A close-up of a snail on a leaf. Taken on a Canon EOS 77D with a Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM lens.

MAKROFOTOGRAFIA

Si të shkrepni makrofotografi kësaj vjeshte

Shkrepja e planeve nga afër është thelbi i makrofotografisë. Ajo nxjerr në pah struktura që syri i njeriut nuk i shikon dhe tregon bukurinë e fshehur detajeve. Nuk ju duhet të udhëtoni për t'u ushtruar në makro. Sendet e përditshme marrin një perspektivë të re kur shikohen nga afër, kështu që kopshti apo parku që keni pranë mund të jetë dhe terreni ideal për provë.

1. Çfarë kompleti ju duhet për makrofotografi?

Shumë objektiva kanë mundësi të fokusohen në plane nga afër, por vetëm objektivat e mirëfilltë për makro ofrojnë zmadhim prej së paku 1:1 ose përmasa natyrore. Kjo do të thotë se kur kamera vendoset në distancën më të afërt të fokusimit, imazhi i krijuar në sensor do të jetë me të njëjtat përmasa si të subjektit.

Ky lloj objektivi ka një distancë shumë të shkurtër fokusi minimal, që do të thotë se mund të afroheni për të shkrepur poza kuadërplota të subjekteve të imëta. Për shembull, objektivi Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM mund të fokusohet së paku deri në 3 cm. Ky objektiv përmban dhe një "LED Macro Lite" inteligjent e të integruar për të kompensuar për hijen e krijuar mbi subjekt kur ia mbani kamerën kaq pranë. Nëse keni kamerë EOS M series si p.sh. Canon EOS M50 ose Canon EOS M6 Mark II, objektivi Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM ka të njëjtin funksion "Macro Lite".

A Canon EOS 77D with a Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM lens and a tripod lie on long grass.

Nëse dëshironi të merrni një ide të makrofotografisë përpara se të blini objektiv të dedikuar, ka disa aksesorë që mund të rrisin zmadhimin e një objektivi standard. Për shembull, nëse vendosni "Canon Extension Tube EF 25 II" ose "Canon Extension Tube EF 12 II" mbrapa një objektivi të pajtueshëm, do të keni mundësi të fokusoni më afër se normalja. Mund të arrini sakaq një efekt të ngjashëm duke vendosur një objektiv "Canon 250D 58mm Close-Up Lens" ose "Canon 500D 77mm Close-Up Lens" te filetimi i filtrit të përparmë të një objektivi.

Cilëndo mënyrë të zgjidhni për makrofotografinë tuaj, efektet e lëkundjes së kamerës do të zmadhohen po njësoj kur punoni pranë një subjekti, kështu që përdorimi i një stativi apo mbështetëseje të ngjashme mund t'ju ndihmojë që të arrini rezultate më të qarta.

2. Si të përgatiteni për makrofotografinë?

Shumë kamera EOS kanë një modalitet të dedikuar plani nga afër "Close-up", por për më shumë kontroll në kompozim duhet ta vendosni kamerën në "Aperture priority (Av)" ose "Manual (M)". Të dyja këto modalitete ju bëjnë të mundur të zgjidhni aperturën, e cila ka një impakt të rëndësishëm në pamjen dhe ndjesinë e një makrofotoje, si dhe në ekspozim.

"Aperture priority" është modaliteti më i lehtë në hapat e parë, pasi kamera e cakton automatikisht shpejtësinë e shkrehësit për të dhënë një ekspozim të balancuar me aperturën që keni zgjedhur. Kur jeni gati të merrni në dorë kontrollin e plotë mbi konfigurimin, kalojeni kamerën në "Manual".

3. Të mirat e sistemit që përdorëm (EOS 77D + 35mm f/2.8 Macro)

Një objektiv makroje i kombinuar me sensorin 24,2 MP të "Canon EOS 77D" mundëson shkrepjen e qimeve të holla në këmbët e kësaj mize dhe sytë e saj të mëdhenj e të kuq në detaje brisk.

Canon EOS 77D është një zgjedhje e shkëlqyer për makrofotografinë. Sensori 24,2 MP CMOS i kamerës ka kapacitetin të regjistrojë në nivel të pabesueshëm detajesh dhe ekrani i tij me prekje dhe me kënd të ndryshueshëm e bën të lehtë shkrepjen e fotove nga kënde të pazakonta, si p.sh. të pamjes nga poshtë, ngjitur me tokën.

Për ta shfrytëzuar në maksimum fuqinë përforcuese të detajeve të një objektivi makro dhe të sensorit CMOS të rezolucionit të lartë, është e rëndësishme të siguroheni që kamera të mos lëvizë gjatë ekspozimit. Edhe dridhjet e lehta mund të ndikojnë në cilësinë e figurës, ndaj kini parasysh të përdorni vetëkronometrin për t'i nxjerrë fotot kur kamera është fiksuar në stativ. Objektivi Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM ka stabilizim figure, që është fantastik kur shkrepni në lëvizje, por kur e fiksoni në stativ, kujtohuni ta çaktivizoni stabilizimin e figurës pasi mekanizmi i brendshëm i menduar për të kundërvepruar ndaj lëvizjes ka efektin e kundërt nëse nuk pikaset ndonjë lëvizje. (Disa objektiva kanë funksion "pikasjeje stativi", por jo të gjithë, ndaj dhe e keni më të sigurt nëse e çaktivizoni manualisht IS, sidomos për ekspozimet e gjata.)

Për t'i pakësuar edhe më dridhjet, mund të aktivizoni funksionin "Mirror lookup" të kamerës përmes menysë kryesore ose ta caktoni kamerën në "Live View" në mënyrë që pasqyra të kyçet automatikisht në pozicion. Lidhjen me Wi-Fi të Canon EOS 77D mund ta shfrytëzoni dhe për ta telekomanduar kamerën përmes aplikacionit Canon Camera Connect të instaluar në celularin ose tabletën tuaj.

4. Apertura

Artikujt e lidhur
See glorious autumn through fresh eyes

FOTOGRAFIA E VJESHTËS

Shihni vjeshtën e lavdishme përmes syve të freskëta

Fotografi i natyrës Theo Bosboom ndan sekretet e tij për shkrepjen e një perspektive unike të vjeshtës në të gjithë bukurinë e saj.

How to capture nature in the city

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Si të regjistroni natyrën në qytet

Ossi Saarinen ndan me ne parametrat më të mirë të kamerës dhe teknikat krijuese për t'i përdorur për fotografinë e natyrës urbane.

Discover the world of insects

MAKROFOTOGRAFIA

Zbuloni botën e insekteve

Zbuloni jetët e fshehta të krijesave të vogla me këshillën e Pierre Anquet.

Numri i vogël "f" do të thotë se kërmilli është në fokus teksa sfondi turbullohet lehtë.

Zgjedhja e aperturës që bëni ndikon "thellësinë e fushës" – ose se cila pjesë e subjektit makro do të duket e qartë. Numrat e ulët të "f", si p.sh. f/2.8 dhe f/4, nxjerrin thellësi të ulët fushe (vetëm një zonë të vogël me fokusim të mprehtë), ndërsa numrat e mëdhenj të "f", si p.sh. f/11 dhe f/16, ju japin thellësi më të lartë fushe (pjesë më të madhe nga subjekti në fokus).

Në fotografinë e planeve nga afër, edhe thellësitë e mëdha të fushës mund të jenë vetëm pak milimetra, ndaj nuk ka vend për gabim kur vjen puna te fokusimi. Sfondi me gjasë do të jetë jashtë fokusit në cilindo rast, por duke përdorur një aperturë më të vogël (numër më i lartë "f") keni mundësinë të përftoni pjesë më të madhe nga subjekti me pamje të mprehtë, ndërsa një aperturë më e madhe (numër i ulët i "f") ju mundëson të fokusoheni në pjesë më të vogla të subjektit dhe ta nxirrni pjesën tjetër jashtë fokusi.

5. Shpejtësia e shkrehësit

Thellësia e ulët e fushës në këtë aperturë krijon një zonë shumë të ngushtë fokusi, në mënyrë të atillë që pjesët e vetë gjethes janë jashtë fokusi.

Kur e ndryshoni aperturës, ose shpejtësie e shkrehësit ose ISO duhen ndryshuar për të ruajtur një ekspozim koherent. Ndryshimi i ISO-s mund të ndikojë në cilësinë e figurës, ndaj është ide e mirë ta caktoni aperturën dhe shpejtësinë e shkrehësit në mënyrë që të përkojë me synimin tuaj të kompozimit përpara ndryshimit të ISO-s.

Ja si funksionon: me rritjen e numrit "f", apertura e objektivit bie në madhësi. Për rrjedhojë në kamerë hyn më pak dritë, ndaj shpejtësia e shkrehësit duhet të bjerë që imazhi të mos bëhet shumë i errët. Nëse zgjidhni një numër të ulët "f", apertura në objektiv bëhet më e madhe, ndaj shpejtësia e shkrehësit duhet të rritet që imazhi të mos bëhet shumë i shndritshëm.

Mund të duket e çuditshme që një numër i ulët "f", si p.sh. f/4, të nxjerrë aperturë të madhe dhe një numër i lartë "f", si p.sh. f/16, të nxjerrë aperturë të vogël, por mbase ju ndihmon ta mendoni si në rastin e thyesave: 1/4 është më e madhe se 1/16.

Poza më lart është shkrepur me aperturë f/2.8, që është cilësimi më i ulët në objektivin Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM. Siç mund të shikoni, thellësia e ulët e fushës në këtë aperturës krijon një zonë më të vogël fokusi dhe një turbullim të bukur të sfondit.

6. ISO

Rregullimi i ndjeshmërisë së ISO-s ju jep lirinë të kombinoni aperturat më të vogla me shpejtësi më të larta të shkrehësit.

Për imazhe cilësie optimale, provoni të përdorni cilësime të ulëta ISO, si p.sh. ISO 100, ISO 200 dhe ISO 400. Në këto ndjeshmëri, shpejtësia e shkrehësit mund të jetë shumë e ngadaltë për të nxjerrë rezultate të mprehta kur caktoni aperturë të vogël apo kur shkrepni në ndriçim të ulët.

Rritja e ISO-s ju mundëson përdorimin e shpejtësisë më të lartë të shkrehësit, por ndjeshmëritë më të larta të ISO-s mund të sjellin rritje të zhurmës në figurë - ekuivalenti elektronik i zhurmës së filmit. Për ta pakësuar këtë, mund të rrisni forcën e "High ISO Speed Noise Reduction" të kamerës. Këtë opsion e gjeni te menyja e kuqe e shkrepjes e kamerës.

7. Bëhuni krijues

Me këtë aperturë (f/2.8), kurora e bambusë vjen në fokus ndërsa sfondi turbullohet.

Një nga avantazhet e makrofotografisë është se mund të krijoni pamje mahnitëse që te pragu i shtëpisë. Sendet e përditshme mund të bëhen subjekte mahnitëse teksa i nxirrni në tjetër dritë dhe keni lirinë të eksperimentoni me cilësimet e kamerës.

Një nga mënyrat më të thjeshta për ta bërë këtë është të eksperimentoni me aperturën. Në shembullin e mësipërm, apertura u caktua në f/2.8. Ky imazh ka një sfond të butë e të turbullt, por shkopi i bambusë në plan të parë është më së miri në fokus.

Zvogëlimi i përmasave të aperturës do të thotë që mund të shikoni më shumë nga detajet e sfondit.

Kjo pozë tjetër (lart) është shkrepur në f/5. Duken detaje të mëtejshme të sfondit në krahasim me imazhin e shkrepur në f/2.8.

Reduktimi i mëtejshëm i aperturës do të thotë që tani ka më shumë detaje të dukshme në sfond.

Së fundi, imazhi më lart është shkrepur në aperturë më të vogël prej f/8. Ekspozimi është i ngjashëm me të pozave të tjera, por sfondi tani ka më shumë detaje. Kjo tregon se si rregullimet e vogla mund të sjellin dallime të mëdha në botën e makrofotografisë.

Vjeshta është një kohë ideale për ushtrimin e makrofotografisë. Teksa të gjelbrat kalojnë në kafe dhe natyra përgatitet për dimrin, bukurinë e gjeni në detaje. Dilni jashtë derës së shtëpisë dhe hidhni një vështrim më nga afër.


Shkruar nga Ian Wade dhe Marcus Hawkins

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat