Long exposure lights

Një këndvështrim i shkëlqyer për fotografinë e ndriçimit të ulët.

Ne u takuam me Nige Levanterman, një fotograf i ndriçimit të ulët që është i specializuar për të kapur energjinë e peizazheve urbane plot ngjyra. Me njohjen e ekspozimit të gjatë dhe dritat e forta në kontrast, Nige krijon histori dinamike dhe plot shkëlqim.

Të njihemi pak me ju Nige - nga vjen pasioni juaj për fotografinë?

Kur fillova një punë të re në Londër, unë dëshiroja të eksploroja dhe të njihja qytetin, kështu që përdora fotografinë për të njohur zonën. Në këtë kohë fillova të regjistroja imazhe me telefonin tim celular. Sidoqoftë, dëshiroja të provoja fotografinë e ndriçimit të ulët dhe ekspozimin e gjatë dhe praktikisht arrita në kufijtë e përdorimit të celularit. Kështu që kalova te një kamerë DSLR.

Nuk kam kryer ndonjë trajnim zyrtar - bazat i kam mësuar nga udhëzuesit në YouTube dhe kam ndjekur instinktin tim të brendshëm. Thjesht kam praktikuar, kam mësuar veten dhe kam ecur deri këtu ku jam sot.

Çfarë ju tërheq te fotografitë e ndriçimit të ulët?

Më pëlqen të kap lëvizjen dhe kontrastin e dritave të shndritshme në fotografitë e natës. Kështu që përpiqem t'u japë jetë skenave me energjinë e trafikut, njerëzve dhe ngjyrave.

Nige, juve ju pëlqen ekspozimi i gjatë - mund të na drejtoni se si e bën këtë?

Është e rëndësishme të gjeni një vend të mirë për të qëndruar. Vendi juaj duhet të jetë në një kënd të mirë që është larg dhe i sigurt nga trafiku - si dhe i qëndrueshëm, pasi çdo lëvizje do ta mjegullojë fotografinë. Nëse po regjistroni vende të famshme ose emblematike, atëherë duhet të keni parasysh se ka turma që mund t'ju ndërpresin.

Kur vjen fjala për regjistrimin e fotografisë, vendoseni kamerën në një trekëmbësh, përdorni një lente me hapjen më të vogël të mundshme të diafragmës dhe fokusoni një pikë të mesme në fotografi. Më pas kaloni në modalitetin manual dhe përdor një shpejtësi të ngadaltë të obturatorit (5-30 sekonda) për një ekspozim të gjatë.

Për fotografët që sa kanë filluar me ekspozimin e gjatë, unë rekomandoj të përdorin parametrin "Prioriteti i hapjes së diafragmës" pasi kamera bën gjysmën e punës. Kështu që, në këtë rast, filloni me hapjen e diafragmës F14 me ISO të caktuar në 100 dhe përdorni prioritetin e obturatorit. Kamera do të vendosë për gjatësinë e ekspozimit, dhe për sa kohë që është më pak se 30 sekonda, do të arrini një rezultat të mirë.

@Nige Levanterman

Çfarë pakete nga Canon përdorni për të realizuar fotografitë e ndriçimit të ulët?

Për momentin kam tre të tillë. Kam Canon EOS 5DS R, që e përdor për regjistrime me intervale sepse fotografitë 50 MP konvertohen në video 8k. Kam po ashtu kamerën Canon EOS 5D Mark IV dhe kamerën e re Canon EOS R. Në kuadër të lenteve, rekomandoj përdorimin e F2.8 - ato realizojnë fotografi shumë më të qarta natën sepse kanë një rendiment të mirë në kushtet e ndriçimit të dobët. Po ashtu, me një lente F2.8, ose edhe me një lente F1.4, mund të regjistroni fotografi të mira me ekspozim të gjatë me kamerën në duar.

Më pas përdorni shumë efekte. Cila është këshilla juaj për dikë që sapo ka filluar me redaktimin e imazheve?

Gabimi i parë që bëjnë të gjithë, përfshirë edhe mua, është rritja e madhe e ngopjes së ngjyrave. Shmangeni këtë gjatë redaktimit dhe bëjini fotografitë të duken reale.

Fatkeqësisht, nuk ka një mënyrë të shpejtë dhe fikse për të mësuar aftësitë e redaktimit. Kështu që, nëse nuk keni përdorur asnjëherë paketat e redaktimit më parë, kaloni pak kohë duke luajtur me to. YouTube ka një mori udhëzuesish falas që janë të shkëlqyer për të gjitha nivelet.

Çelësi është të gjeni stilin tuaj - të merrni frymëzim nga të tjerët, por të mos i kopjoni ata.

Cilat janë vendet tuaja të preferuara për të regjistruar gjatë natës - dhe pse?

Mua më tërheqin vendet që janë plot gjallëri, me shumë njerëz, trafik dhe drita. Kjo është arsyeja pse më pëlqen stina e festave. Dritat dekorative, lëvizjet në tregje dhe shfaqjet e ndryshme e bëjnë këtë periudhë të vitit të përsosur për fotografinë e ndriçimit të ulët.

@Nige Levanterman

A keni 3 këshilla kryesore për të mësuar fotografinë e ndriçimit të ulët?

Investoni në një trekëmbësh të mirë. Për të siguruar një fotografi të qartë, duhet që kamera juaj të jetë plotësisht e palëvizshme - nëse ka mjegullime në fotografinë tuaj, ajo do të jetë nga lëvizjet aksidentale.

Pasi të keni zgjedhur subjektin, kalojeni në fokusin manual - kjo do të ndalojë përpjekje për të fokusuar elemente të tjera në lëvizje në kuadër, si p.sh. njerëzit që ecin ose makinat që kalojnë. Për të bërë këtë gjë, zgjidhni një pikë fokusimi, shtypni butonin e aktivizimit në gjysmë dhe kalojeni lenten tuaj në modalitetin manual.

Gjeni rrugën tuaj në fotografinë bazë të ndriçimit të ulët dhe më pas investoni në lentet tuaja. Një lente e re do të ndryshojë plotësisht stilin tuaj dhe do t'ju ndihmojë të zhvilloheni. Unë kam pasur katër lente para se të ndërroja kamerën time të parë DSLR.

Çfarë vjen më pas në fotografinë tuaj, Nige?

Unë jam gjithmonë duke eksploruar ide të reja. Unë kërkoj të jem i ndryshëm - kjo është arsyeja pse kam fotografuar shumë ndërtesa emblematike në mënyrën time. Kështu që supozoj se jam vazhdimisht duke ecur përpara, duke ruajtur ritmin e kohës dhe kërkesat e medias sociale.

@Nige Levanterman


Paketa e rekomanduar

Canon EOS 2000D

Canon EOS M50



Shkruar nga Sasha Newbury