bridge silhouette over purple sky

Këshilla për kompozimin e fotografisë

Kompozimi është thjesht procesi ku vendosni për sistemimin e subjekteve në kuadrin tuaj. Kompozimi është ana e vërtetë krijuese e fotografisë dhe është shumë argëtuese të mësoni rregullat, si edhe t'i thyeni ato!

Për t'i përmirësuar fotografitë tuaja, shikoni pikat e mëposhtme dhe videon dhe zbatojini idetë tuaja në praktikë.

  1. 1. Mendohuni për subjektin tuaj - ajo që zgjidhni për të fotografuar është hapi i parë për të bërë fotografi të shkëlqyera. Qëndroni gati për subjekte interesante që ju tërheqin shikimin, sa më interesant subjekti, aq më e mirë fotografia

  2. 2. Rregulli i një të tretës - provoni ta poziciononi subjektin larg qendrës së kuadrit. Vendosja e elementeve kryesor në vija imagjinare që e presin kuadrin në tre pjesë vertikale dhe horizontale krijon imazhe të këndshme

  3. 3. Vijat e drejtimit - vijat natyrale si rrugicat, shinat e trenit, muret ose gardhet mund të përdoren për ta tërhequr shikuesin në një imazh. Është po ashtu e bukur nëse ka një subjekt interesant drejt pikës së zhdukjes për t'u fokusuar

  4. 4. Inkuadrimi - vendosja e subjektit brenda një kuadri të natyrshëm, si p.sh. në një derë. Pemët, degët ose një hark mund të shërbejë po ashtu për të fokusuar vëmendjen te subjekti

  5. 5. Mbusheni kuadrin - bëjeni subjektin të madh në kuadër kur fotografoni faunën e egër dhe portrete. Zmadhojeni ose afrohuni te subjekti për të eliminuar hapësirën boshe rreth subjektit tuaj

  6. 6. Hapësirë për të lëvizur - subjektet në lëvizje dalin më mirë me hapësirë para tyre. Për shembull, kur fotografoni një makinë, përpiquni ta vendosni në anë të kuadrit që të ketë hapësirë ku të lëvizë

  7. 7. Diagonalet - Vijat diagonale që e presin kuadrin krijojnë një ndjesi emocionale dhe lëvizjeje. Zakonisht fotografitë me kënd të gjerë ka më shumë mundësi të kenë diagonale për shkak të këndvështrimit më të gjerë. Provoni po ashtu ta drejtoni kamerën lart ose poshtë për t'i theksuar këto vija

  8. 8. Ndryshoni këndvështrimin tuaj - bëjini më interesante imazhet tuaja duke ndryshuar pozicionin tuaj të fotografimit. Provoni të uleni në një gju ose ta vendosni kamerën në dysheme për një këndvështrim të ulët; si alternativë, mbajeni kamerën lart në ajër ose kërkoni një pikë të përshtatshme për një pamje nga lart poshtë

  9. 9. Struktura, motivi dhe detaji - Pavarësisht nëse po fotografoni peizazhe, natyrën, arkitekturën apo skena aksioni, afrohuni dhe kërkoni strukturën dhe detajin për t'i shtuar një dimension tjetër imazheve tuaja. Kontrastet e ngjyrave, simetria dhe motivet mund të gjenden në thuajse çdo gjë, mbajini sytë hapur për këto detaje

  10. 10. Ndjesia e shkallëzimit - Shtoni shkallëzimin tek imazhet tuaja për ta theksuar skenën dhe për të shtuar një pikë qendrore. Kjo mund të jetë e suksesshme sidomos në fotografitë e peizazheve. Figurat njerëzore janë ideale për këtë gjë pasi mund të dallohen menjëherë nga shikuesi.

Shikoni videon tona të kompozimit këtu:

 

Provoni të zgjidhni një subjekt dhe shikoni sa kompozime të ndryshme mund të bëni duke përdorur 10 pikat e renditura më sipër. Më pas bëni 10 fotografi të tjera të të njëjtit subjekt duke i thyer rregullat, për shembull, duke e vendosur subjektin në qendër të imazhit ose duke e bërë shumë të vogël në kuadër duke e zvogëluar në maksimum. Mos harroni t'i nxirrni imazhet horizontalisht dhe vertikalisht dhe shikoni se cila funksionon më mirë. Shumë shpejt do të shikoni se ka mënyrë të pafundme për kompozimin e imazheve tuaja, si dhe do të zbuloni se cilat teknika të kompozimit krijojnë fotografi interesante.