Fotografi i arteve të bukura, Chris Ward, i kthehet shpesh së njëjtës skenë – si p.sh. kësaj peme, në jug të Lincoln, Angli – për të kapur impaktin që mund të kenë mbi foton kushtet në qiell dhe bimët e mbjellja në fushë. "Këtu, kishte një qiell pa re, me mjegull dhe kashtë nga një korrje e fundit," - thotë ai. Chris-i e mbiekspozoi qiellin dhe fushën për të marrë një kompozim më të pastër. "Hapësira negative ndihmon në izolimin e pemës dhe gardhi jep një vijë të fortë horizonti për të ndarë qiellin dhe fushën." Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 24-105mm F4L IS USM në 105mm, 1/330 sek, f/11 dhe ISO100. © Chris Ward
Perceptimi i ngjyrave është i lidhur intensivisht me emocionet. Ka dhe teori psikologjike se si ndikojnë ngjyrat e ndryshme tek ne. Kjo ndryshon mes kulturave të ndryshme, por shpesh mendohet se e gjelbra ose e kaltra janë qetësuese, ndërsa e kuqja ose portokallia stimulojnë dhe, me sa duket, madje na bëjnë të ndihemi të uritur! Këto ide ndikojnë tek ato që zgjedhim të veshim, si t'i dekorojmë shtëpitë dhe, kur bëhet fjalë për fotografinë, fotot që bëjmë.
Por jo të gjithë i perceptojnë ngjyrat në të njëjtën mënyrë. Fotografi i arteve të bukura me qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Ward, ka lindur me një problem në shikim që quhet deuteranopi, që do të thotë se ka vështirësi të shohë nuancat e së gjelbrës. Ai ka kuptuar se shikimi i tij është shumë më i përshtatur me njohjen e detajeve të imta, kontrastit delikat dhe relievit të larmishëm sesa ai i njerëzve të tjerë – çka dhe i shërben si specialist të imazheve njëngjyrëshe.