Kamerat PTZ

Canon CR-N300

Pajisur me rezolucion 4K UHD, një zmadhim optik 20x, vetëfokusim hibrid, protokolle të shumta transmetimi dhe komandimi me IP, mund ta angazhoni audiencën tuaj në mënyra të reja.

Specifikimet

  • Notification Imagee

    4 K, UHD,

    Sensor CMOS tipi 1/2.3 për cilësi mahnitëse

  • Notification Imagee

    Zmadhim optik 20x

    Nga këndi i gjerë tek telefoto

  • Notification Imagee

    Procesor DIGIC DV6

    Garanton rezultate të shkëlqyera në të gjitha situatat

  • Notification Imagee

    Mbështetje për një gamë të gjerë të protokolleve të komandimit dhe transmetimit

    RTMP, NDI|HX*, RTP/RTSP, RTMPS dhe protokolli XC nga Canon

    * NDI është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NewTek, Inc. në SHBA dhe shtete të tjera

  • Notification Imagee

    Vetëfokusim hibrid

    Për fokusim të shpejtë dhe të saktë edhe në dritë të ulët

  • Notification Imagee

    Stabilizuesi i Imazhit Optik

    Stabilitet i jashtëzakonshëm për funksionim të shtruar të PTZ

VIDEOJA E PRODUKTIT

Shikojini kamerat PTZ në veprim

Cila video për të kuptuar se si performojnë CR-N300 dhe CR-N500 në një prodhim.
Canon Camera

Funksionet kryesore të CR-N300

Pajisur me rezolucion 4K UHD, një zmadhim optik 20x, vetëfokusim hibrid, protokolle të shumta transmetimi dhe komandimi me IP, mund ta angazhoni audiencën tuaj në mënyra të reja.

Krahasim i shpejtë

Madhësia e sensorit

Sensor CMOS tipi 1/2.3-inçësh

Sensori CMOS tipi 1-inçësh

Sensori CMOS tipi 1-inçësh

Zmadhimi Optik

Zmadhim optik 20x

Zmadhimi optik 15x

Zmadhim optik 15x (30x i avancuar)(1)*

Sistemi i fokusimit

Vetëfokusim hibrid

Dual Pixel CMOS Auto Focus

Dual Pixel CMOS Auto Focus

Daljet e videos

HDMI, 3G-SDI, USB & IP(2)*

HDMI, 3G-SDI & IP(3)*

12G-SDI (4)*

Dalja e rezolucionit maksimal

4K UHD 30p

4K UHD 30p

4K UHD 60p

Brenda/jashtë

Në ambiente të brendshme

Në ambiente të brendshme

Në natyrë (rezistent ndaj ujit dhe pluhurave IP55)

Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.
  1. * Zmadhim i përparuar 30x në FHD
  2. * HDMI - 4K UHD/30P/25P, 4:2:2 10-bit
    3G-SDI - FHD 30P/25P 4:2:2 10-bit
    IP - 4K UHD/30P 4:2:0 8-bit
  3. * HDMI - deri në 4K UHD/30P/25P, 4:2:2 10-bit
    3G-SDI - FHD 30P/25P 4:2:2 10-bit
    IP - deri në 4K UHD/30P 4:2:0 8-bit
  4. * 12G-SDI - deri në 4K UHD/60P/50P 4:2:2 10-bit (në varësi të rajonit)

Imazheri 4K me qartësi kristal

Një sensor CMOS tipi 1/2.3 dhe procesor DIGIC DV6 kombinojnë së bashku për të sjellë imazheri të jashtëzakonshme 4K UHD (deri në 30p), ose filmime të jashtëzakonshme në Full HD falë procesimit të mbimoduluar HD. Këto teknologji ofrojnë një cilësi figure niveli superior të përshtatshëm për çdo produksion.

4k me qartësi kristal

Zmadhim optik 20x për fleksibilitet të pabesueshëm

Kapni të gjitha detajet që ju nevojiten, falë optikës së përparuar 4K të Canon që përmban një zmadhues optik fleksibël 20x që mbulon një gamë të gjerë fokale prej 29.3-601mm (ekuivalent me 35mm), duke siguruar fleksibilitet të madh. Pajisur me fotostabilizim, për cenim minimal të figurës gjatë lëvizjeve.

Zmadhimi optik

Transmetim dhe komandim me IP për të transformuar produksionin tuaj

CR-N300 vjen me një gamë gjithëpërfshirëse të protokolleve të komandimit dhe të transmetimit me IP deri në 4K UHD 30p duke lejuar kontroll më të madh për nevojat tuaja të produksionit. Me përmbajtjen e protokolleve kryesore si NDI|HX*, RTMP, RTP/RTSP, RTMPS dhe protokollin XC nga Canon, do të përshtatet me shumicën e sistemeve të reja ose më ekzistuese, duke e bërë një mundësi jashtëzakonisht fleksibël.

* NDI është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NewTek, Inc. në SHBA dhe shtete të tjera

Transmetim dhe komandim me IP për të transformuar produksionin tuaj

Vetëfokusim hibrid për fokus preciz

CR-N300 kombinon vetëfokusim kontrasti me precizion të lartë me vetëfokusimin e detektimit të fazës në shpejtësi të lartë, duke siguruar fokusim të shpejtë dhe të saktë të subjektit, edhe në kushte të ndriçimit të ulët.

Pajisur me një sensor të jashtëm të posaçëm që mat distancën nga subjekti dhe krahason pikën e fokusit me atë të përcaktuar nga sistemi i vetëfokusimit me kontrast. Ky sistem vetëfokusimi hibrid është veçanërisht efikas në situata me ndriçim të ulët dhe ofron fokusim automatik të shpejtë, të saktë dhe të besueshëm me saktësi më të madhe se vetëm vetëfokusimi me kontrast.

Vetëfokusim hibrid

Lidhje fleksibël për proceset tuaja të punës

CR-N300 përmban një mori lidhjesh për të siguruar fleksibilitet optimal në proceset e punës. Përfshin një fole HDMI që mund të arrijë 4K UHD, 4:2:2 10-bit. Kamera vjen dhe me fole 3G-SDI, fole USB, hyrje audioje 3.5mm dhe fole PoE+ LAN.

Lidhje fleksibël

Komandim i shtruar, preciz

CR-N300 është i pajisur me një mekanizëm drejtimi me precizion të lartë, duke bërë të mundur lëvizjen e panoramim-animit që të rregullohet imët në shpejtësi të ndryshueshme duke përdorur pulte si RC-IP100, aplikacionin Canon Remote Camera Control ose ndonjë tabletë përmes Wi-Fi, për të kapur pozën ideale.

Presete imazhesh për përdorim të shpejtë dhe të thjeshtë

CR-N300 është i pajisur me presete të shumta figure që lejojnë rregullime të shpejta dhe të lehta të cilësimeve të videos për mjedise specifike. Përdoruesi gjithashtu mund të regjistrojë deri në 100 pozicione të paracaktuara në CR-N300 duke i bërë produksionet të thjeshta dhe të lehta.

Pult me komandim të shtruar dhe preciz

I vogël dhe kompakt për instalim të thjeshtë

CR-N300 është i vogël dhe diskret me 154 x 178 x 164 mm (gj-l-th) dhe peshon vetëm 2.2kg duke e bërë ideal për t'u instaluar në ambiente ku hapësira gjendet me vështirësi.

I vogël dhe kompakt për instalim të thjeshtë
WITB

Çfarë ka në kuti

  • CR-N300 Kamera

  • Pllakë tavani (me aksesorë)

  • Teli i sigurisë

  • Tel sigurie kamerë-mbërthyese

  • Ushqyesi

  • Telekomanda (WL-N01)

  • Bateri

Produktet e lidhura

Mësoni më shumë rreth gamës së gjerë të produkteve PTZ për produksion e transmetim.

  • Canon Camera

    CR-N500

    Me zmadhimin optik 15x dhe mundësitë e shkrepjes në 4K UHD, CR-N500 ofron kontroll preciz dhe transmetim të njësuar me IP, edhe në kushte ndriçimi të ulët
    • Imazheri e fuqishme në 4K
    • Zmadhues optik 15x me stabilizator
    • Transmetim dhe komandim me IP për të transformuar produksionin tuaj

  • Canon Camera

    Aplikacioni Canon Remote Camera Control

    Plotësojeni infrastrukturën tuaj PTZ me këtë program falas nga Canon që mundëson komandimin e deri në 20 kamerave PTZ Canon, nëntë prej të cilave mund të shfaqen me shqyrtim të drejtpërdrejtë në çdo kohë në ndërfaqen e përdoruesit.
    • Telekomandoni nga kompjuteri juaj
    • Monitoroni dhe shikojini menjëherë cilësimet
    • Kontroll i plotë mbi pozicionet e paracaktuara

  • Canon Camera

    RC-IP100

    Panoramoni, anoni dhe zmadhoni figurën pa vështirësi me këtë pult të cilësisë së lartë që vjen me një levë shumëfunksionale dhe ekran intuitiv me prekje për komandim të lehtë të deri në 100 kamera përmes IP.
    • Komandoni deri në 100 kamera në distancë
    • Menaxhoni deri në 100 pozicione të ruajtura
    • Caktoni dhe detajoni me koanda të personalizuara

  • Canon Camera

    CR-X500

    Me një kasë robuste dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike plus rezolucionin 4K UHD, zmadhimin optik 15x, 12G-SDI dhe Dual Pixel CMOS AF, modeli CR-X500 është kamera ideale PTZ për produksion distance dhe monitorim.
    • Rezolucion 4K UHD
    • Zmadhim optik 15x
    • Kasë IP55 me rezistencë ndaj kushteve atmosferike, pluhurit dhe ujit

  • Mund të jeni të interesuar në...