Canon EOS-1D X Mark III mund të filmojë dhe me 5.5K së brendshmi drejt kartave të veta "CFexpress", duke u dhënë regjisorëve cilësi të paprecedente figure. Prisni më shumë gradacion të ngjyrave natyrale dhe më shumë diapazon dinamik, që ju mundëson shikimin e theksimeve dhe të hijezimeve me 12 shkallë diferencë.
Këta skedarë 12-bitësh CRM, 5472×2886 pikselë, mund të procesohen duke përdorur softuerin e dhënë "Digital Photo Pro" dhe mbështeten edhe nga prodhuesit kryesorë të programeve të retushimit jolinear. Canon EOS-1D X Mark III mund të regjistrojë njëherësh dhe skedar Proxy 4K, i cili mund të përdoret për të përshpejtuar proceset e retushimit.
Ofrohet dhe regjistrim në "Full HD" me "Dual Pixel AF", në shpejtësi kuadri prej deri në 120 fps. Ideale për efekte xhirimi të ngadalësuar në të katërtën e shpejtësisë.