Kamerat PTZ

Canon CR-N500

Me zmadhimin optik 15x dhe mundësitë e shkrepjes në 4K UHD, CR-N500 ofron kontroll preciz dhe transmetim të njësuar me IP, edhe në kushte ndriçimi të ulët.

Specifikimet

  • Notification Imagee

    4 K, UHD,

    Sensor CMOS tipi 1.0 për cilësi mahnitëse

  • Notification Imagee

    Zmadhimi optik 15x

    Nga këndi i gjerë tek telefoto

  • Notification Imagee

    Procesor DIGIC DV6

    Procesim i fuqishëm i imazhit për rezultate fantastike

  • Notification Imagee

    Mbështet protokollet kryesore të transmetimit dhe komandim me IP

    RTMP/RTMPS, NDI|HX*, RTP/RTSP, SRT, FreeD dhe protokolli XC nga Canon

    * NDI është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NewTek Inc. në SHBA dhe shtete të tjera

  • Notification Imagee

    Dual Pixel AF

    Për fokusim të shtruar, të shpejtë dhe të saktë

  • Notification Imagee

    Stabilizuesi i Imazhit Optik

    Stabilitet i jashtëzakonshëm për funksionim të shtruar të PTZ

PËRDITËSIM I PROGRAMIT TË INTEGRUAR PËR PROGRAMET E REJA TË GJURMIMIT DHE TË CIKLIT AUTOMATIK

Canon CR-N500 tani mbështet dy programe për gjurmim dhe cikël automatik. Ky përditësim i programit të integruar kërkohet për të instaluar veçoritë e reja të aplikacioneve. Dy programet ofrohen nga tregtari juaj me kosto shtesë dhe do të qarkullojnë më vonë gjatë 2023.

Canon Camera

Funksionet kryesore të CR-N500

Me zmadhimin optik 15x dhe mundësitë e shkrepjes në 4K UHD, CR-N500 ofron kontroll preciz dhe transmetim të njësuar me IP, edhe në kushte ndriçimi të ulët.

Madhësia e sensorit

Sensori CMOS tipi 1-inçësh

Sensor CMOS tipi 1/2.3-inçësh

Sensori CMOS tipi 1-inçësh

Sensor CMOS tipi 1/2.3-inçësh

Zmadhimi optik

Zmadhimi optik 15x

Zmadhim optik 20x

Zmadhim optik 15x (30x i avancuar)(1)*

Zmadhim optik 20x

Sistemi i fokusimit

Dual Pixel CMOS Auto Focus

Vetëfokusim hibrid

Dual Pixel CMOS Auto Focus

Vetëfokusim hibrid

Dalja e rezolucionit maksimal

4K UHD 30p

4K UHD 30p

4K UHD 60p

4K UHD 30p

Brenda/jashtë

Në ambiente të brendshme

Në ambiente të brendshme

Në natyrë (rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, niveli IP55)

Në natyrë (rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, niveli IP65)

Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.
  1. * Zmadhim i përparuar 30x në FHD

Imazheri e fuqishme në 4K

Sensori CMOS i tipit 1.0 dhe procesori DIGIC DV6 punojnë në unison për të ofruar cilësi të jashtëzakonshme të imazhit 4K UHD/30p, si dhe imazhe të përshkallëzuara në Full HD/60p falë procesimit të mbimoduluar HD.

Zmadhim optik i stabilizuar 15x për t'ju shpënë më afër

Optika e përparuar 4K e Canon siguron kapjen e detajeve më të mëdha dhe të fleksibilitetit, me një zmadhim optik 15x (ekuivalent 25.5-382.5mm 35mm), duke siguruar një fushëpamje nga niveli së gjeri deri në telefoto. Stabilizimi i përparuar i imazhit me katër akse i Canon siguron shkrepjen e imazhit me cilësi të lartë.

Imazheri e fuqishme në 4K

Transmetim dhe komandim me IP për të transformuar produksionin tuaj

Përfshihen një gamë e gjerë protokollesh komandimi dhe transmetimi IP deri në 4K UHD 30p (si NDI|HX*, RTMP, RTP/RTSP, RTMPS, SRT, FreeD dhe protokolli XC nga Canon), duke e bërë CR-N500 një zgjidhje ideale për sistemet e reja ose ekzistuese.

* NDI është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NewTek, Inc. në SHBA dhe shtete të tjera

Imazhe të shkëlqyera në dritë të ulët

CR-N500 prodhon imazhe me cilësi të lartë me zhurmë të ulët, madje edhe me një ndriçim minimal prej 1.5 lux. Sensori i madh CMOS i tipit 1.0 dhe procesori DIGIC DV6 sigurojnë që cilësia e imazhit të ruajë integritetin e saj edhe në kushtet më sfiduese të ndriçimit.

Transmetim dhe komandim me IP për të transformuar produksionin tuaj
Dual Pixel CMOS AF i mban gjërat të qarta

Dual Pixel CMOS AF i mban gjërat të qarta

CR-N500 përmban sistemin e njohur Dual Pixel CMOS Auto Focus të Canon i cili siguron fokus jashtëzakonisht të shpejtë dhe të saktë përmes modaliteteve të shumta.

Canon Camera

Udhëzuesi i fokusit me pikselë të dyfishtë

Ofron një paraqitje vizuale qoftë kur subjekti është në fokus, apo kur fokusi komandohet manualisht.

Canon Camera

Vetëfoksim me përparësi fytyrën/vetëm fytyrën

Detekton fytyrat automatikisht dhe ndjek fokusin e subjektit të zgjedhur.

Canon Camera

AF me prekje

Duke punuar me programin Remote Camera Control, përdoruesit mund të zgjedhin një objekt mbi të cilin do të dëshironin të fokusoheshin.

Fole të shumta për lehtësi përdorimi

CR-N500 përmban një mori lidhjesh për të siguruar fleksibilitet optimal, duke përfshirë daljen e videos 3G-SDI, folenë HDMI me madhësi të plotë (mbështetjen e 4K UHD 30p në 4:2:2 10-bit), hyrjet audio profesionale XLR, si dhe një fole PoE+ LAN për integrim të lehtë të sistemit.

Komandim i shtruar dhe preciz

CR-N500 është i pajisur me një mekanizëm drejtimi me precizion të lartë që mundëson rregullime të imëta të lëvizjes së panoramimit dhe të animit, dhe shpejtësi që sigurojnë shkrepjen perfekte. I pajtueshëm me pultin RC-IP100 dhe pultet softuerike Remote Camera Control, CR-N500 pajtohet gjithashtu me pultet e zgjedhura të palëve të treta.

Pult me komandim të shtruar dhe preciz

Imazhe HDR, me rregullime të gjithanshme të cilësisë së imazhit

Arrini imazhe mahnitëse HDR me Canon Log 3 dhe mbështetje game të gjerë dinamike. Të dyja teknologjitë sigurojnë që imazhet më të mira HDR mund të arrihen për aplikacione ku kërkohet postproduksion ose një kthim i shpejtë. Cilësimet e rregullimit të integruar të imazhit sigurojnë gjithashtu imazhe fleksibël dhe me porosi për t'u përputhur me ngjyrat e kamerave të tjera.

Imazhe HDR, me rregullime të gjithanshme të cilësisë së imazhit

Videotransmetim i shtruar dhe cilësie të lartë në 4K

Me programin drejtues pa pagesë* për kamerat e internetit, mund të përfitoni videotransmetime të shtruara deri në 4K 30p me maksimumi 5 kamera të zgjedhura Canon PTZ** përmes një lidhjeje të thjeshtë Ethernet. Në pajtim me shumicën e platformave të videokonferencës dhe programeve që kërkojnë UVC, ky program për Windows OS është një program drejtues virtual për USB që lejon integrim të lehtë të videotransmetimit, ideal për videokonferencë dhe leksione nga interneti.

* Mund të nevojitet licencë pale të tretë
** Vlen vetëm për CR-N500, CR-N300 dhe CR-X300

Çfarë ka në kuti

Çfarë ka në kuti

  • CR-N500 Kamera

  • Pllakë tavani (me aksesorë)

  • Teli i sigurisë

  • Tel sigurie kamerë-mbërthyese

  • Ushqyesi

  • Telekomanda (WL-N01)

  • Bateri

Produktet e lidhura

Mësoni më shumë rreth gamës së gjerë të produkteve PTZ për produksion e transmetim.

Mund të jeni të interesuar edhe për