FOTOGRAFIA E USHQIMEVE

Hidhni hapat e parë në fotografinë e ushqimit: si të kaloni në nivel profesional

Fotografja e ushqimeve dhe përfaqësuese nderi e Canon, Yasmin AlBatoul, shpjegon se si e zhvilloi karrierën e saj dhe ofron këshilla për fotografët aspirues.
Çaj me stërkala në ajër nga një gotë e gjatë me motive mbi një pjatëz.
Fotografia e ushqimit mbetet aq popullore sa kurrë më parë, duke u shfaqur në miliona buletine në Instagram çdo ditë. Por me kaq shumë përmbajtje në qarkullim, është duke u bërë më e vështirë për fotografët e ushqimit që të dallohen nga turma e gjerë. Zbuloni si mund të bëni që edhe pjatat më të thjeshta të krijuara në shtëpi të duken të denja për një yll Michelin.

Një fotografe që kaloi me sukses nga amatore në profesioniste është dhe përfaqësuesja e nderit e Canon, Yasmin AlBatoul. Autodidakte dhe me banim në Batna, Algjeri, Yasmin-a ka një stil që dallohet menjëherë, duke përdorur lëvizjen dhe energjinë për të veçuar shkrepjet e saj. "Ajo që më duket më interesante është sfida për të kthyer diçka normale, diçka që ne e shohim çdo ditë, siç është ushqimi, në diçka të bukur dhe artistike," - thotë ajo.

Yasmin-a e nisi fotografinë në adoleshencën e saj të hershme, e frymëzuar nga katalogët francezë të interierit të gjyshit të saj. "Disa prej tyre kishin më shumë se 4000 faqe dhe unë kaloja kaq shumë kohë duke i shfletuar, duke dashur të mund të bëja ato lloj fotografish."

Disa vjet më vonë, Yasmin-a hyri në rrjetet sociale, duke përdorur udhëzuesit nëpër YouTube për të mësuar komandat manuale të modelit të saj Canon EOS 600D (tani i pasuar nga Canon EOS 850D). Ndërsa përvoja e saj rritej, po ashtu u rrit edhe audienca e saj dhe shumë shpejt ajo u bë një fotografe e mirëfilltë profesioniste e ushqimeve. Sot ajo ka një numër ndjekësish në Instagram që po i afrohet 50,000 dhe ka shumë punë profesionale tanimë në CV e saj.

Yasmin-a është në një pozitë të shkëlqyeshme për të reflektuar mbi arritjet e saj dhe këtu ajo zbulon mësimet kryesore që ka marrë në rrugën drejt suksesit.

1. Eksperimentoni me teknika të ndryshme

Dy gota me lëng të ndritshëm rozë me petale pluskuese brenda. Lëngu hidhet nga një lartësi, duke shkaktuar stërkala në njërën gotë.

Yasmin-a thotë se çelësi i suksesit të saj në internet ishte gjetja e një stili unik dhe mbresëlënës - kjo e ndihmoi të dallohej nga turma. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv RF 24-105mm F4L IS USM në 85mm, 1/200 sek, f/4 dhe ISO100. © Yasmin AlBatoul

Një pjatë me churros në një tryezë, një zhytur në një tas me krem çokollate dhe një lëviz sipër tasit.

Fokusimi në një zonë ose subjekt specifik brenda fotos së ushqimit lejon më shumë kreativitet. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv EF 100mm f/2.8L Macro IS USM në 1/200 sek, f/6,3 dhe ISO250. © Yasmin AlBatoul

Për të krijuar stilin tuaj, Yasmin-a inkurajon eksperimentimin.

"Gjithmonë më duket intriguese kur fotografët profesionistë përdorin teknika jokonvencionale," - shpjegon ajo. "Personalisht, më pëlqen të përdor shpejtësi të larta shkrehjeje për të fotografuar objekte fluturuese ose pika uji, duke krijuar efekte interesante në sfond. Kjo ishte një nga teknikat e para që mësova kur fillova me modalitetin Manual." - Piktura me dritë është një tjetër stil që Yasmin-a ka përdorur që kur ishte amatore. Kur bëhet me kontroll, thotë ajo, kjo mund t'i japë një penelatë të bukur e artistike imazhit.

Për fotografët që kërkojnë të kapin lëvizjen siç bën Yasmin-a, Canon EOS M50 është i aftë të nxjerrë me 10fps në modalitetin serial për të siguruar që asgjë të mos humbasë.

2. Zhvilloni anën tuaj artistike

Një shumëllojshmëri frutash të rregulluara si në ajër, të përshkuara mbi një pirun, me një sfond të ndritshëm blu.

Zhvillimi i një komuniteti në internet është një mënyrë fantastike për të parë se çfarë ka tashmë atje dhe mund t'ju ndihmojë të lidheni me ndjekësit dhe të rritni markën tuaj. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv RF 24-105mm F4L IS USM në 105mm, 1/100 sek, f/7.1 dhe ISO100. © Yasmin AlBatoul

Tri vezë të skuqura që duket se notojnë në një vijë në një sfond të verdhë.

Yasmin-a ende përdor kamerën me të cilën filloi të shkrepte imazhe profesionale, duke provuar se mund të nxjerrës foto cilësore pa qenë nevoja të lësh qimet e kokës. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv RF 24-105mm F4L IS USM në 70mm, 1/125 sek, f/4.5 dhe ISO100. © Yasmin AlBatoul

"Gjëja kryesore që kam mësuar është të tërheq interesin duke krijuar diçka ndryshe", - thotë Yasmin-a. "Ka një interes në rritje për fotografinë dhe përmbajtjen e ushqimit në çdo platformë, kështu që kushdo që është i interesuar të jetë një influencues në ushqim duhet të ketë parasysh anën artistike të punës së tij.

"Mendo për estetikën", - thotë ajo. "Fotografitë e ushqimit priren të duken njësoj, prandaj krijoni stilin tuaj. Influencuesit në emër të ushqimit kanë një paraqitje të veçantë të tyren, dhe duke zhvilluar anën tuaj artistike, do të jeni në gjendje të arrini një rezultat unik".

3. Ndërtimi i komunitetit tuaj

Një supë e verdhë hidhet në një tas, duke spërkatur lëngun lart në ajër.

Teknika e zgjedhur e Yasmin-ës shton lëvizjen dhe argëtimin në imazhet e saj, duke i veçuar ato nga fotografitë e natyrës së vdekur. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv RF 24-105mm F4L IS USM në 105mm, 1/160 sek, f/6.3 dhe ISO200. © Yasmin AlBatoul

Në një det fotografësh të një mendësie, Yasmin-a e dinte se mënyra e vetme për t'u dalluar ishte të sillte diçka të re në tryezë. "E kuptova që kishte shumë degustatorë ushqimesh dhe të apasionuar pas udhëtimeve ushqimore në platforma si Instagram, por shumë pak prej tyre ishin fotografë të vërtetë të ushqimit. Ky ishte momenti ku do të bëja diferencën. Mendova, "pse të mos nxjerrësh përmbajtje nga këndvështrimi i një fotografi ushqimor?"

"Kur fillova, nuk kishte shumë fotografë të ushqimit në Algjeri, kështu që mendova se mund të ishte interesante ta eksploroja si drejtim. Gatimi është një pjesë e rëndësishme e kulturës sonë këtu në Algjeri, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe ushqimit, kështu që tema për mua ndjehej e natyrshme".

Rrjetet sociale i kanë mësuar Yasmin-ës vlerën e lidhjes me njerëzit. Fokusimi në zhvillimin e një rrjeti e ka ndihmuar atë të rritet, si fotografe dhe influencuese.

"Kur fillova të postoja fotografitë e mia, reagimet më dhanë besim për të vazhduar me atë që po bëja," - thotë ajo. "Teksa u bëra influencuese mësova se njerëzit janë të interesuar për atë që bëj unë: ata duan të dinë më shumë. Dhe kur "familja" ime e internetit rritet ajo gjeneron interes për përmbajtjen time".

4. Objektivat i hapin derën krijimtarisë

Një pozë nga afër e disa gështenjave të pjekura, me njërën që shpërthen nga lëvorja e vet.

Mund të eksploroni tekstet dhe motivet e ndryshme të ushqimit duke përdorur një makroobjektiv. Shkrepur në Canon EOS R me objektiv RF 24-105mm F4L IS USM në 105mm, 1/200 sek, f/8 dhe ISO100. © Yasmin AlBatoul

Fotot profesionale nuk kanë nevojë për një buxhet profesional. "Unë fillova me Canon EOS 600D, sepse është një aparat fotografik ideal për fillestarët: ekonomik dhe me cilësi të mirë. Sipas mendimit tim, është një nga më të qëndrueshmit në treg", - thotë Yasmin. Por nuk kaloi shumë kohë pasi Yasmin-a filloi të shkrepte kur ajo e pa veten duke kërkuar të përparonte përtej objektivave të kompletit të saj. "Rezultatet ishin të mira, por unë doja më shumë, prandaj zgjodha Canon EF 50mm f/1.8 STM," - vijon ajo.

Yasmin-a vuri re se një objektiv i ri sillte dhe mundësi të reja krijuese. "Apertura ndihmonte tani të arriheshin sfonde të turbullta, të cilat i sjellin hijeshi dhe forcë fotos. Unë e shihja menjëherë përmirësimin, veçanërisht te detajet, ngjyrat dhe cilësia e përgjithshme".

Yasmin-a përdor edhe objektivin Canon EF 100mm f/2.8L Macro USM, të cilin ajo e shoqëron më së shumti me Canon EOS 5D Mark IV. "Është objektivi im i preferuar. Makroja ma shpie fotografinë e ushqimit në një tjetër nivel, i jep asaj një pamje më intensive dhe më të ndritshme, të përfshirë në teksturë e detaje".

Objektiva të tjerë Lente të tjerë për t'u marrë parasysh janë EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM me EOS M50 ose mund të përdorni EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM të çiftuar me një DSLR.

5. Vazhdoni të mësoni aftësi të reja

Një çajnik rozë që hedh çaj në një filxhan që lëviz në ajër mbi një pjatëz.

Eksperimentimi me objektiva, si p.sh. makro, mund të bëjë gjithë diferencën në imazhet tuaja përfundimtare, objektivi i preferuar i Yasmin-ës është Canon EF 100mm f/2.8L Macro USM. © Yasmin AlBatoul

Një grup tasash duke u mbushur me oriz, duke u hedhur nga një lugë druri që u rri përsipër.

Të kesh një shtysë të vazhdueshme për t'u përmirësuar është thelbësore për këdo që dëshiron të ndjekë hapat e Yasmin-ës. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark IV me objektiv EF 100mm f/2.8L Macro IS USM në 1/160 sek, f/9 dhe ISO100. © Yasmin AlBatoul

Një aspekt thelbësor i suksesit afatgjatë të Yasmin-ës ka qenë aftësia dhe gatishmëria e saj për të mësuar gjëra të reja, tanimë edhe si profesioniste.

"Kur shoh foto që kam bërë dy ose tre vjet më parë, unë jam vërtet e kënaqur me rezultatin, por edhe e lumtur që kam vazhduar të përmirësohem, sepse e di që mund të bëj shumë më mirë tani", - thotë ajo. "Sekreti për këtë është i thjeshtë - thjesht vazhdoni të mësoni. Kjo është arsyeja pse jam më se e lumtur t'i ndaj këshillat e mia me këdo që kërkon të përmirësohet".



Udhëtimin ushqimor të Yasmin-ës mund ta ndiqni në Instagram-in e saj @yasmin_albatoul

Shkruar nga Natalie Denton

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • FOTOGRAFIA E USHQIMEVE

    Zotërimi i fotografisë së ushqimit

    Fotografja Linda Lomelino tregon ingredientët kryesorë të fotografive ushqimore që ju çojnë lëng nga goja.

  • Një limon rri pezull në ajër mbi një printim të ilustruar të një tenisti që pret të gjuajë shërbimin. Efekti e bën të duket sikur lojtari do të godasë limonin.

    PRINTIM KRIJUES

    Printime lozonjare me Paperboyo

    Luani, printoni dhe postoni: Ylli i Instagram-it, Paperboyo, eksperimenton me Canon SELPHY Square QX10.

  • Objektivët optimalë për fotografimin e ushqimeve

    FOTOGRAFIA E USHQIMEVE

    Objektiva për fotografinë ushqimore

    Krijoni foto fantastike të ushqimit me përzgjedhjen tonë të kujdesshme të objektivave të planeve të afërta.

  • FOTOGRAFI I USHQIMIT

    Fotografia ushqimore e Mike Tsang-ut

    Fotografi ndan se si kap kapjet interesante të ushqimit që provojnë popullaritetin në mediat sociale.