOS R ripërcakton se çfarë mund të arrihet me vetëfokusim. Teknologjia jonë e gjurmimit të subjektit ka vendosur standardin për vetëfokusim të vazhduar që ofron nivele të pabesueshme saktësie në fokusim.

Vladimir Rys

"Mjafton thjesht të drejtoni objektivin në drejtimin e duhur dhe gjithçka bëhet vetiu."

Vladimir Rys, përfaqësues nderi i Canon

Fotostabilizues të fuqishëm optikë dhe të integruar

Shkrepni me vetëbesim, edhe nëse kushtet i keni kundër, falë teknologjive të fotostabilizimit optik dhe të integruar të Canon.

Powerful Optical and In-body image stabliser
Sure and stable video

Rezultate të palëkundura kudo që të jeni

Ekspozimet e gjata në shkrepjen dorazi nuk janë më problem. Falë kamerave me teknologjinë In-Body Image Stabilizer (IBIS) nga Canon, ato bashkëpunojnë me objektivat e pajtueshëm RF për të realizuar deri në 8 nivele stabilizimi*.

Rock Steady results on the move

Video e sigurt dhe e palëkundur

Filmoni me konfidencë edhe kur i keni kushtet kundër, falë Movie Digital IS. Kur kombinohet me teknologjitë optike dhe In-Body Image Stabilisation nga Canon, ky funksion shtesë jep një nivel tjetër stabiliteti për filmat tuaj.

Projektim intuitiv dhe ergonomik

Procesi i shkrepjes së një fotoje duhet të jetë intuitiv. Kamerat e serisë EOS R janë projektuar për të qenë në sinkron me trupin tuaj. Ergonomia jonë njihet në mbarë votën, duke i bërë kamerën e trupin bashkë në mënyra të reja avangardë.

Intuitive, ergonomic design

Kamera që ju përshtaten më së miri në duar – inxhinierët e Canon përpiqen t'i bëjnë kamerat tona sa më shumë si një zgjatim i trupit që të jetë e mundur. Kjo fillon e gjitha me projektimin që është zhvilluar nga shumë prototipa të ndryshëm për të arritur te një mbajtëse që përshtatet më së miri në duart tuaja.

Komanda intuitive që nuk tërheqin kurrë vëmendjen – kontroll kaq i lehtë sa vështirë se e kuptoni që po e bëni. Falë projektimit inteligjent të kamerave tona, vëmendja juaj është gjithnjë te subjekti – edhe kur bëni rregullimet tuaja.

Unazë kontrolli objektivi për rregullime në lëvizje – Falë projektimit të objektivit RF dhe mundësisë së këtij për të komunikuar më shpejt dhe më me dinamizëm me kamerën, një unazë e personalizueshme kontrolli në objektiv shton opsione të mëtejshme rregullimi të detajuar mbi cilësimet e kamerës gjatë shkrepjes.

Meny të qarta për një pamje të qartë – Shfletoni me lehtësi në sistemin e menyve të EOS, i cili është rimenduar me kujdes për të ruajtur grupet e njohura të cilësimeve dhe opsionet e rregullimeve.

Personalizojeni dhe bëjeni kamerën tuajën – Përshtateni stilin tuaj të shkrepjes te kamera dhe rregullojini në detaj cilësimet sipas nevojës që ta bëni atë që kërkoni më shpejt – dhe më mirë.

Kur madhësia ka rëndësi. Kamerat kuadërplota EOS R

Projektuar për krijuesin e pareshtur, gama e kamerave kuadërplota Canon EOS R pa pasqyrë ofron cilësi mahnitëse figure së bashku me teknologjinë më të mirë për rezultate optimale. Pasi ju nuk prisni asgjë më pak se kaq.

  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R8

    Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R6 Mark II

    Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R3

    Me shpejtësinë si element kryesor, kjo është kamera pa pasqyra për të cilën kanë pritur fotografët profesionistë të sporteve, lajmeve dhe natyrës.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R5

    Rimendoni se çfarë dini për kamerat pa pasqyrë. Performanca pa kompromis e EOS R5 do të revolucionarizojë fotografinë dhe filmimet tuaja.
  • Cinema EOS System

    EOS R5 C

    Shkrepni video mahnitëse 8K dhe foto 45MP me kamerën tonë më të vogël Cinema EOS që është e gatshme për gjithçka.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R6

    Çfarëdo që shkrepni, sido që ta shkrepni, "EOS R6" ju mundëson të jeni krijues në mënyra që nuk i mendonit kurrë të mundshme.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R

    Kamerë me pasqyrë pa tela që hap mundësi të reja krijuese për fotografët dhe krijuesit e filmave.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS RP

    Një kamerë pa pasqyrë, e vogël, e lehtë dhe intuitive me kuadër të plotë, e projektuar për fotografinë e përditshme dhe të udhëtimeve.
  • Arrini më larg. Avantazhi i APS-C

    Formati APS-C ka shumë avantazhe, ku jo më pak të rëndësishme janë dhe përmasat e vogla të kamerës, duke e sjellë teknologjinë e EOS R te gjithkush që kërkon të eksplorojë krijimtarinë e vet.

    • Kamerat pa pasqyra

      EOS R50

      Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.
    • Kamerat pa pasqyra

      EOS R7

      Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
    • Kamerat pa pasqyra

      EOS R10

      Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.

    Objektivat RF

    Objektivat RF ofrojnë superioritet optik dhe një performancë dinamike në të gjitha kushtet ndërsa adaptorët EF-EOS R bëjnë të mundur përdorimin e objektivave EF-S dhe EF në kamerat EOS R
    Shfaqni të gjithë objektivat Shfaqni të gjithë adaptorët

    Në duart e profesionistëve

    Shikoni aftësitë e EOS R System në duart e profesionistëve të fotografisë dhe filmit.

  • REGJISURË

    Kompleti Canon pas FX's Pistol

    Njihuni me kamerat dhe objektivat Canon që përdori Pistol DoP Anthony Dod Mantle për të sjellë në ekran subkulturën punk.

  • ARTIKULLI

    Dalja në terren të çrregullt me Canon EOS R3

    Fotografi i sporteve motorike, Vladimir Rys, provon vetëfokusimin revolucionar dhe gjurmues të makinave të garave në shkrepjen e tij të parë të makinave elektrike për rally.

  • ARTIKULLI

    Shkrepjet e para me Canon EOS R5: nxjerrja e natyrës në detaje të bukura

    Ulla Lohmann dhe Robert Marc Lehmann në lidhje me faktin si i ka ndihmuar sensori 45 MP dhe vetëfokusimi me ndjekje të syve i Canon EOS R5 për të nxjerrë poza spektakolare.

  • ARTIKULLI

    Shkrepni një kinofilm udhëtimi me anë të EOS R5 C

    Si filmoi regjisori, Kevin Clerc, një pamje unike të Madeirës me anë të kamerës hibride dhe të mirëpajisur të Canon.

  • ARTIKULLI

    Vallëzimi me dritën: shkrepja me Canon EOS R6

    Përfaqësuesja e nderit e Canon, Wanda Martin, për fotoseancën e saj të modës të frymëzuar nga arti, shkrepja e parë e fotove me Canon EOS R6.

  • ARTIKULLI

    Prova me Canon EOS R deri në limitet e ndriçimit të ulët

    Fotoreporteri, Daniel Etter, fotografon kushtet e errëta arkaike në minierat e qymyrit të Rumanisë duke përdorur sistemin kuadërplotë Canon EOS R pa pasqyrë.

  • ARTIKULLI

    Fotografia e aventurës me EOS RP

    Fotografi i stilit të jetesës në natyrë dhe i aksionit, Jake Baggaley, shpjegon se si modeli peshëlehtë Canon EOS RP i jep elementin krijues.

  • Produktet e lidhura

    Njihuni me pjesën tjetër të gamave të kamerave të Canon

    • Kamerat pa pasqyra

      Të jashtëzakonshme në cilësi, të vogla për nga madhësia. Gamat e modeleve kuadërplota pa pasqyrë EOS M dhe EOS R sjellin fuqinë e DSLR në trupin e një kamere kompakte.

    • Kamera DSLR

      Gama jonë EOS e kamerave DSLR ofron një cilësi mahnitëse figure, cilido qoftë niveli juaj i ekspertizës.

    • Kamera digjitale kompakte

      Kamera portative dhe të gjithanshme "PowerShot" dhe "IXUS" që luhaten nga modelet kompakte krijuese për ekspertë deri te superzmadhuesit dhe opsionet e thjeshta drejto-shkrep.

    • EOS VR System

      Krijoni përmbajtje tredimensionale duke përdorur një kamerë të pajtueshme EOS kuadërplotë dhe objektiv RF 5.2MM F2.8L DUAL FISHEYE, ndërsa përdorni një cikël më të thjeshtë dhe efikas pune me EOS VR SYSTEM.

    • Cinema EOS System

      Cilësi imazhi e jashtëzakonshme, kontroll krijues i pakufi. Qoftë nëse shkrepni dokumentarë të arrirë nga regjisorë të pavarur, seriale tërheqëse dramatike për koleksion, apo filma kinematografikë të nderuar me çmime, ka një produkt videoje profesionale nga Canon që do ta katapultonte krijimtarinë tuaj drejt lartësive të reja.

    1. * 8 nivele sipas standardit CIPA në varësi të objektivit të përdorur.