Shikojeni ndriçimin me një sy tjetër me një blic Speedlite, i cili është i fuqishëm, portativ dhe i përshtatshëm për përdorime të ndryshme. Aktivizimi me radiofrekuencë e bën më të lehtë përdorimin e blicit të kamerës dhe ju jep mënyra të reja për krijimtarinë e fotografisë tuaj.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon Speedlite 430EX III-RT
Një numër udhëzues 43 (m, ISO100) do të thotë se ai ka një fuqi të
mjaftueshme shumë përdorime.
Speedlite 430EX III-RT peshon vetëm 295 g dhe është vetëm 113,8 mm
i gjatë, kështu që ka gjithmonë vend për të në çantë.
Me bateri AA që mund t'i gjeni me lehtësi, blici riciklohet në
vetëm 3,2 sekonda pas aktivizimit me fuqi të plotë.
Kontrollet në Speedlite 430EX III-RT pasqyrojnë kontrollet e shumë
kamerave EOS. Shkurtoret e kontrolleve ju sigurojnë aksesin te
veçoritë kryesore dhe një rrotëz kontrolli ju lejon kryerjen e
rregullimeve përkatëse me shpejtësi. Një çelës bllokimi parandalon
ndryshimin aksidental të parametrave. Një ekran LCD shfaq në çast
informacionet për parametrat dhe regjistrimin, dhe ai ndriçohet në
kushtet e një ndriçimi të dobët.
Blicet Speedlite 430EX III-RT mund të vendosen po ashtu larg
kamerës, për të simuluar dritën që vjen nga drejtime të
ndryshme.
Duke përdorur Aktivizimin me radiofrekuencë, njësitë Speedlite
430EX III-RT mund të kontrollohen nga deri në 30 m largësi dhe nuk
kanë nevojë për një vijë shikimi të drejtpërdrejtë me kamerën. Kjo
do të thotë se mund të vendosen në vende të ndryshme, duke ju
lejuar të krijoni më shumë atmosfera dhe efekte të ndryshme.
Speedlite 430EX III-RT mund të kontrollohet po ashtu në largësi me
aktivizimin optik, kështu që do të përshtatet menjëherë me
konfigurimin aktual të blicit. Ai mund të ndizet nga 10 m largësi
duke përdorur Transmetuesin opsional Speedlite ST-E2 ose
Transmetuesin e integruar Speedlite të përfshirë në disa kamera
EOS.
Përdorni disa blice së bashku në grupe, duke kontrolluar fuqinë e
çdo grupi më vete. Mund të krijohen deri në pesë grupe, me
maksimumi 15 blice për çdo grup.
Koka e lëvizshme e blicit lejon që drita të përplaset nga sipërfaqe
të mëdha, si p.sh. mure ose tavane, duke krijuar një dritë të butë
dhe pa hije, e cila është e përsosur për portrete.
Mund të përdoret një panel pasqyrues i integruar për të krijuar
drita theksuese të shndritshme në sytë e subjektit, duke u dhënë
jetë shprehive të tyre.
Vendosni Përshtatësin e përfshirë të përplasjes për ta zbutur edhe
më shumë dritën. Një filtër i ngjyrave është po ashtu i
disponueshëm, i cili synon të ngrohë temperaturën e ngjyrave të
blicit, që të përputhet më mirë me ngjyrën e dritës së ambientit të
brendshëm.
Speedlite 430EX III-RT mund ta zmadhojë rezultatin e blicit për
t'iu përshtatur këndit të pamjes së lentes që po
përdorni.
Përdoreni Speedlite 430EX III-RT me blice të tjera, si p.sh.
Speedlite 600EX-RT, si pjesë e konfigurimit me shumë blice.
Kontrolloni Speedlite 430EX III-RT jashtë kamerës me një aktivizues
të blicit, si p.sh. ST-E3-RT, ose me një Transmetues të integruar
Speedlite të përfshirë në kamerën EOS.
Speedlite 430EX III-RT mund të ndizet kur është jashtë kamerës me
anë të aktivizimit me radiofrekuencë ose me aktivizimin optik, duke
u ofruar fotografëve mundësi të mëdha përdorimi në çdo rrethanë.
Kur përdorni aktivizimin me radiofrekuencë, blicet mund të vendosen
deri në 30 m larg nga kamera dhe nuk është e nevojshme të jenë në
vijën e drejtpërdrejtë të shikimit. Kjo do të thotë se mund të
vendosen në më shumë vende të ndryshme, si p.sh. jashtë një dhome
duke u ndezur nga një dritare.
Aktivizimi optik lejon që kamerat EOS të pajisura me një
Transmetues të integruar Speedlite (p.sh. EOS 760D, EOS 70D dhe EOS
7D Mark II) ta aktivizojnë Speedlite 430EX III-RT nga deri në 10 m
largësi, pa pasur nevojë për pajisje shtesë.
Zbuloni më shumë për Canon Speedlite 430EX III-RT, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.