Aplikacioni Canon Remote Camera Control

Plotësojeni infrastrukturën tuaj PTZ me këtë program falas nga Canon që mundëson komandimin e deri në 20 kamerave PTZ Canon, nëntë prej të cilave mund të shfaqen me shqyrtim të drejtpërdrejtë në çdo kohë në ndërfaqen e përdoruesit.

Telekomandoni nga kompjuteri juaj

Kontrolloni deri në 20 kamera PTZ të Canon me nëntë prej tyre në pamje shqyrtimi në ndërfaqen e përdoruesit në çdo kohë. Gjithça që ju duhet është një laptop me Windows 10 dhe jeni gati të filloni.

Regjistrim automatik i kamerës

Funksioni i regjistrimit automatik të kamerës nga Canon lokalizon të gjitha kamerat e lidhura Canon në të njëjtin rrjet IP duke e bërë konfigurimin të thjeshtë dhe të shpejtë.

Monitoroni dhe shikojini menjëherë cilësimet

Shfaqja në ekran ju lejon të rregulloni cilësimet e imazhit tuaj si irida, përforcimi, ekuilibri i së bardhës etj. në kohë reale dhe t'i shihni ndryshimet po në kohë reale.

Kontroll i plotë mbi pozicionet e paracaktuara

Komandoni deri në 100 kënde të paracaktuara për kamera dhe ndërroni me lehtësi mes pozicioneve. Përdoreni për të lejuar regjistrimin e deri në dhjetë lëvizjeve të ndryshme (panoranim, anim, zmadhim) të cilat mund të riprodhohen me prekjen e një butoni.

Rregullim dhe komandim preciz

Programi ju lejon të rregulloni saktë cilësimet e imazhit të kamerës së zgjedhur si iridën, ekuilibrin e së bardhës, përforcimin dhe shumë më tepër, si dhe të rregulloni shpejtësinë e panoramimit, animit dhe zmadhimit.

Komandim i konfigurueshëm i tastierës

Përdorni tastierën tuaj për të kontrolluar kamerat dhe cilësimet dhe caktoni taste për të rregulluar komandat e panoramimit, animit dhe zmadhimit. Cilësimet e rregullimit ose të përforcimit të iridës mund të caktohen të gjitha duke ju dhënë kontroll të plotë mbi konfigurimin e PTZ suaj.

Komandoni përmes Wi-Fi me tabletë

Aplikacioni është gjithashtu i pajtueshëm me tabletat me sistem Windows 10. Thjesht lidhuni në rrjetin ku janë lidhur kamerat përmes Wi-Fi për të pasur kontroll të plotë mbi produksionin tuaj gjatë lëvizjeve.

Specifikimet

  • Telekomandoni nga kompjuteri juaj

    Komandoni deri në 20 kamera PTZ dhe shqyrtoni 9 prej tyre

  • Monitoroni dhe shikojini menjëherë cilësimet

    Shfaqja në ekran ju lejon të monitoroni burimin e kamerës si dhe të rregulloni cilësimet e imazhit

  • Kontroll i plotë mbi pozicionet e paracaktuara

    Kontrolloni deri në 100 kënde të paracaktuara për kamera

  • Taste të personalizueshme

    Përdorni tastierën për të kontrolluar kamerat dhe cilësimet, dhe për të caktuar tastet

  • Komandim nga tableta

    Pajtohet me tabletat që përdorin Windows 10

Merrni programin tuaj falas

Zgjidhni produktin tuaj më poshtë për të shkarkuar aplikacionin Remote Camera Control, të krijuar posaçërisht për gamën e vet të kamerave PTZ, duke ofruar komandim të plotë për deri në 20 kamera, me nëntë linja shqyrtimi.

Flisni me ekipin e Canon për mënyrën se si mund të vazhdoni të jeni konkurrues me zgjidhjet për biznesin, të personalizuara sipas nevojave tua.

Produkte të ngjashme

    CR-N700

    Një kamerë e jashtëzakonshme profesionale PTZ 4K60P me lidhje 12G-SDI dhe vetëfokusim lider në kategorinë e vet me gjurmim automatik inteligjent të integruar.

    CR-N500

    Me një zmadhim optik 15x, kapacitet shkrepjeje në 4K UHD dhe vetëfokusim Dual Pixel me gjurmim automatik inteligjent të integruar, CR-N500 mundëson komandim preciz dhe transmetim pa ndërprerje IP me rezultate të jashtëzakonshme.

    CR-N400

    Një kamerë PTZ e nivelit profesional në 4K me 60 P e me imazhe HDR, me zmadhim optik 20x dhe me zmadhim të avancuar 40x, si dhe me lidhshmëri gjithëpërfshirëse me gjurmim automatik inteligjent të integruar.

    CR-N350

    Një kamerë PTZ e avancuar në 4K60P me pamje HDR, zmadhim optik 20x në 4K dhe zmadhim të avancuar 40x në Full HD së bashku me vetëgjurmimin e integruar inteligjent.

    CR-N300

    Pajisur me rezolucion 4K UHD, një zmadhim optik 20x, vetëfokusim hibrid me gjurmim automatik inteligjent të integruar, protokolle të shumta transmetimi dhe komandimi me IP, mund ta angazhoni audiencën tuaj në mënyra të reja.

    CR-N100 (Black)

    Kamerë e shpejtë 4K PTZ me vetëfokusim të avancuar, zmadhim optik 20x dhe protokolle të shumta IP me gjurmim automatik inteligjent të integruar.

    CR-X300

    Një kamerë kompakte PTZ niveli IP65 që ofron rezolucion 4K, zmadhim optik 20x dhe transmetim e komandim me IP për një larmi të gjerë përdorimesh.
  • EOS C500 Mark II

    Sistem "Cinema EOS" i gjeneratës së re me sensor 5,9 K "Full Frame" në trup kompakt.
  • EOS C400

    Canon EOS C400 rikoncepton prakticitetin – projektuar për të shkëlqyer në xhirime kinematografike, të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe prodhimit virtual.
  • EOS C300 Mark III

    Një kamerë praktike "Super 35mm Cinema EOS System" me mbështetje të brendshme për 4K/120P RAW dhe diapazon të lartë dinamik.
  • EOS C80

    Përmirësoni aftësinë tuaj krijuese me EOS C80, një kamerë e fuqishme profesionale për t'i dhënë videove dhe prodhimeve të drejtpërdrejta skajin me kuadro të plotë.
  • EOS C70

    EOS C70 është një kamerë RF Mount Cinema EOS e gjeneratës së re me një sensor Super 35mm DGO 4K krijuar si një urë lidhëse mes kamerave DILC dhe Cinema.
  • EOS C50

    Kamera Cinema EOS hibride dhe praktike e ndërtuar për profesionistë krijues: regjistron video kinematografike të mahnitshme dhe foto me rezolucion të lartë.
  • XF605

    Një kamerë fleksibël transmetimi cilësie 4K, që ofron vetëfokusim të avancuar, lidhje dhe transmetim për produksione me kërkesë të lartë.
  • RC-IP1000

    Pult profesional PTZ me ekran me prekje 7 inç, i cili ofron kontroll preciz dhe monitorim të videos në rrjet IP për deri në 200 pamje
  1. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
    Mund të ndryshohet pa paralajmërim.