Woman Portrait Photography

Lente për fotografinë e portreteve

Njohja e portretit

Si një fotograf portretesh, do të ndeshni një mori kërkesash, nga fotografitë e natyrshme në grup të familjeve e deri te portretet profesionale të bustit. Si përfundim, çdo fotografi është e ndryshme dhe stili ka ndikim në paketën e mjeteve që duhet të kini parasysh.


Për të siguruar që po zgjidhni lenten e duhur për atë që dëshironi të bëni, duhet të eksploroni stilet e ndryshme të portreteve që mund të realizoni.

Man Portrait Photography

Portretet klasike

Një portret klasik është zakonisht një kompozim me kokën dhe supet, por mund t'i referohet një morie situatash të ndryshme, nga fotografitë profesionale të kokës e deri te fotografimi i personalitetit të subjektit tuaj. Sidoqoftë, portretet klasike zakonisht bëhen në një distancë nga subjekti për të siguruar që subjekti të mos ndjehet i shqetësuar. Një lente ideale për këtë lloj fotografie do të kishte një gjatësi fokale në zonën 85 mm me një hapje të gjerë të diafragmës (f/l.2 deri në f/2.8). Një lente me këtë gjatësi fokale ju lejon të punoni në një distancë të përshtatshme dhe ju ofron një këndvështrim të favorshëm për subjektin tuaj. Një hapje e gjerë e diafragmës ju lejon po ashtu të punoni në kushtet e ndriçimit të dobët, ndërkohë që e ndan subjektin nga sfondi duke ofruar një thellësi të vogël të fushës. Edhe lentet me zmadhim standard me një hapje të gjerë të diafragmës mund ta realizojnë këtë.

Man Portrait Photography

Të natyrshme

Kur dëshironi të fotografoni njerëzit në çast në mënyrë të natyrshme, ju duhet një lente që do të lejojë të realizoni fotografi nga afër nga distanca. Lentja ideale do të ishte një lente zmadhimi në gamën 70-200mm (me regjistrimin telefoto), pasi kjo do t'ju afrojë më shumë ndërkohë që ju jep mundësinë të fotografoni subjektin tuaj pa ndikim në ambientin rrethues.

Natural Moment Capture

Moda

Fotografia e modës ka një larmi shumë të madhe, kështu që është e rëndësishme të dini se çfarë dëshironi të fotografoni. Nëse kërkoni të fotografoni të gjithë veshjen e modeles tuaj, ndërkohë që kërkoni edhe opsionin për portrete, një lente me zmadhim me gamë fokale 24-70mm do të ishte zgjedhja ideale për ju. Kjo lente ka një gamë fokale mjaftueshëm të gjatë për një portret, ndërkohë që është po ashtu mjaft e gjerë për fotografimin e subjektit në ambientin rrethues. Lentet me gjatësi fokale më të gjata, p.sh. 70-200mm, janë një zgjedhje e mirë për fotografitë e pasarelave, ndërsa lentet makro mund të përdoren për të kapur detajet e imëta të gurëve të çmuar dhe veshjeve.

Fashion Woman Photography

Grupet

Fotografitë në grup mund të përfshijnë çdo gjë, nga tre deri në treqind persona në një larmi situatash. Numri i personave që përpiqeni të përfshini në kuadër do të përcaktojë lenten që ju duhet. Sa më i madh grupi, aq më e gjerë lentja që do t'ju duhet. Një lente me kënd të gjerë në gamën 16-35mm (me kuadër të plotë) do t'ju ndihmojë të siguroni që t'i përfshini me lehtësi të gjithë në kuadër, ndërsa për grupet më të vogla, një lente standarde portretesh me gjatësi fokale fikse në gamën 30mm-85mrn do të jetë e mjaftueshme për t'i përfshirë të gjithë në kuadër.

Girls Group Photography

Portretet e ambientit

Kur dëshironi të kapni më shumë nga historia e subjektit tuaj duke i fotografuar ata në ambientin e tyre, mund të përdorni një lente me kënd të gjerë për të rritur fushën e pamjes dhe për të përfshirë më shumë nga mjedisi rrethues i subjektit tuaj. Sidoqoftë, lentet me kënd të gjerë mund të shtrembërojnë marrëdhëniet fizike mes objekteve, por për sa kohë që jeni të ndërgjegjshëm për këtë dhe se si ndikon në fotografinë tuaj, mund ta përdorni atë për të krijuar imazhe stilistike që nuk mund t'i realizonit ndryshe.

Environmental Portrait Photography

Si mund të ndikojë kamera në zgjedhjen e lentes

Lentet EF-S të Canon janë të projektuara ekskluzivisht për kamerat me sensor APS-C, si p.sh. EOS 760D, dhe nuk janë të përputhshme me modelet me kuadër të plotë si seria e kamerave EOS 5D.


Lentet EF mund të përdoren me çdo kamerë EOS, por kur përdorni një lente EF në një kamerë EOS të tipit APS-C, ajo do t'ju japë një kënd shikimi të barasvlershëm me një gjatësi fokale 1,6x më të gjatë se në një kamerë me kuadër të plotë. Për shembull, një lente EF 50mm f/1.8 STM e përdorur në një kamerë EOS 760D ju jep një kënd shikimi të barasvlershëm me një lente 80mm në një kamerë me kuadër të plotë.

Shot On A Full Frame Sensor

Regjistroni në 100mm në një sensor me kuadër të plotë

Shot On An Aps-C Sensor

Regjistroni në 100mm në një sensor APS-C

Rëndësia e gjatësisë fokale

Mund të realizoni portrete mahnitëse, duke përdorur një lente me zmadhim ose një lente prime në gamën telefoto. Regjistrimi me një gjatësi fokale më të gjatë do të lejojë të krijoni një distancë pune më të përshtatshme për ju dhe për subjektin tuaj, ndërkohë që mbani gjithçka bukur në kuadër.


Lentet EF mund të përdoren me çdo kamerë EOS, por kur përdorni një lente EF në një kamerë EOS të tipit APS-C, ajo do t'ju japë një kënd shikimi të barasvlershëm me një gjatësi fokale 1,6x më të gjatë se në një kamerë me kuadër të plotë. Për shembull, një lente EF 50mm f/1.8 STM e përdorur në një kamerë EOS 760D ju jep një kënd shikimi të barasvlershëm me një lente 80mm në një kamerë me kuadër të plotë.

Focal Length Photography

24 mm

Focal Length Photography

85mm

Rëndësia e hapjes së diafragmës

Fotografitë e portreteve zakonisht duken më mirë me një thellësi të vogël të fushës, pasi kjo ndihmon për ta ndarë subjektin nga sfondi i tij. Përdorimi i një lenteje me një hapje më të gjerë të diafragmës (një numër më të vogël f) siguron një thellësi të vogël të fushës, kështu që sfondi duket më i turbullt.


Vini re se si sfondi në imazhin majtas është më i butë, gjë që bën që tiparet e vajzës të dallohen më shumë. Sidomos në krahasim me imazhin djathtas.

F/1.8 Aperture F/2.8 Aperture F/5.6 Aperture

Fotografimi i portreteve në kushtet me ndriçim të dobët i shton një element stili imazhit tuaj dhe mund të paraqesë më mirë personalitetin e subjektit tuaj. Pavarësisht nëse përdorni një lente prime ose me zmadhim, duhet të zgjidhni një lente me hapjen më të gjerë të mundshme të diafragmës për të shfrytëzuar sa më shumë dritën e disponueshme për të siguruar rezultatet më të mira. Sa më i ulët niveli i dritës së disponueshme, aq më e gjerë duhet të jetë hapja e diafragmës. Kur është e mundur, caktimi i lentes në f/1.8 lejon aktualisht rreth 4 herë më shumë dritë se në f/3.5, gjë që është një ndryshim jashtëzakonisht i madh.

Zgjedhja e lentes së duhur

Pasi të kini parasysh këto gjëra, duhet të mendoni për atë që është e rëndësishme për fotografinë tuaj.


  • Keni nevojë për elasticitetin për të ndryshuar kompozimin e fotografisë tuaj në çdo moment? Për këtë gjë, një rekomandim i mirë do të ishte një lente me zmadhim.
  • Po fotografoni në situata me ndriçim të dobët? Nëse po, do t'ju duhet hapja më e gjerë e disponueshme e diafragmës për të shfrytëzuar sa më mirë dritën e disponueshme. Lentet prime shpesh ofrojnë hapjet më të gjera të diafragmës, por sidoqoftë lentet e zmadhimit me hapje fikse të diafragmës si EF 24-70mm f/2.8L II USM mund të ofrojnë një zmadhim të mirë të barasvlershëm, me më shumë mundësi elasticiteti.
  • Kërkoni të realizoni një sfond të butë të strukturuar dhe të turbullt? Atëherë do t'ju duhet një lente me hapje më të gjerë për të realizuar një thellësi të vogël të fushës, duke e bërë sfondin të duket më i turbullt.

Arti i realizimit të portreteve mahnitëse

Portretet më të mira duhet të duken të qeta dhe pa sforcime, pavarësisht qëllimit të tyre. Sidoqoftë, nuk është asnjëherë thjesht të keni një modele fotozhenike apo një vend të mrekullueshëm. Duke marrë parasysh ndërthurjen e faktorëve më poshtë, mund të siguroheni që të keni rezultatet më të mira në çdo rast.

Ndriçimi

Si në studio, ashtu edhe në një ambient të jashtëm, mund të përdorni stile të ndryshme të ndriçimit për të plotësuar imazhin e modeles tuaj. Kjo mund të përfshijë fotografimin në kohë të ndryshme të ditës e deri te përdorimi i një reflektori për të theksuar tiparet e subjektit tuaj.

Lighting Photography

Kompozimi

Duhet të planifikoni se si dëshironi të shfaqet subjekti juaj në kuadrin e fotografisë. Kjo nuk ju kufizon të përdorni vetëm një të tretën e kuadrit, sidomos kur realizoni fotografi nga afër. Duhet të eksperimentoni për të parë se si mund ta shfaqni imazhin në kuadër në mënyrë të ndryshme dhe interesante.

Composition Photography

Sfondi

Kur planifikoni një seancë për portrete, është e rëndësishme të merrni parasysh sfondin për çdo skenë. Mund të përdorni sfonde me struktura dhe ngjyra që e plotësojnë subjektin tuaj, por që nuk e largojnë vëmendjen nga subjekti juaj.

Background Portrait
Girl Making Bubbles

Zgjedhja profesionale për fotografinë e portreteve

EF 85mm f/1.2L Il USM

Zgjedhja profesionale për fotografinë e portreteve, kjo lente e serisë L ofron një rendiment të jashtëzakonshëm, sidomos në ndriçim të dobët, falë hapjes së saj të diafragmës f/1.2. Kjo lente profesionale portretesh ka një element josferik të lentes me precizion të lartë dhe një hapje diafragme me 8 fletë, për imazhe jashtëzakonisht të qarta me sfonde të bukura të turbullta dhe thellësi fushe jashtëzakonisht të vogël - ideale për portrete krijuese.

Shikoni detajet

Ef 85Mm F/1.2L Ii Usm

Gjithashtu mund t’ju pëlqejë...