Canon EOS-1D X Mark III

Jeta është plot me momente të papërsëritshme. Shkrepni më shumë prej tyre me anë të "EOS-1D X Mark III" dhe tregojini botës historinë tuaj vizuale.

I shpejtë, i përpiktë dhe i fuqishëm pa cenuar cilësinë:

Shihni pikat e forta të "Canon EOS-1D X Mark III"

Shpejtësi marramendëse. marramendëse

Disa momente janë të papërsëritshme. Ikin në të qindtat e sekondës, për të mos u kthyer më. Ruajini përgjithmonë me "EOS-1D X Mark III", duke shkrepur aksionin deri në 20 fps.

Vetëfokusim inteligjent që do t'ju lërë pa mend

Shkrepini fotot me qartësi dhe mprehtësi mahnitëse. Algoritmet e vetëtrajnimit të thelluar të vetëfokusimit njohin çdo lloj situate dhe mund të gjurmojnë edhe fytyra të fshehura pas syzeve apo kokores.

Cilësi e lartë në kushte të vështira

Procesori "DIGIC X" dhe 20 megapikselët me porosi janë të jashtëzakonshëm në ndriçim të ulët – deri në ISO 102 400, me zgjerim deri në 819 200. "EOS-1D X Mark III" ofron një diapazon të jashtëzakonshëm dinamik.

Një aparaturë mahnitëse filmimi

Kur vjen puna te videoja, "EOS-1D X Mark III" përshtatet me thuajse çfarëdo procesi pune. Shkrepni në 4K 60p kuadërplotë ose filmime 5.5K RAW që krijojnë shanse të reja krijuese.

Ruani lidhjet, jini konkurrent

Qoftë nëse jeni në stadiume të pajisura me "Ethernet" apo nëse po transmetoni pamje me afat të ngushtë me anë të "Wi-Fi", "EOS-1D X Mark III" ju mban përpara konkurrencës.

Një zgjatim i mendjes suaj krijuese

Duke marrë anët më të mira nga kamerat tona DSLR dhe pa pasqyra, "EOS-1D X Mark III" është projektuar për të qenë i fortë, i qëndrueshëm dhe intuitiv – sa më pranë të padukshmes që mund të jetë një kamerë.

Specifikimet

  • Sensor kuadërplotë 20,1-megapikselësh

    Me diapazon dinamik dhe ndjeshmëri të lartë ISO

  • Video 5.5K Raw

    Filmoni me cilësi maksimale figure

  • Procesori i figurës DIGIC X

    Për shpejtësi rrufe dhe cilësi mahnitëse figure

  • Filmime në 4K/60p

    Filmoni video në ekran të plotë deri në rezolucion 4K dhe 60 fps me "Canon Log" dhe H.265

  • Shkrepje e vazhduar 16/20 fps

    Shkrepni deri në 20 fps në modalitet "Live View" dhe në 16 fps kur përdorni inkuadruesin optik

  • Dual Pixel CMOS AF

    Fokusohet me shpejtësi rrufe gjatë fotografimit dhe shtruar gjatë filmimit

Ka dalë program i ri i integruar duke shtuar gjurmim të përmirësuar të kokave në sistemin AF, plus një numër funksionesh të tjera të dobishme. Shkarkim nga faqja e suportit.

Krahasim mes "EOS-1D X Mark III" dhe "EOS-1D X Mark II"

Trupi i kamerës

Sensor

Sensor CMOS, 20,1-megapikselësh
Sensor CMOS, 20,2-megapikselësh

Ndjeshmëria ISO

ISO 100-102,400 (H: ISO 819,200)
ISO 100-51,200 (H: ISO 409,600)

Shkrepje e vazhduar (OVF/Live View)

16/20 fps
14 fps/16 fps* pa gjurmim me vetëfokusim

Numri i pikave të vetëfokusimit (OVF/LV)

191/3869
61/2583

EV më e ulët e vetëfokusimit

-4 EV/-6 EV pamje e drejtpërdrejtë
-3

Jeta e baterisë

2850
1210

Formatet e skedarëve

CR3 (RAW), JPEG, HEIF
CR2 (RAW), JPEG

Lidhja pa tela

"Wi-Fi" dhe "Bluetooth" të integruara / WFT-E9
"Wi-Fi" përmes adaptorit WFT-E8

Lidhje me valë

"Gigabyte Ethernet" i shpejtësisë së lartë dhe USB C
"Gigabyte Ethernet" dhe USB 3

Jetëgjatësia e shkrehësit

500 000
400 000

Rezolucionet e filmimit

5.5K RAW (60p), 4K DCI (60p), 4K UHD (60p), Full-HD (120p)
Video 4K (60p), Full HD (120p)

Faktori i prerjes së filmave

DCI gjerësie të plotë, prerje 1,3-fishe
1,3-fish

Filmim në RAW

Po
Jo

Memoria

2 CFexpress
1 "Cfast", 1 "Compact flash"

GPS

Po, i integruar
Po, i integruar

Pesha (standardi CIPA)

1440 g
1530 g

  1. * Shpejtësi maksimale shkrepjeje prej 20 fps në modalitetin e pamjes së drejtpërdrejtë.

Në duart e profesionistëve

Fast action hero: meet the Canon EOS-1D X Mark III

Discover the groundbreaking features that make Canon's flagship DSLR the undisputed champion of action and wildlife photography.

Filmimi i një poze sërfi me "EOS-1D X Mark III"

Mënyra se si i përdor regjisori Nick Kennedy aftësitë unike filmike të kryemodelit të ri DSLR të "Canon" për shkrepjen e aksionit të shpejtë gjatë sërfit.

12 mënyra se si "Canon EOS-1D X Mark III" përmirëson Mark II

Si ia del modeli kryesor i EOS DSLR të përmirësohet mbi pararendësin? Zbuloni 12 modifikime themelore që do të bëjnë vërtet diferencën për ju.

Lentet e rekomanduara

  • EF 400mm f/2.8L IS III USM

    Lentja telefoto më e lehtë në botë* për imazhe me cilësi ultra të lartë të sporteve, jetës së egër dhe aksionit
  • EF 200-400mm f/4L IS USM Extender 1.4x

    Një lente f/4 e kategorisë profesionale me një zgjatues të integruar 1,4x për një elasticitet dhe një gamë fokale të madhe për sportet dhe faunën.
  • EF 70-200mm f/2.8L IS III USM

    Një lente zmadhimi telefoto e preferuar nga fotografët e çdo lloji.
  • EF 24-70mm f/2.8L II USM

    Një lente profesionale e serisë L me zmadhim për përdorim të përditshëm, e cila siguron një cilësi të lartë të imazhit me një hapje konstante të diafragmës f/2.8.

Çfarë ka në kuti

Kamera që mund të transformojë mënyrën si punoni

  • Trupi i "EOS-1D X Mark III"

  • Rripi i kamerës

  • Kupa e syrit EG

  • Karikuesi LC-E19

  • Bateria LP-E19

  • Kablloja e ndërfaqes IFC-100U (USB C)

  • Mbrojtësja e kabllove

Produktet e lidhura

  • EOS-1D X Mark II

    Sensor 20,2 Megapiksel me kudër të plotë. Sistem AF me 61 pika. Deri në 14fps. ISO deri në 409,600.
  • EOS 5D Mark IV

    Pavarësisht se çfarë po regjistroni, të jeni të sigurt për një cilësi imazhi pa kompromise dhe një rendiment të përgjithshëm profesional.
  • EOS R5

    Rimendoni se çfarë dini për kamerat pa pasqyrë. Performanca pa kompromis e EOS R5 do të revolucionarizojë fotografinë dhe filmimet tuaja.