VIDEOBLOGIMI

Cili është kompleti më mirë për krijimin e përmbajtjes?

Pajisja e mirë e kamerës është vendimtare për t’u dalluar si krijues në internet - zbuloni se çfarë përdorin artistët tanë të Crew Create dhe se si i ndihmon ta kenë përmbajtjen unike.
Një Canon PowerShot G7 X Mark III me një stativ dore të montuar, vendosur në një mur pranë disa kënaçeve boje spraj.

Nëse jeni një figurë e njohur e rrjeteve sociale ose thjesht u kushtoni më shumë vëmendje postimeve tuaja në rrjetet sociale, me gjasë i jeni larguar përdorimit vetëm të smartfonit. Zgjedhja e një kompleti kamere që ndjek pas krijimtarinë tuaj është thelbësore. Ngritja e cilësisë së përmbajtjes suaj përmes një kompleti të arrirë është një mënyrë fantastike për ta bërë të dalë më në pah dhe duke qenë se platformat sociale të internetit janë përplot me krijues nga më të ndryshmit, rënia në sy nuk ka qenë kurrë më kaq e rëndësishme.

Fushata Crew Create nga Canon ka bashkuar katër artistë novatorë në internet, të gjithë që përdorin kompletet e Canon, për të bashkëpunuar dhe frymëzuar të tjerët që ta shtyjnë më tej krijimtarinë e tyre. Këtu ne zbulojmë pajisjet e videoblogimit dhe të fotografisë që përdor secili prej tyre, përse u pëlqejnë dhe si i ndihmojnë ta bëjnë punën e tyre kaq të veçantë.

Në lëvizje me EOS M50 Mark II

Një imazh autoportreti i një gruaje me një bluzë rozë dhe flokë blu e parë nga ekrani me prekje i një Canon EOS M50 Mark II.

"Kamera ime më duhet e lehtë për t’u kuptuar, e thjeshtë në përdorim, por dhe me hapësirë të mjaftueshme për të mësuar për të dhe stile të reja," - thotë Nifè, e cila përdor Canon EOS M50 Mark II dhe i pëlqen ekrani i saj këndndryshueshëm me prekje.

Pasi regjistron shpesh dorazi ose videoblogon në lëvizje, Nifè-së i duhet diçka me peshë mjaftueshëm të lehtë që të përshtatet edhe me shtëpinë edhe me rrugën. Përmbajtja e saj duhet të qëndrojë e freskët dhe unike, ndaj smartfoni nuk ia arrin dot kësaj - pajisja duhet të ofrojë cilësi të lartë dhe kontroll të shkëlqyer krijues.

"Unë përdor Canon EOS M50 Mark II. Është e bukur dhe e lehtë; mund thjesht ta mbaj në çantë", - thotë Nifè. "Cilësia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Gjithkujt i pëlqejnë videot organike me telefon, por lidhja e cilësisë së lëvizjes me videot cilësore është çka tërheq vëmendjen e njerëzve".

"Nëse unë dua cilësi më të lartë, imazhe të pastra, përdor kamerën. Pastaj kam mundësinë të provoj objektiva të ndryshëm për të ndryshuar pamjen. Nëse dua një sfond të turbullt, për shembull, mund të përdor një objektiv specifik. Nëse dua më shumë njerëz në pozë, le të themi se kam dalë jashtë duke videobloguar, atëherë bëjnë më mirë objektivat më të gjerë".

Një grua me gërsheta të kaltra me një bluzë rozë mban një kamerë Canon nga stativi.

Nifè

Valltare e Afrobeat dhe videoblogere me qëndrim në Londër.

Rrjetet sociale: 1.5m ndjekës në TikTok @itsjustnifee
Kompleti i preferuar:
Canon EOS M50 Mark II
Canon Tripod Grip HG-100TBR
Canon EF-M 11-22mm f/4-5.6 IS STM
Canon EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM

Ndërsa sensori i kamerës së saj 24.1 megapikselë jep rezultate të mahnitshme, pamjet e mprehta nuk janë e vetmja cilësi që kërkon Nifè-ja. Videot e mprehta nuk bien në sy nëse janë me dridhje. "Unë nuk është se kam dhe dorën më të qëndrueshme,” - pranon ajo. "Kur videoblogoj, vallëzoj apo filmoj dikë, është fantastike që objektivi im vjen me stabilizim të brendshëm. Nuk ka pse shqetësohem për perfeksionin".

Nifè-ja përdor Canon Tripod Grip HG-100TBR, që shërben si stativ i fortë ose mbajtëse për videoblogim dhe vjen me telekomandë të heqshme me Bluetooth. Kur çiftohet me ekranin me prekje dhe këndndryshueshëm të kamerës, kjo i jep fleksibilitet maksimal.

"Mund ta përgatis kamerën, t’i heq telekomandën dhe të filloj së regjistruari kudo që të ndodhem. Është shumë e dobishme, sepse bëj lloje të ndryshme përmbajtjesh", - thotë ajo. "Duke qenë se punoj shumë me muzikën dhe ndërkohë kërcej, ia vlen të kesh një vetëkronometër për t’u shkëputur nga kamera, për të marrë pozicion, për të ditur se si dukem përpara se të filloj lëvizjet.”

Krijimtaria me EOS RP

Një burrë me veshje të errët duke qëndruar përpara një tryeze në një studio regjistrimi në shtëpi, duke mbajtur një kamerë Canon EOS RP para syrit.

"Nuk jam fotograf profesionist në asnjë kuptim të fjalës. Jam duke përdorur Canon EOS RP dhe menjëherë m’u duke një kamerë e pabesueshme me të cilën të fotografoj," - thotë Jack Garratt, të cilit i pëlqen që kamera e tij e shtyn ta zgjerojë krijimtarinë ndërsa mbetet intuitive dhe njëherësh praktike.

Dallimi nga të tjerët si krijues kërkon që të shkoni përtej limiteve tuaja. Si muzikant që gjithmonë përpiqet të tejkalojë krijimtarinë e vet, Jack Garratt-it i duhet që pajisjet përkatëse - qoftë instrumenti apo kamera - të jenë në nivelin e situatës për çdo sfidë artistike. Canon EOS RP i përmbush pritshmëritë e tij ndërsa është mjaftueshëm i thjeshtë për të ndihmuar prirjet artistike falë strukturimit intuitiv dhe funksioneve me valë.

"Është vërtet instinktive", - thotë Jack-u. "Kam vënë re shumë shpejt se imazhet më dalin pikërisht ashtu siç i përfytyroj, fantastike – kjo të rrit vetëbesimin dhe të inkurajon të merresh ca më shumë me të". Natyra intuitive e kamerës e shtyn Jack0un të endet nëpër cilësime për të punuar me kamerën e tij si një instrument krijues.

Për të mësuar më shumë për kamerën tuaj, shkarkoni Canon Photo Companion App.

Një pamje nga pas e një burri me flokë të kafenjtë, me kaçurrela drejtuar nga e majta duke parë përmes inkuadruesit të një Canon EOS RP.

Jack Garratt

Muzikant dhe producent britanik, i nderuar me çmime.

Rrjetet sociale: 90.9k ndjekës në Instagram @jackgarratt
Kompleti i Canon:
Canon EOS RP
Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Canon RF 50mm F1.8 STM
Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM
Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM

"Shpejtësia është me të vërtetë e rëndësishme sepse ideja mbetet e freskët për sa kohë e ke ende në mendje. Të jesh në gjendje të nxjerrësh foto, ta dërgosh në telefon dhe ta ndash prej atje gjithkund – kjo i mban gjërat aktive, e ruan momentin edhe pak më tej në kohë".

Imazhet mund t’i ndani nga smartfoni duke përdorur Canon Camera Connect App dhe mund t’u ruani duke përdorur sistemin e transferimit dhe të ruajtjes së materialeve në renë kompjuterike të Canon, image.canon, i cili merr imazhe nga aparati juaj dhe mundëson përdorimin nga pajisjet tuaja dhe platformat e ndarjes në re kompjuterike.

Duke zgjedhur kamerën më të mirë për videoblogim dhe fotografim së bashku, mund të maksimizoni standardin e të gjitha përmbajtjeve tuaja. Kur përdorni modelin përplot funksione Canon EOS RP dhe sensorin e saj të madh kuadërplotë, nuk do të ndiheni kurrë të kufizuar. "Kur e di që ke opsionin të shkrepësh në 4K do bën që të mos ndihesh i limituar në mundësi,” - thotë Jack-u.

"Kur transmetoj drejtpërdrejt, unë lëviz shumë,” - thotë ai. "Ndjekja e vetëfokusimit të fytyrës dhe të syve më mundëson të nxjerr përmbajtjet që dëshiroj të krijoj.”

Sporte të shpejtësisë së lartë me EOS R6

Një person duke kapur një Canon EOS R6 nga një çantë kompleti ndanë një topi futbolli.

Ewan Baggot-it i pëlqen cilësia e pabesueshme që i jep përmbajtjes së tij kamera Canon EOS R6. "Cilësia e imazhit është thelbësore për mua. Platformat në internet janë aq të tejngopura ditët e sotme, sa është e nevojshme të dallohesh nga të tjerët.”

"Më pëlqen ta përdor Canon EOS R6 pasi është shumë fleksibël," - thotë ai. "Unë kam objektivin Canon RF 24-240mm F4-6.3 IS USM që zmadhon deri në 240mm. Kjo është thjesht marramendëse. Mund ta vendos në gjysmë të fushës dhe ende të zmadhoj në nivelin e portës. Mund të shkoj shumë lart mbrapa ose shumë afër.

"Cilësia e imazhit është fantastike. 4K në 60 fps është bukuri më vete: është e shtruar, e lëmuar. Dhe me 120 fps për efekt super të ngadaltë, edhe kjo është e bukur," - vazhdon ai. "Gjurmimi i vetëfokusimit është brilant. Me topin e futbollit unë lëviz aq shpejt sa rrezikoj gjithnjë të dal jashtë fokusit. Por vetëfokusimi është shumë i shpejtë: mund të më gjurmojë sytë dhe këmbët – si të ma ketë mua ënda."

Një burrë me bluzë të bardhë me kapuç duke mbajtur një top futbolli nën krahun e majtë me një kamerë Canon në dorën e djathtë.

Ewan Baggott

Futbollist i lirë, prezantues dhe producent.

Rrjetet sociale: 107k ndjekës në Instagram @ eabskills
Kompleti i Canon:
Canon EOS R6
Canon RF 35mm F1.8 MACRO IS STM
Canon RF 50mm F1.8 STM
Canon RF 85mm F2 MACRO IS STM
Canon RF 24-240mm F4-6.3 IS USM

Por nuk janë vetëm specifikimet e imazhit që e bëjnë Canon EOS R6 ideal për Ewan-in. Kur krijon përmbajtje, prakticiteti dhe manovrimi janë gjithashtu tejet të rëndësishme – dhe kamera ia del shumë mirë dhe në këtë aspekt.

"Mund ta rrotulloj ekranin përreth për të parë se çfarë po bëj," - vijon Ewan-i. "Kur përpiqesh të ushtrohesh me diçka, do dhe ta shikosh në çast.

"Me Canon, më pëlqen që mund të zgjedhësh një kamerë çfarëdo dhe ajo ka gjithnjë meny të ngjashme. Kjo është diçka që më pëlqen vërtet, fleksibiliteti i marrjes së çfarëdo kamere duke ia njohur paraprakisht ndërfaqen. E di ku ndodhesh dhe thjesht merresh me shkrepjen."

Art pa vështirësi me PowerShot G7 X Mark III

Një burrë duke u ulur pas Canon PowerShot G7 X Mark III përpara një muri me grafiti.

Për artistin e grafitit, Fat Cap Sprays, kamera duhet të lehtësojë vështirësitë nga krijimi i përmbajtjeve tërheqëse që ai paraqet në internet. "Unë thjesht dua të fokusohem në realizimin e artit tim," - thotë ai. " Canon PowerShot G7 X Mark III më mundëson që të mos shqetësohem si artist. E di që do të regjistrojë përmbajtje të arrira, ndaj më lejon të fokusohem te piktura.”

Për krijuesit si Fat Cap Sprays, gjithnjë në lëvizje duke krijuar art dhe video, një atribut i rëndësishëm i çdo kompleti është forma e tij fizike. Pa diçka portative dhe peshëlehtë si Canon PowerShot G7X Mark III, që realizon përmbajtje të pabesueshme, përmbajtja në lëvizje mund të sjellë vështirësi.

"Unë marr shumë materiale për të krijuar artin tim dhe nuk do desha kurrë të lë ndonjë bojë pa marrë. Ndaj është e rëndësishme që kamera ime të jetë mjaftueshëm kompakte për ta nxënë në çantë bashkë me materialet e tjera," - thotë ai.

Një kamerë Canon mbi një stativ drejtuar nga një artist grafiti me rroba të errëta që është ulur përpara murit me grafiti me një tufë sprajesh.

Fat Cap Sprays

Artist grafiti nga Londra Lindore i njohur për dizajnet e tij me neon vezullues.

Rrjetet sociale: 5.3m ndjekës në TikTok @fatcapsprays
Kompleti i Canon:
Canon PowerShot G7 X Mark III
Canon Tripod Grip HG-100TBR
Canon Stereo Microphone DM-E100

"Unë kam përdorur Canon Tripod Grip HG-100TBR për të nxjerrë poza nga afër me njërën dorë ndërsa pikturoj me tjetrën. Më pëlqen madhësia dhe është vërtet kompakt e i lehtë. Ngaqë mbaj kënaçen e sprajit në dorën tjetër, s’mund të kem diçka shumë të rëndë që të më nxjerrë jashtë ekuilibri.”

Natyrisht, ka shumë pajisje ultraportative që regjistrojnë video, por Fat Cap Sprays i duhet dhe që kamera e tij ta nxjerrë shtruar videon dhe çka është më e rëndësishme, me ngjyra tërësisht sireale.

"Stabilizimi i brendshëm në Canon PowerShot G7 X Mark III është fantastik, pasi kur procesoj videot, duhet të dalin shumë shtruar,” - thotë ai. "Më pëlqen shumë dhe cilësia e imazhit. Unë punoj me shumë ngjyra të ndezura dhe kjo i nxjerr ashtu siç dua që të duken. Është e rëndësishme që të pasqyrohet një paraqitje e vërtetë e artit tim, pasi ajo që unë bëj është art grafiti në rrugë – njerëzit e shikojnë aty fizikisht."


Shkruar nga Peter Wolinski

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Një muzikant, një kërcimtare dhe një futbollist qëndrojnë para një muri me një buf neoni të pikturuar përsipër me grafiti.

    VIDEOBLOGIMI

    Një bashkëpunim krijues

    Katër artistë që përdorin pajisjet e Canon bashkojnë forcat, duke përdorur aftësitë e tyre të ndryshme për të prodhuar një film të jashtëzakonshëm metrazhi të shkurtër.

  • Një vajzë e re me gërsheta duke filmuar veten me një kamerë në një mbajtëse dore përpara vijës hekurudhore.

    VIDEOBLOGIMI

    Përmirësoni përmbajtjen tuaj në internet

    Gjashtë këshilla dhe teknika nga ekspertët për ta dalluar nga turma përmbajtjen tuaj në rrjetet sociale.

  • Videoblogeri, Matt Adlard, ulur në një tryezë kuzhine duke filmuar një video me EOS M50 Mark II.

    VIDEOBLOGIMI

    Kamerat më të mira nga "Canon" për videoblogime

    Zbuloni se si PowerShot G7 X Mark III mund t'ju ndihmojë të çlironi dellin krijues në jetën e përditshme.

  • VIDEOBLOGIMI

    Videoblogim udhëtimesh me një objektiv ultra të gjerë

    Videobloguesja e udhëtimeve, Chloe Gunning, shkrep një ditë udhëtimi nëpër qytet me Canon RF 16mm F2.8 STM.