CANON CR-N700

Kamerat PTZ

Canon CR-N700

Një kamerë e jashtëzakonshme profesionale PTZ 4K60P me lidhje 12G-SDI dhe vetëfokusim lider në kategorinë e vet me opsionin për Auto Tracking inteligjent*.

Dëshironi të kontaktoheni nga një përfaqësues i Canon?

Plotësoni formularin e shkurtër dhe një nga ekspertët tanë do të lidhet me ju.

Specifikimet

  • Notification Imagee

    Cilësi figure 4K 60P

    Regjistron figurë të jashtëzakonshme niveli për transmetime deri në 4K UHD 60P, 4:2:2 10-bit

  • Notification Imagee

    Sensor 1.0-inçësh Type CMOS

    Prodhon rreze të jashtëzakonshme qartësie me ndjeshmëri të lartë dhe zhurmë të ulët, edhe në dritë të ulët

  • Notification Imagee

    Procesor DIGIC DV7

    Procesim i fuqishëm figure për rezultate të jashtëzakonshme

  • Notification Imagee

    Zmadhim optik 15x dhe 30x i avancuar

    Zmadhim optik 15x me fotostabilizim në 4K ose zmadhim i avancuar deri në 30x në Full HD

  • Notification Imagee

    Prerje me zona interesi

    Prerja inteligjente e sinjalit hyrës bën të mundur që një kamerë të vetme të nxjerrë dy sinjale video deri në FHD

  • Notification Imagee

    Figurë HDR

    Figurë e jashtëzakonshme 4K HDR për formatet PQ ose HLG, plus Canon Log 3 dhe Wide DR

  • Notification Imagee

    Dual Pixel CMOS AF me EOS iTR AF X

    Vetëfokusim i shtruar, i shpejtë dhe i saktë me "vetëpërmirësimin e thelluar programatik", pikasjen e kokës dhe pikasjen e gjurmimin e syve

  • Notification Imagee

    Protokolle të integruara

    Me protokollet NDI|HX*, SRT, FreeD, RTMP/RTMPS, RTP/RTSP, Canon XC dhe Standard Communication

    * NDI është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e NewTek, Inc. në SHBA dhe shtete të tjera

  • Notification Imagee

    Lidhshmëri fleksible

    Një sërë folesh si p.sh. 12-G-SDI, 3G-SDI, HDMI, Gen lock dhe hyrje audioje Dual XLR

  • Notification Imagee

    Funksioni Auto Tracking

    Ndjek një subjekt automatikisht nëpërmjet një aplikacioni shtesë me pagesë

  • Notification Imagee

    Funksioni Auto Loop

    Programoni lëvizjet e përsëritura të kamerës, animin dhe zmadhimin në cikël nëpërmjet një aplikacioni shtesë me pagesë

PËRDITËSIM I PROGRAMIT TË INTEGRUAR PËR PROGRAMET E REJA TË GJURMIMIT DHE TË CIKLIT AUTOMATIK

Canon CR-N700 tani mbështet dy programe për gjurmim dhe cikël automatik. Ky përditësim i programit të integruar kërkohet për të instaluar veçoritë e reja të aplikacioneve. Ka dy rograme nga tregtari juaj me kosto shtesë.

KAMERË PTZ

Shikoni funksionimin e CR-N700

Mësoni se si mund t'jua përmirësojë produksionin e radhës modeli CR-N700 me cilësi profesionale, prakticitet dhe fleksibilitet të jashtëzakonshëm në integrimin me ciklin tuaj të punës.
Canon Camera

Kamerë profesionale 4K PTZ e përshtatshme për një sërë përdorimesh

Canon Camera

Detaje 4K për ekselencë imazherike

Një sensor 1.0-Type CMOS dhe procesori DIGIC DV7 nxjerrin figurë deri në 4K UHD 60P me deri në 4:2:2 10-bit, 12G-SDI dhe HDMI për cilësi figure standardi për transmetime, plus 4K60P përmes IP.

Precizion optik lider në kategorinë e vet

Objekivi i rendimentit të lartë i CR-N700 vjen me zmadhim optik 15x (25.5mm - 382.5mm, ekuivalent i 35mm) plus një zmadhim të avancuar 30x gjatë shkrepjes në Full HD. Dhe kur kushtet janë të paqëndrueshme, fotostabilizuesi i njohur i Canon kap pamjet optimale.

CANON CR-N700
Canon Camera

Teknologji vetëfokusimi e vlerësuar me çmime

Fokusimi i shpejtë, inteligjent dhe jashtëzakonisht i saktë përmes modaliteteve të shumta falë teknologjisë së patentuar Dual Pixel CMOS AF të Canon me EOS iTR AF X të avancuar.

Canon Camera

EOS iTR AF X

Teknologjia e vetëfokusimit me vetëpërmirësim të thelluar programatik fiksohet në kokën e një subjekti, edhe nëse ky largohet.

Canon Camera

Vetëfokusim me pikasje të syve

Pikas dhe gjurmon beben e syrit të subjektit për fokusim të saktë.

Canon Camera

Face Priority/Face Only AF

Face Priority AF i jep përparësi fytyrës së subjektit, ndërsa Face Only AF përgjigjet kur pikaset një fytyrë.

Canon Camera

AF me prekje

Zgjidhni pikën tuaj të fokusit në ekran me Remote Camera Control Application.

Canon Camera

Udhëzuesi i fokusit me pikselë të dyfishtë

Një paraqitje vizuale që tregon kur një subjekt është në fokus.

Auto Tracking 4K me precizion*

Shkyçni mundësinë e gjurmimit të folësit kryesor me ndjekjen automatike të fytyrës/kokës ndërsa folësi lëviz nëpër skenë. Mund të marrë rregullime të shumta, cilësime si madhësia e kompozimit, ndjeshmëria e gjurmimit, zonat e përjashtimit, zona e ekranit me përparësi dhe më shumë, që mundësojnë arritjen me lehtësi të konfigurimit ideal për gjurmimin.

* Kërkon licencë me pagesë

Program Auto Tracking
Kuadrot e Auto Loop

Përsëritje automatike inteligjente*

Programoni panoramimin, animin dhe zmadhimin e përsëritur të kamerës për të gjurmuar veprimet e përsëritura gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, në mënyrë konstante dhe të saktë falë mekanizmit të avancuar të motorit të Canon. Përjetoni fleksibilitetin e lëvizjeve të programimit me aftësinë për të inicializuar një cikël para-mbrapa, duke mundësuar përdorimin e kamerës pa operator. Pesë rrugë automatike të lëvizjes mund të regjistrohen dhe krijohen e përshtaten me lehtësi në një ndërfaqe të lehtë për cilësimet.

* Kërkon licencë me pagesë

Protokolle të shumta për integrim të njësuar

CR-N700 përmban SRT dhe NDI|HX1 që prodhojnë transmetime video me cilësi të lartë për transmetuesit. Përfshihen RTMP/RTMPS, RTP/RTSP, së bashku me protokollet e komunikimit Canon XC dhe Standard, plus FreeD për integrimin në produksionet virtuale.

Canon Camera
Canon Camera

Imazheri e fuqishme HDR dhe regjistrim në ndriçim të ulët

Arrini pamje mahnitëse HDR me regjistrim të drejtpërdrejtë në formatet PQ ose HLG. Një sërë cilësimesh të personalizuara të figurës përfshijnë Canon Log 3 dhe Wide Dynamic Range për të përshtatur imazhin tuaj me kamerat e tjera të Canon.

Funksioni i prerjes - një kamerë, dy sinjale video

Zgjidhni dhe nxirrni një pikë interesi nëpërmjet një sinjali të veçantë. Zona e zgjedhur më pas mund të dalë si sinjal kryesor ose dytësor dhe deri në dy zona të prera mund të caktohen në FHD.

Canon Camera
Canon Camera

Modaliteti natën

Regjistroni pamjet në thuajse errërisë falë IR Mode, i cili zgjeron spektrin e dukshëm për kamerën.

Lidhje të zgjeruara

Lidhni me fleksibilitet me 12G-SDI, HDMI ose IP (PoE++) të gjitha me mbështetje për 4K60P, si dhe hyrje profesionale dyshe audio XLR. CR-N700 vjen gjithashtu me 3G-SDI dhe GEN-LOCK.

CANON CR-N700
Canon Camera

Komandim i shtruar dhe preciz

CR-N700 ka një mekanizëm lëvizës precizioni të lartë për lëvizje të detajuara panoramim-animi me ngadalësim deri në 0.1°/sek. I pajtueshëm me pultin RC-IP100 dhe pultet Remote Camera Control Application, mund të konfigurohet edhe me njësi të zgjedhura të palëve të treta.

Krahasimi

Shihni se si krahasohet CR-N700 me CR-N500 dhe CR-N300.

Madhësia e sensorit

CMOS tipi 1.0

CMOS tipi 1.0

1/2.3-Type CMOS

Rezolucioni maksimal

4K UHD 60P 4:2:2 10-bit 1

4K UHD 30P 4:2:2 10-bit 2

4K UHD 30P 4:2:2 10-bit 2

Procesori

Digic DV7

Digic DV6

Digic DV6

Zmadhimi Optik

15x Optical

15x Optical

Optik 20x

Sistemi i fokusimit

Dual Pixel CMOS AF / iTR AF X/ Eye AF

Dual Pixel CMOS AF / Face Detection AF

Hybrid AF /Face Detection AF

Mbështetja e protokolleve

NDI|HX, SRT, FreeD, XC Protocol, RTSP/RTP, RTMP/RTMPS, Standard Communication

NDI|HX, SRT 3, FreeD 3, XC Protocol, RTSP/RTP, RTMP/RTMPS, Standard Communication

NDI|HX, SRT 3 , FreeD 3 , XC Protocol, RTSP/RTP, RTMP/RTMPS, Standard Communication

Dalje Video I/F

12G-SDI/3G-SDI/HDMI/IP

3G-SDI/HDMI/IP

3G-SDI/HDMI/IP/USB

Hyrje Mic I/F

Minifole XLR/3.5mm

Minifole XLR/3.5mm

Minifole 3.5mm

  1. Dalje 12G-SDI dhe HDMI
  2. Dalje HDMI
  3. Ofrohet me përditësim të programit të integruar

Regjistroni garancinë tuaj të zgjeruar

Blini cilëndo nga kamerat ose pultet tona të zgjedhura me telekomandë PTZ dhe mund të keni më shumë qetësi me mbulimin tonë shtesë të garancisë 1-vjeçare
CANON CR-N700

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju nevojitet për video profesionale 4K në distancë

  • CR-N700 Kamera

  • Kllapë montimi, me vidë

  • Tel sigurie, me vidë

  • Tel sigurie kamerë-mbërthyese, me vidë

  • Telekomanda (WL-N01)

Aksesorët përkatës

Produktet e lidhura

Mund të jeni të interesuar edhe për