Lidhja në rrjete me valë
"Canon EOS-1D X Mark III" vjen me "Wi-Fi" të integruar, që është ideal për komunikimin me pajisje inteligjente dhe kompjuterë, qoftë në studio apo në vend.
Celularët dhe tabletat me aplikacionin "Camera Connect' dhe "Digital Photo Professional Express"* mund të përdoren për shfletimin, modifikimin, retushimin dhe transmetimin e fotove kur jeni në lëvizje. Ato mund të veprojnë dhe si telekomandë e sofistikuar për kamerën, duke ju lejuar kompozimin në ekranin e pajisjes, të ndryshoni cilësimet e kamerës dhe të shkrepni foto dhe video. Edhe kompjuterët PC dhe Mac me programin "EOS Utility" mund t'i kryejnë këto detyra.
Dhe kur duhet lidhje më e fuqishme me valë, opsioni me adaptorin WFT-E9 me valë ju ofron rreze më të gjatë dhe më shumë qëndrueshmëri në zona me "kongjestion elektronik" si p.sh. stadiumet e futbollit. Mbështet standardin MIMO 802.11ac, i cili përdor të dy brezat 5 GHz dhe 2,4 GHz për komunikim në rreze prej deri në 150 metrash, si dhe mundëson lidhje me serverë të siguruar SFTP.