ARTIKULLI

Canon EOS-1D X Mark III: Projektuar për ta ndjerë si një zgjatim tuajin

Canon EOS-1D X Mark III

Nga çasti që e merrni në dorë e kuptoni se "Canon EOS-1D X Mark III" është diçka e veçantë. Projektimi i tij është rezultat i viteve të tëra rafinimi dhe evoluimi, por ndërkaq shfrytëzon dhe teknologji të reja që do t'ju shndërrojnë mënyrën si punoni.

Komandim inteligjent në pëllëmbë të dorës

E kemi pajisur "Canon EOS-1D X Mark III" me dy pulte inteligjente – një për shkrepje horizontale; tjetrin për vertikale. Këto aparature revolucionare – që janë të integruara në butonat AF-ON të kamerës – kanë formë e një leve të zakonshme, por sillen më shumë si bllok prekjeje që mund të përdoret për të lëvizur pikat e vetëfokusimit nëpër ekran.

Secili pult është i personalizuar për ndjeshmëri dhe shpejtësi, dhe reagon me intuitë edhe kur mbani doreza. Kamera e çaktivizon vetiu pultin vertikal kur shkrepni horizontalisht për të shmangur lëvizjes e paqëllimshme.

Canon EOS-1D X Mark III

Dritarja juaj drejt botës

Inkuadruesi optik i "Canon EOS-1D X Mark III" (OVF) është një gëzim më vete. I madh, i shndritshëm dhe i qartë – ju mundëson kompozimin e shkrepjen me instinkt dhe intuitë. Është më komod të përdoret për periudha më të gjata kohe se EVF dhe ju jep një pamje në kohë reale të ngjarjeve që nuk ndikohen nga "vonesa" elektronike.

Canon EOS-1D X Mark III

Ndërfaqja e inkuadruesit inteligjent të "Canon EOS-1D X Mark III" i paraqet informacionet atje ku ju duhen që të informoheni pa u shkëputur nga procesi. Natyrisht që është e personalizueshme, kështu që mund të shfaqni vetëm të dhënat që dëshironi të shihni. Pas komenteve nga fotografët profesionistë të sporteve kjo përmban dhe një orë, që ju ndihmon të jeni në vendin e duhur në kohën e duhur.

Pikat e fokusimit tregohen me një ekran me matricë të kuqe të pikëzuar, që është më i imët dhe më i detajuar se ekranet e barasvlershme në kamerat e tjera të serisë EOS-1D, duke ia bërë më të lehtë shikimin në errësirë.

Kur punët vështirësohen…

"Canon EOS-1D X Mark III" është krijuar për t'u bërë ballë vështirësive të fotografisë profesionale, nga përplasjet e gërvishtjet e pajimeve të shtypit deri tek temperaturat e ftohta dhe shirat e shtigjeve në natyrë të egër. Shkrehësi i kamerës është projektuar për 500 000 cikle dhe trupi i tij me aliazh magnezi përdor hidroizolues për mbrojtje nga pluhurat dhe lagështia, që të vijoni me shkrepjen edhe në kohë të keqe. Disa prej butonave të "Canon EOS-1D X Mark III" tani janë të ndriçuar, që të mund t'i shikoni qartë në errësirë.

Canon EOS-1D X Mark III

Kohëzgjatje e përmirësuar e baterisë

Procesori i ri DIGIC X në zemër të "Canon EOS-1D X Mark III" nuk është vetëm i fuqishëm, por edhe efikas. Në fakt, me baterinë e dhënë LP-E19, kamera mund të arrijë më se dyfishin e kohës së shkrepjes së modelit të mëparshëm "EOS-1D X Mark II", duke arritur në afro 2850 poza me një ngarkim të vetëm.


< Kthehu te përmbledhja e "Canon EOS-1D X Mark III"

Artikujt e lidhur