The Northern lights illuminate the sky, casting green reflections in the lake below.

FOTOGRAFI PEIZAZHI

Dritat, kamera, aksioni: një udhëtim mbresëlënës që shkrep bukurinë e aurorës boreale...

Fotografi austriak, Markus Morawetz, njihet më së miri për fotografinë e tij të dasmave, por ka pasur prej kohësh një frymëzim nga pasioni i tij për aventurën. Në mars 2019 ai vendosi ta ndante këtë pasion me gruan, Carina, dhe me të bijën e tij 10-muajshe, Fanni. Duke udhëtuar me furgon pushimi nga shtëpia tyre në dalje të Vjenës, Austri, familja u nis për të parë e shkrepur një prej spektakleve më madhështore të natyrës, aurorën boreale, në Norvegjinë e Veriut.

Pas kalimit të javëve të fundit në dimrit në rrugëtim përmes Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, treshja eksploruese arriti ta shijonte këtë mrekulli jo një, por dy herë. "Atë çast po qëndronim në një plazh në Norvegji dhe kushtet ishin ideale – qiell i kthjellët e i bukur, pa erë – dhe aurora shfaqej për rreth një orë çdo ditë, thjesht valë mahnitëse drite të gjelbër e vjollcë që kërcenin mbi ne," - thotë Markus-i.

A woman pushes a child on a sled on the Lofoten Islands in Norway.
Nxjerrë me
  • f/5.6
  • 1/640
  • 100
"Nëse keni dalë për të shkrepur aurorën boreale, apo thjesht për të vizituar Norvegjinë, duhet të ndaloni patjetër në Ramberg tek ishujt e Lofotenit," - thotë Markus-i. "Paçka kohës gjatë vitit, ky plazh me rërën e tij thuajse të bardhë dhe ujërat e akullta blu është mahnitës. Dëbora e saporënë ishte ideale për ta nxjerrë Fanni-n në shëtitje me sajë."

"Kishte aq shumë vetë që na thoshin: 'S'mund të udhëtoni aq larg me foshnjë me vete, është shumë ftohtë, është shumë e izoluar,'" por Markus-i dhe Carina morën masat që të ishin më se të mbrojtur ndaj elementeve të natyrës dhe u nisën në aventurën e tyre. "Një prej synimeve tona kryesore në jetë është t'i japim vajzës sonë një dashuri të vërtetë për natyrën," thotë ai. "Ne e dinim që do të ishte larg dhe e po ashtu e dinim se do të ishte ftohtë, por marsi është dhe koha më e mirë për të parë aurorën.

"Gjatë gjithë pasdites ke këtë dritën e bukur të praruar dhe pastaj, pas perëndimit të diellit "orën e kaltër" me dritat më spektakolare. Edhe sikur të mos shfaqet aurora boreale, ke aq shumë shanse për foto gjatë kësaj kohe." I fiksuar pas udhëtimit me pak mjete, Markus-i i realizoi fotot me Canon EOS R dhe një EF-EOS R Adapter që të mund të përdorte disa prej objektivave të tij më të preferuar EF.

Artikujt e lidhur
Inside a blue-green ice cave.

TEKNIKA TË FOTOGRAFISË SË NATËS

Si të shkrepni qiellin plot yje të natës

Teknologjia e re e kamerave e bën më të lehtë se kurrë fotografimin e qiellit të natës. Këto këshilla profesionale do t'ju ndihmojnë të krijoni pamje vërtet qiellore.

A child, shot from behind, dressed in a hooded coat and beanie hat, watches fireworks light the sky pink.

FOTOGRAFI PEIZAZHI

Si të shkrepni në mot të ftohtë

Kushtet nën zero mund t'jua çorodisin kamerën, ndaj ndiqni këto këshilla profesionale për të shkrepur në dëborë e akull.

A landscape image with a starry night sky.

TEKNIKA TË NDRIÇIMIT

10 këshilla për t'ju ndihmuar të realizoni fotografi më të mira të fishekzjarrëve

Nga cilësimet optimale të kamerës e deri te përfshirja e familjes dhe e shoqërisë në inkuadrues, ja se si të fotografoni gëzimin e magjinë e fishekzjarrëve.

A woman stands on the pale sands of a beach in Norway looking up at the Northern Lights.
"E dinim se shanset e shikimit të aurorës boreale atë mbrëmje ishin të mira dhe ne ndodheshim në plazhin e Unstadit në ishujt e Lofotenit të Norvegjisë," - thotë Markus-i. "Dhe ja ku ishin! Ishte padyshim një prej çasteve më të bukura; do të ishim zhgënjyer shumë nëse do të ishim kthyer në shtëpi pa i parë. Kjo ishte hera e parë që i kemi parë me sy. Çfarë çasti magjik – dhe edhe më i këndshëm për mua si fotograf."

Këshillat kryesore të Markus Morawetz-it për fotografimin e aurorës boreale

1. Kërkoni për vendet optimale

Duke ditur se perëndimi do të ishte rreth orës 5 të pasdites, familja mbërrinte në destinacionet e reja në fillim të pasdites për të gjetur pikën ideale me një sfond të fortë. Markus-i dhe Carina e merrnin Fanni-n me gjatë ecjeve në terren për të parë se çfarë ofronte secili vend për sa u përket subjekteve në plan të parë, për t'i shtuar interes dhe thellësi pozës ndërsa ruanin si zgjedhje të dyta disa pika të tjera nëse aurora do të lëvizte tjetërkund apo nëse do të dukej më bukur diku tjetër. "Shikoni për gjëra si p.sh. gurë të bukur, ujë, pemë apo dhe ndonjë kabinë p.sh.," - sugjeron Markus-i.

2. Përgatituni për të ftohtin

A long exposure shot of water surrounding rocks with a snowy mountain on the horizon.
Nxjerrë me
  • f/14.0
  • 75
  • 250
Për këtë pozë, Markus-i përdori një ekspozim të gjatë dhe shfrytëzoi ekranin këndndryshueshëm të "EOS R" për të krijuar një imazh të mirëkompozuar.

Një prej problemeve kryesore me të cilat përballen fotografët që punojnë në ambiente më të ftohta, është rënia e shpejtë e baterisë. Duke ditur që rënia e parakohshme e baterisë mund të bëjë gjithë dallimin mes shkrepjes së aurorës boreale dhe humbjes së saj, Markus-i mbante gjithnjë një bateri rezervë me vete kudo që të ishte duke shkuar. "E mbaja ngjitur trupit, në pantallona apo në xhepin e palltos, sepse sa më e ngrohtë të jetë bateria, aq më shumë i zgjat ngarkesa." Ai shkrepte me Canon EOS R, e cila ka një diapazon të rekomanduar temperature pune prej 0 deri në 40°C. Markus-i e dinte se asnjë kamerë nuk është e garantuar se do të funksionojë në kushte ngrice, rëndom mes -5 dhe -10°C, kështu që mori masa të evitonte ndryshimet e befta të temperaturës – kondensimin që mund të shfaqet është një prej shkaqeve më të njohura të avarive me kamerën. Duke marrë parasysh të gjitha kushtet e mjedisit, "modeli EOS R ishte fantastik," - pohon ai. "Arrit të punonte për një kohë të gjatë paçka të ftohtit, dhe ishte fantastik në manovrim, si dhe argëtues në përdorimet e natyrës më krijuese."

3. Praktikoni në shtëpi

Markus-i e shkrepi këtë pranë shtëpisë së tij në një "Canon PowerShot G5 X Mark II". "Retë mund t'i shtojnë dramë një peizazhi yjor. Kushtet ndryshojnë shumë shpejt," - thotë ai.

Nuk ka pse prisni udhëtimet në gjurmët e aurorës boreale për të filluar së ushtruari me kamerën, pohon Markus-i. "I ftohti nuk ul vetëm nivelet e energjisë së baterisë, por ju ndikon edhe tuajat, që do të thotë se ju duhet të punoni shpejt dhe të dini se çfarë po bëni, ndaj dhe është ide e mirë të ushtroheni duke shkrepur qiejt e natës përpara se të merrni rrugët drejt veriut. Vizitoni një hapësirë të hapur pranë jush, larg ndotjes nga ndriçimi urban në dimër, që të mund të mësoni si të punoni me doreza dhe xhaketë, dhe praktikoni duke përdorur ekspozime më të gjata. Qëndroni në ambient për një orë e diçka të tillë, dhe sapo të ambientoheni me peizazhet e natës, provoni të shkrepni disa gjurmë yjesh në qiell ose Kashtën e Kumtrit."

4. Ngadalë e ulët

Për rezultatet më të qarta, Markus-i rekomandon montimin e kamerës në stativ dhe përdorimin e vlerave të ulëta ISO me ekspozim të gjatë. "Nuk kam frikë t'i jap ISO nëse duhet, por preferoj më mirë të përdor stativin dhe ekspozimet më të gjata, mes një dhe pesë sekondave, për shkrepjen e dritave. E kam të qartë nga fotografia e dasmave se është më mirë ta nxjerrësh pozën në dorë nëse është nevoja, fjala vjen në ISO maksimale 5000 nëse është errësirë e thellë dhe të kesh pak zhurmë në figurë, gjë që mund të ndryshohet me lehtësi gjatë retushimit, se sa ta humbësh fare si moment. Por nëse ke kohë, më e mira është të ulësh ISO, të përdorësh ekspozime më të gjata dhe ta mbash kamerën në stativ për të eliminuar lëvizjen dhe për të marrë rezultat më të mprehtë e të qartë."

5. Kontrolli i dritës

The Northern lights shine brightly across the mountains and the beach below.
"Kur e zbulova këtë vend, shpresoja që gurët të pasqyronin ngjyrat e qiellit. Kur filluan të kërcejnë mbi ne, e kisha bërë tanimë planin me mendje dhe se çfarë duhej bërë për t'ia nisur sa më shpejt nga puna."

Shkrepja në këtë udhëtim shpesh përfshinte nxjerrjen e detajeve në zona të shndritshme, si p.sh. dëborën ose rërën në bregdet, si dhe detajet në elemente më të errëta, si p.sh. qiellin apo malet. "Mund të jetë dilemë të dish se për çfarë ta konfigurosh ekspozimin," - thotë Markus-i. "Nuk mund ta ekspozoj për shumë kohë përndryshe plazhi do të jetë shumë i shndritshëm dhe nëse e mas ndriçimin vetëm në plazh, qielli do të dalë shumë i errët. Mund të përpiqesh t'i ndriçosh ose errësosh gjatë retushimit, por mund të dalë zhurmë dhe jo qartësia e duhur."

Stili i preferuar i Markus-it është shkrepja në disa ekspozime të ndryshme. "Nxjerr dy foto me kompozim identik, njërën të ekspozuar për dritë dhe tjetrën për errësirë, dhe në vijim i bashkoj gjatë retushimit, ku dhe i jap pak përforcim ngjyrave. Por ka dhe një metodë më të thjeshtë duke përdorur modalitetin HDRCanon EOS R, i cili shkrep tri poza të njëpasnjëshme në ekspozime të ndryshme dhe i bashkon në një foto në kamerë për të krijuar një pamje me një diapazon më të gjerë tonal." Ia vlen të kini parasysh sakaq se HDR përdoret më së miri në dritën e paradites. Një tjetër alternativë do të ishte përdorimi i një filtri polarizues që ju mundëson rritjen e fortësisë së ngjyrave në pozat tuaja.

6. Kompozime krijuese me ekranin këndndryshueshëm

Për t'u dalluar nga të tjerët, është e nevojshme të mendoni jashtë kornizave të zakonshme për sa i përket kompozimit. "Shpesh më gjeni të shtrirë përtokë ose duke u ngjitur në ndonjë kaçube, sepse nuk dua të nxjerr pozat e zakonta që nxjerrin të gjithë," - thotë Markus-i. "Dua që e imja të jetë e veçantë – të tregojë një histori – dhe gjetja e këndeve të ndryshme më ndihmon t'ia dal mbanë. Ekrani këndndryshueshëm e palosës i Canon EOS R më ka ndihmuar me këtë gjatë fotografimit të aurorës boreale, pasi atje kishte shumë dëborë e akull, kështu që ishte mirë kur nuk të duhej të shtriheshe përtokë duke u ftohur e lagur, apo të rrezikojë duke ngjitur pemë, pasi atje nuk ka as spitale për kilometra të tëra. Gjithçka që më duhej ishte ta ngrija Canon EOS R lart ose poshtë dhe ta anoja ekranin derisa ta shikoja më së miri pozën."

7. Fokusimi te fokusi

"Në errësirë vetëfokusimi e ka të vështirë të gjejë subjekte, ndaj përdor fokusin manual për ta caktuar fokusin në pafundësi," - thotë Markus-i. Këtu është ku caktohet objektivi në mënyrë që të mund të formojë një pamje të diçkaje në distancë të atillë që është përtej largësisë së matjes - në këtë rast yjet.

Për këtë udhëtim ai kombinoi një objektiv zmadhues dhe një objektiv fiks, Canon EF 16-35mm f/2.8L III USM dhe Canon EF 35mm f/1.4L II USM. "Janë objektiva fantastikë për peizazhe me apertura shumë të gjera që japin ende shumë thellësi e qartësi dhe janë aq ideale për këtë udhëtim."

8. Çiftoni një aperturë të gjerë me ekspozim të gjatë

The Northern Lights swirl through the night sky above a mountain, with Markus Morawetz's campervan in the foreground.
Nxjerrë me
  • f/2.8
  • 1/200
  • 100
"Edhe furgoni ynë i fushimit doli nja dy herë!" Shtëpia familjare, poshtë spektaklit të dritave që kishin udhëtuar aq shumë për ta parë.

Duke bashkuar "Canon EOS R" me një objektiv Canon EF 16-35mm f/2.8L III USM, Markus-i arriti të shfrytëzonte ekspozimet më të gjata disasekondëshe me aperturat më të gjera të objektivit. "Për shumicën e pozave e kam mbajtur objektivin hapur në f/2.8. Ky është dhe stili për shkrepjen e gjurmëve të yjeve dhe të fotografimit të Kashtës së Kumtrit, por të duhet një objektiv me aperturë vërtet të ulët që të mos të duhet ta ngresh ISO shumë lart."

Në dallim nga modelet DSLR, modeli kuadërplotë pa pasqyra "Canon EOS R" i mundësoi Markus-it ekspozimin e fotove të tij në kohë reale, teksa përdori inkuadruesin elektronik të kamerës (EVF) për të vlerësuar se si do të duket fotoja përfundimtare përpara shtypjes së shkrehësit. "Është fantastike pasi nuk të duhet të shkrepësh një foto për të parë nëse është shumë shndritshëm apo errët - këtë e mëson nga EVF. Kjo mund të kursejë aq shumë kohë e stres, gjë që është shumë e rëndësishme për shkrepjen e dritave, pasi nuk je kurrë i sigurt se sa kohë do të zgjasin dhe jashtë ndërkaq është shumë ftohtë për të qëndruar kot vërdallë. Pasi të kesh gjetur ekspozimin dhe kompozimin e duhur, përveç kur dritat lëvizin apo ndryshon ndriçimi i përgjithshëm, mund të shkrepësh vazhdimisht gjë që e bën një kamerë ideale për entuziastët dhe fillestarët."

Markus-i, Carina dhe Fanni ia dolën mbanë qëllimit të tyre për të nxjerrë poza fantastike të aurorës boreale, por ishin çastet që kaloi me familjen që e bënë këtë udhëtim kuptimplotë. "Unë synoj gjithnjë ta shkrep çastin, jo ta krijoj," - thotë ai, por kur vijnë çaste të papritura, mirë është të jesh i përgatitur.

Shkruar nga Natalie Denton

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur



"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjithë artikujt