FOTOGRAFI SPORTIVE

Drejtoni, shkrepni e shënoni: shkrepja e momenteve fituese me një kamerë kompakte

Fotografja profesioniste e sporteve, Molly Darlington, tregon këshillat e saj kryesore për shkrepjen e momenteve sportive amatore me një komplet drejtim-shkrepjeje.
Një person që mban një Canon PowerShot SX740 HS duke parë pozën e në ekranin e kthyeshëm.

Shkrepja e aksionit të dëlirë të një ndeshjeje futbolli fëmijësh kërkon reflekse të shpejta dhe një zmadhim edhe më të mirë, siç ka kuptuar mirë dhe ish-përfaqësuesja e nderit e Canon dhe fotografe profesioniste e sporteve, Molly Darlington. Molly ka nisur të shkrepë sportet në vitin 2015 ndërsa ishte ende në universitet. Ajo në vijim u mor me shkrepjen e ndeshjeve të futbollit të Premier League dhe Championship, drejt e nga universiteti.

Përvoja e saj e fortë me sportet bënte që t’i njihte saktësisht momentet e shkrepjes gjatë një ndeshjeje futbolli. Pajisur me një Canon PowerShot SX740 HS në madhësi xhepi, që vjen me një zmadhim të fuqishëm optik prej 40x në trupin e vet kompakt, së bashku me kamerën me formë monokulari Canon PowerShot ZOOM, ajo i shndërroi aftësitë e saj të narracionit profesional në fushë në nivel amator. Këto dy kamera praktike janë gjithashtu ideale për shkrepjen e aktiviteteve familjare në natyrë ose rastisjen e kafshëve të egra, dhe do t’ju sjellin më pranë aksionit.

Duke shpjeguar se çfarë përpiqet të krijojë zakonisht në imazhet e saj, Molly thotë: "Shpresoj të tregoj historinë e lojës, çfarë ka ndodhur gjatë saj dhe të shfaq uIjet e ngritjet në mënyrë që kur dikush ta shikojë imazhin të kujtohet me saktësi se kur ndodhi ai moment.

"Synoj gjithnjë të kap çastet e paharrueshme në sport. Zakonisht në një lojë futbolli nxjerr golat, festimet dhe çastet e rëndësishme, si p.sh. marrjen e ndonjë kartoni të kuq. Gjithashtu kërkoj për emocion në imazhet e mia – qoftë emocion, zemërim, acarim apo shfryrje – nga lojtarët apo turma.”

Këtu Molly shpjegon se si mund të bëni të njëjtën gjë me një konfigurim të thjeshtë e kompakt.

1. Shkrepni një sekuencë fotosh

Djem duke luajtur futboll, katër me uniforma të gjelbra, njëri me këmbën të ngritur në ajër për të gjuajtur topin dhe një lojtar me të kaltra.

"Një ndeshje miqësore ndërmjet dy skuadrave nën 12 vjeç në një qendër futbolli të komunitetit ishte vendi më i mirë për ta provuar këtë komplet kamere, duke u dhënë mundësi prindërve të shkrepin aksionin ndërsa shikojnë ndeshjen." Shkrepur në Canon PowerShot SX740 HS në 461mm, 1/1300 sek, f/5.6 dhe ISO800.

Një Canon PowerShot SX740 HS dhe Canon PowerShot ZOOM të vendosura në barin e një terreni loje, brenda vijave të lyera në të bardhë.

Canon PowerShot SX740 HS dhe Canon PowerShot ZOOM janë dëshmia se gjërat e mira vijnë në paketime të vogla – peshëlehta, në madhësi xhepi dhe ekonomike, ato përbëjnë një shtim fantastik në kompletin e fotografëve sportive ose të prindërve që kërkojnë të shkrepin kujtime.

Me një kamerë si Canon PowerShot SX740 HS, që vjen me një reagim të pabesueshëm nga kamera që nga shtypja e butonin dhe me shkrepje të vazhduar prej 10 imazhesh në sekondë, mund të krijoni një grup imazhesh për t’u siguruar që të mos humbisni çastet e rëndësishme të mbushura me adrenalinë. Mund dhe të shkrepni në 10fps (kuadro në sekondë) me Canon PowerShot ZOOM.

"Në këtë imazh, 10fps ishte shumë e dobishme pasi më lejoi të shkrepja një sekuencë imazhesh teksa njëri lojtar presonte tjetrin, duke më mundësuar të zgjedh pozën më të mirë më pas," - shpjegon Molly. "Një sekuencë presingu mund të jetë e vështirës, pasi topi nuk është gjithnjë në pozë, ndaj mundësia e marrjes së 10 kuadrove në sekondë ndihmon së tepërmi.”

2. Mbushni kuadrin

Një djalë në një fushë futbolli, duke vrapuar ndërsa bërtet gëzueshëm duke festuar.

Molly synon ta mbushë kuadrin që shprehjet e subjekteve të saj të jenë të qarta. "Shpresoj ta bëj shikuesin të ndjejë diçka thjesht duke parë foton," - thotë ajo. Shkrepur me Canon PowerShot SX740 HS në 220.5mm, 1/1600 sek, f/5.6 dhe ISO400.

Molly Darlington e ulur në një stol të vogël në krah të një fushe futbolli, duke parë zhvillimin e ndeshjes.

Modeli kompakt PowerShot ZOOM ishte ideal për shkrepjen e aksionit në këtë ndeshje futbolli, duke zmadhuar nga vijat anësore dhe duke parë të gjithë aksionin.

"Emocionet i japin më shumë një imazhi të arritur sportiv, dhe në këtë pozë kam përdorur zmadhimin për të shkrepur lojtarin që feston,” - thotë Molly, e cila shfrytëzoi zmadhimin optik prej 40x të Canon PowerShot SX740 HS për të mbushur kuadrin e saj me shprehje të paharrueshme.

"Ia vlen gjithnjë të kesh mundësinë ta mbushësh kuadrin në fotografinë sportive dhe zmadhuesi 40x ta mundëson këtë kur aksioni ndodh disi më larg," - thotë ajo. Për Molly-n këto momente festimi janë një nga pjesët më të mira të punës së saj. "Për mua nuk ka ndjesi më të mirë se kur gjithçka kombinon dhe arrin të shkrepsh një gol në një ndeshje futbolli, me festimin që të vjen ndesh dhe tifozët që shkallojnë nga pas.”

3. Provoni gjatësi të ndryshme fokale

Molly Darlington duke mbajtur Canon PowerShot ZOOM në një ndeshje futbolli.

Canon PowerShot ZOOM ka një zmadhues trenivelësh që ju mundëson ndërrimin me gjatësive fokale 100mm, 400mm dhe 800mm me shtypjen e një butoni, duke bërë që të mos humbisni asnjë pozë, cilado qoftë distanca juaj.

Djem që luajnë futboll, njëri duke dribluar topin ndërsa ndiqet nga një lojtar i skuadrës kundërshtare.

Mundësia për t’i ndërruar shpejt gjatësitë fokale është veçanërisht e rëndësishme në fotografinë sportive ku aksioni lëviz shpejt dhe nuk e dini kurrë se kur mund të ndodhë një ngjarje me interes të lartë. Objektivi zmadhues 40x në Canon PowerShot SX740 HS ka një gjatësi maksimale fokale këndgjerë të barasvlershme me 24mm dhe mund të kapë rreze telefoto prej 960mm. Shkrepur me Canon PowerShot SX740 HS në 109.3mm, 1/1600 sek, f/5 dhe ISO200.

Modeli në madhësi pëllëmbë 12-megapikselësh Canon PowerShot ZOOM ka një objektiv, por vjen me zmadhim trenivelësh për të sjellë më pranë detajet e largëta. Molly-t funksioni iu duk intuitiv në përdorim dhe i paçmuar për ta përftuar aksionin në plane më të të afërta.

"Ndërrimi mes gjatësive fokale ishte kaq i lehtë, me një buton përmbi Canon PowerShot ZOOM që kur e shtypje, ndërronte mes 100mm, 400mm dhe 800mm," - thotë ajo. "Për këtë ndeshe futbolli zmadhuesi 400mm ishte ideal, por për aktivitete më të mëdha sportive në fusha të përmasave profesionale përdorni opsionin 800mm."

Gjatësitë fokale 100mm 400mm dhe 800mm tregohen të gjitha në inkuadrues dhe sa më i madh numri, aq më pranë i afroheni subjektit.

Eksperimentimi me funksionet inteligjente të kamerës suaj është thelbësor për arritjen e pozave që kërkoni. "Shkrepja me çfarëdo kamere të re mund të jetë e vështirë derisa të mësoheni me mënyrën si funksionon,” - shpjegon Molly. Këshilla e saj më e mirë? "Praktikë, praktikë, praktikë me kompletin. Ndonjëherë mjafton thjesht ta nxirrni pajisjen ca herë sa për t’i marrë dorën si punon dhe për të provuar cilësime të ndryshme.”

Përpara se të planifikoni ta përdorni kamerën tuaj në aktivitetin sportiv të fëmijës suaj, është ide e mirë të ambientoheni një herë me kompletin, dhe kamerat kompakte janë ideale për ata që janë ende në hapat e parë.

4. Fokusohuni te marrja e një imazhi të qartë

Një djalë gati duke i gjuajtur topit në mes të një ndeshjeje futbolli në zhvillim e sipër.

Përveç ruajtjes së mprehtësisë së imazheve, Molly këshillon gjithashtu që sfondi të mbahet i pastër pa elemente në pozë që mund të të tërheqin vëmendjen, pasi kjo ndihmon dallimin e imazheve tuaja nga ato që nuk arrijnë të dallohen për t’u mbajtur në kornizë. "Nëse keni një sfond të pastër, pa rrëmujë, kjo i mundëson shikuesit të fokusohet tërësisht mbi subjektin," - thotë ajo. Shkrepur me Canon PowerShot SX740 HS në 228.7mm, 1/1600 sek, f/5.6 dhe ISO400.

"Nxjerrja e një imazhi të qartë gjatë një loje ritëmshpejtë mund të jetë e vështirë, ndaj çfarëdo gjëje që ndihmon këtu është më se e mirëpritur. Fotostabilizimi i Canon PowerShot ZOOM dhe i Canon PowerShot SX740 HS ndihmoni gjatë shkrepjes, pasi topi mund të lëvizë shumë shpejtë, ndaj kjo m’u duk shumë interesante,” - thotë Molly.

Molly vuri re se fotostabilizimi i integruar i mundësoi të shkrepte dorazi që të mund të ndiqte aksionin, por ajo përdor dhe një stol portativ gjatë aktiviteteve sportive për mbështetje të mëtejshme, një preferencë kjo e fotografëve profesionistë që fotografojnë në fushë. "Këta janë shumë të fortë, ndaj shumë prej fotografëve sportivë i kanë me vete dhe janë shumë të dobishëm në fakt, pasi zakonisht mund t’ua rregullosh dhe lartësinë për t’u ulur pas tabelave të mundshme të reklamave dhe për t'u ulur aq poshtë apo lart sa duhet gjatë një aktiviteti sportiv,” - thotë ajo.

Edhe kamerat Canon PowerShot ZOOM, edhe Canon PowerShot SX740 HS kanë vetëfokusim për zbulimin e fytyrës dhe gjurmim me vetëfokusim që është ideal për mbajtjen e subjektit – qoftë ky topi apo lojtari – në fokus kur është në lëvizje.

5. Shqyrtoni teksa shkrepni

Një person duke parë një imazh në ekranin e kthyeshëm të një Canon PowerShot SX740 HS.

Canon PowerShot SX740 HS vjen me një ekran të kthyeshëm 180° duke e bërë shumë të thjeshtë shqyrtimin e pozave tuaja kur jeni në terren.

Dy djem në një ndeshje futbolli, njëri duke u përpjekur të fusë topin në rrjetë, me portierin që është në pozicion për ta ndërprerë.

Në përgjithësi, thotë Molly, "PowerShot SX740 HS ishte një kamerë e mirë për aktivitetet sportive për fëmijë. Ka një diapazon të mirë zmadhimi dhe ekrani i drejtpërdrejtë të mundëson ta gjurmosh me lehtësi se çfarë po shkrep." Shkrepur me Canon PowerShot SX740 HS në 524.3mm, 1/2000 sek, f/6.3 dhe ISO800.

Me ndihmën e një ekrani të kthyeshëm LCD, kontrolli i pozave tuaja gjatë një aktiviteti sportiv nuk ka qenë kurrë më i lehtë se kaq. Ekrani 180° në Canon PowerShot SX740 HS e ndihmoi Molly-n të sigurohej që të nxirrte imazhet që kërkonte.

"Ekrani me kthim LCD të lejon t’i shohësh imazhet teksa shkrepjen, që ta dish me saktësi se çfarë ke shkrepur," - thotë ajo. "Pra, ky imazh i lojtarit që shënon gol pas portierit u ndihmua nga zmadhimi 40x – pasi ata ishin në anën tjetër të fushës.

Mund të lidheni me aplikacionin Canon Camera Connect dhe të ndani imazhet tuaja me të shpejtë me prindërit e tjetër pas ndeshjes. Aplikacioni Camera Connect mund përdoret dhe për të parë imazhe të Canon PowerShot ZOOM ose dhe për të shkrepur në distancë foto nga kamerat Canon PowerShot ZOOM ose PowerShot SX740 HS nëse këndi që doni të shkrepni është pak i vështirë.

Qoftë nëse jeni fotograf aspirant sportiv apo thjesht ju pëlqen aksioni, shkrepja e këtyre momenteve sportive nuk është aq e frikshme sa mund të duket dhe Molly nxit këdo që të kapë një kamerë herën tjetër që janë në anë të fushës, në mënyrë që kujtimet të zgjasin për shumë kohë pas fishkëllimës së fundit.

Natyrisht përveç kompletit të mirë Molly mbështetet mbi aftësitë që ka fituar gjatë karrierës së saj: durimit dhe një instinkti për të qenë në pozicionin e duhur për të shkrepur momentet kyçe. "Të duhet durim dhe shumë praktikë dhe në shumë aktivitete sportive, duhet të kesh dhe fatin me vete," - thotë ajo. "Për shembull, nëse je në një ndeshje futbolli, ulur në njërin kënd, nuk ke dhe çfarë bën nëse aksioni ndodh në tri këndet e tjera. Në ato situata duhet të njohësh sportin që po shkrep që të kesh mundësinë ta ndjekësh dhe të parashikosh se çfarë mund të ndodhë në vijim.”

"Më ka pëlqyer gjithnjë sporti dhe shkrepja e fotove, ndaj për mua ka pasur kuptim t’i kombinoja të dyja,” - thotë ajo. "Nuk kisha ide sa shumë më pëlqente përpara se të shkoja në ndeshjen time të parë. Me shumë praktikë dhe pak fat të mbarë, ia dola aty ku jam sot dhe nuk do të ndryshoja asgjë.”

Shkruar nga Lorna Dockerill

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur